Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i ëndrrave tuaja…

Hëngra fiq të krimbur

– Çfarë kuptimi ka ngrënia e fiqve në ëndërr, edhe pse ishin të krimbur? Deni.

– Përgjithësisht, ngrënia e fiqve ka një kuptim pozitiv, që tregon një kthesë për mirë të ngjarjeve që ju presin, ama ngrënia e fiqve të krimbur, do të thotë që keni akoma pengesa dhe probleme të vogla të cilat duhet t’i kapërceni. Gjithë të mirat!

Advertisement

Shoqja dhe qeni

– Kam parë në ëndërr sikur mikja ime kishte ardhur në shtëpinë time dhe tregohej shumë e dashur, e përzemërt dhe e qeshur me të gjithë, por sidomos me mua. Ndërkohë, qeni kishte gërmuar dheun e një dhome e betonin e korridorit dhe një këmishë e një triko ishin hedhur te dera. Babai tha: “Pse i keni hedhur?”. Si shpjegohet kjo ëndërr, ju lutem?

– Në këtë periudhë, duhet të keni kujdes nga njerëzit me të cilët do të hapeni. Shoqja e dashur dhe e përzemërt jeni po ju, që do të thotë se konfidencën, këto kohë, duhet ta ruani vetëm me veten tuaj sepse mund të lëndoheni lehtë nga çiltërsia që ju karakterizon. Qeni që ka gërryer në një dhomë, parashikon një siklet shtëpie, por që është kalimtar. Edhe këmisha e hedhur, edhe trikoja, parashikojnë sikletin që do të kalojë shumë shpejt.

 

Macja e vogël

– Në ëndërr kam parë sikur po më ndiqte një mace e vogël, si kotele. Unë e largoja, por ajo vinte dhe dukej sikur më kërkonte ngrohtësi, përkëdhelje. Sa herë që e shtyja tutje, ajo më gërricte lehtë, si për të më thënë: “Të lutem, më qëndro afër”. A ka ndonjë kuptim kjo ëndërr, sepse nuk është hera e parë që e shoh? Faleminderit.

– Macja në ëndërr ka shumë kuptime, por në rastin konkret, tregon sensualitetin tuaj në radhë të parë dhe një person që kërkon të afrohet me ju, por që duhet ta keni kujdes. Vërtet ai ose ajo shfaq nevojë për dashuri, afeksion, etj., por ka diçka që nuk shkon, mund të jetë thjeshtë për ego, sa për t’ju fituar. Me pak fjalë, nuk është momenti t’i përkushtoheni askujt tani.

I hoqa sëmundjen e keqe

– Ç’do të thotë të shohësh në ëndërr motrën sikur kishte sëmundje të keqe? Më thanë që do të bëhej operacion dhe unë i thashë: “Do vij në sallë!”. Doktorët më thonin “nuk lejohet”, por unë u thoja që do shkoja. Pashë të gjithë operacionin, sikur e hapën motrën. Unë zgjata dorën, e hoqa atë pjesë të trupit që ishte me sëmundje të keqe dhe e hodha tutje. Ashtu, e sikletosur, u zgjova nga gjumi. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka?

– Kjo është një ëndërr shumë kuptimplotë për ju dhe motrën. Nëse motra juaj po kalon një periudhë të vështirë, është momenti që ju ta ndihmoni. Ndoshta ju nuk e dini se ajo po vuan, jo nga ndonjë sëmundje, por shpirtërisht, ama duhet të ngulni këmbë që të kuptoni se çfarë ka ajo realisht. Me ndihmën tuaj, ajo do ta kalojë këtë situatë të vështirë dhe prania juaj do t’i japë forcë. Pra, heqja e sëmundjes së keqe që keni parë në ëndërr, do të thotë, largimi i së keqes nga motra juaj.

 

M’u thyen filxhanët

– E kam parë veten në ëndërr duke larë enët e kuzhinës. Më pas po laja disa filxhanë që i kam në shtëpi, por mbi të cilët janë shkruar vetëm fjalë dashurie. I thashë vëllait: “Këta duhet t’i laj me kujdes, sepse i kam shumë për zemër”. Sapo i mora në dorë filxhanët, m’u thyen dhe filloi të më rrihte zemra nga dëshpërimi kaq shumë, saqë u zgjova nga gjumi gjithë siklet. Pres një përgjigje. Faleminderit. Ela.

– E dashur Ela, larja e enëve të kuzhinës tregon larje hesapesh nga e kaluara juaj. Do të keni një shkëputje nga e kaluara dhe do të ndiheni keq për momentin. Thyerja e filxhanëve tregon fundin e papritur të një marrëdhënieje që e keni shumë për zemër. Do të ndiheni keq, ama për një periudhë shumë të shkurtër do të kuptoni se ajo ishte në të mirën tuaj. Këtë e tregon fakti se ju nuk na thoni që u lënduat nga filxhanët e thyer. Thjesht, jeni dëshpëruar për thyerjen e tyre, por jo sepse jeni lënduar apo ndonjë gjë tjetër. Edhe larja e enëve, që thamë më sipër, parashikon pastrim dhe rifillim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (4) View Comments (4)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta shmangim dhimbjen e shputave gjatë ushtrimeve?

Next Post

Duan ta shkarkojnë nga puna pa asnjë të drejtë...

Advertisement