Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Jemi një çift që nuk bëjmë dot fëmijë, spermatozoidët na dolën me dy bishta. Çfarë do të thotë kjo? Ne, marrëdhënien seksuale e kemi shumë të mirë.

Një nga parametrat e një spermograme është studimi morfologjik i spermatozoidëve. Spermatozoidi ka shtatë patologji të kokës, dy patologji të pjesës së mesme dhe katër patologji të bishtit. Prania e spermatozoidëve me dy bishta është një nga patologjitë, por nuk është shkaktare kryesore e pamundësisë për të bërë fëmijë. Sidoqoftë, shoh që informacioni juaj është i turbullt, ndaj ju këshilloj një konsultë, për sqarime të mëtejshme.

– Përse burrat thonë shpesh: “Dua seks”? Duket sikur atyre nuk u interesojnë fare ndjenjat. Kur i them të dashurit tim: “Mos më thuaj “dua seks” se më ofendon”, ai qesh dhe më thotë se është normale. Ku ndryshon fjala “seks” nga fjala “dashuri”?

Advertisement

– Përgjithësisht, burrat janë më praktikë dhe nuk hyjnë shumë në të thella, në mendime apo analiza fjalësh, por kjo s’do të thotë që ata nuk ndjejnë. Ju jeni të lidhur dhe domosdoshmërisht, mes jush ka dashuri, por nëse duam të bëjmë dallimin mes të thënit thjesht “bëj seks” nga “bëj dashuri”, ndryshimi është vetëm në pamje të parë. Nëse ju thotë një i panjohur “dua seks”, kuptohet që ai do diçka momentale, nuk ka ndjenja. Burrat nga natyra e kërkojnë seksin, sepse kanë nevojë urgjente të kënaqin impulset e tyre seksuale. Ata e kanë më të lehtë të bëjnë seks pa hyrë në marrëdhënie të thella shpirtërore me femrat. Këtë gjë e bëjnë sepse duan të tregojnë se janë burrërorë, nuk e vrasin mendjen shumë, por në pamje të parë ama, sepse edhe ata kanë nevojë për dashuri. Për atë është normale kur jua thotë sepse e di që ju e dashuroni, ai ju do dhe nuk do ta keqkuptoni.

– Isha e lidhur me një burrë 7 vjet më të madh se unë që vetëm pse i thashë disa dëshira mbi seksin, ai më paragjykoi dhe u bë disa ditë që nuk ma hap telefonin. Jam e shokuar, si mund të më gjykojë kur ndërkohë dëshirat i kisha në lidhje me atë e jo me ndonjë tjetër? Kemi rënë në hall ne femrat; keq të shprehemi, keq të mos shprehemi…

– Më vjen vërtet keq që ka akoma njerëz të tillë. Ai duhet t’ju kishte vlerësuar akoma më shumë, sepse siç e thoni edhe vetë, ju thjesht keni shprehur dëshira në lidhje me atë, jeni treguar e lirshme dhe kjo është diçka pozitive në çift. Ndoshta ai nuk ka qenë mësuar që ju më përpara të shpreheshit kështu, por do t’ju thoja si juve, ashtu edhe femrave të tjera që mund të takojnë tipa të tillë në jetë, të përpiqen që pak nga pak apo edhe me gjeste t’i lini partnerit të kuptojë që ju pëlqen ky apo ai veprim në marrëdhënie seksuale. Kuptoni gjithashtu nevojat e tij, çfarë i pëlqen dhe shprehini dëshirat me trupin e gjestet tuaja. Atëhere, kur të bindeni se nuk do të paragjykoheni, mund edhe të flisni hapur, por pasi ta keni njohur si natyrë. Sekreti i një marrëdhënieje shumë të mirë në çift, është pikërisht të qenit vetvetja dhe të shprehurit lirshëm.

 

– A ka mundësi që t’i ulet mashkullit niveli i testosteronit? E bëj këtë pyetje, sepse im shoq, kohët e fundit, s’ka oreks fare për seks dhe më thotë që ka probleme me testosteronet…

– Sigurisht që është e mundur ulja e nivelit të testosteronit te një mashkull. Përderisa jua konfirmon këtë gjë vetë bashkëshorti juaj, do të thotë që është vizituar dhe e ka me baza këtë që thotë. Nëse thjesht ka një dyshim për këtë gjë, atëhere duhet të jeni ju që t’i sugjeroni të shkojë te mjeku, të bëjë disa analiza e të marrë një mjekim për rregullimin e nivelit të testosteronit.

– Kam një djalë 5 vjeç, që e kam kapur disa herë mat duke prekur organin e tij gjenital dhe kjo gjë më ka trembur. A është normale kjo gjë dhe a duhet t’i tregoj unë atij në lidhje me krijimin e fëmijës, sepse më pyet shpesh?

– Është normale që një fëmijë i asaj moshe ose edhe më i vogël, të prekë organin e tij, sepse është kurioz dhe do të njohë trupin e tij. Ajo çfarë duhet të bëni ju si prindër, është të bisedoni hapur me fëmijën tuaj dhe t’i shpjegoni që ai një ditë do të rritet dhe do t’i kuptojë më mirë ato çfarë do t’i shpjegoni ju rreth organeve dhe krijimit të fëmijës. Veç kësaj, duhet t’i tregoni se duhet të jetë i kujdesshëm, plus që nuk duhet të lejojë njeri t’ia prekë pjesët intime të trupit të tij, përveçse me lejen e tij, kur të rritet. Më mirë ta marrë informacionin nga ju, në lidhje me çdo pyetje që ju bën, sesa ta mësojë nëpërmjet internetit apo televizorit, sepse në këtë mënyrë, mund të marrë drejtimin e gabuar, mund ta kuptojë jo si duhet. Kur u flet prindi, ata e kanë më të lehtë t’i kuptojnë.

– Partnerja ime nuk pranon të bëjë seks. Edhe pse më thotë që më dashuron, më thotë “prit, se nuk ndihem gati”, por sa më shumë më refuzon, aq më shumë më josh. Si mendoni ju, ta pres apo të ndahem nga ajo se ndoshta nuk e tërheq?

– E kuptoj gjendjen tuaj, sepse është si ajo “molla e ndaluar” e cila të josh më tepër, por duhet të tregoheni i duruar përderisa jua ka kërkuar këtë gjë. Nëse vërtet e dashuroni, duhet të dini të prisni, që çdo gjë të vijë natyrshëm e pa sforcime. Përderisa rri me ju, ajo sigurisht që ju do, por nuk ndihet gati, për shkak të frikës, ndonjë tabuje, ose ka nevojë për më shumë siguri nga ana juaj. Nuk më duket zgjidhje nga ana juaj ndarja për shkak të refuzimit të saj; vetëm nëse ju nuk e dashuroni vërtet.

– Jam një vajzë që, nën efektin e pijes a nuk e di se çfarë, kam kaluar një natë jo të zakonshme, natë pasioni, me një djalë që kisha vetëm dy herë që e takoja. Problemi është se nuk mund ta harroj, edhe pse ishim të ndërgjegjshëm që të dy që ishte vetëm një natë dhe kaq.

– Mendoj se pyetja juaj i shkon më shumë për shtat një psikologu, përderisa ka të bëjë më shumë me anën shpirtërore. Në lidhje me natën pasionante, mendoj se do ta harroni shpejt, sepse ju jeni akoma nën efektin e saj dhe, me sa kuptoj, është hera e parë që bëni një veprim të tillë. Me kalimin e kohës, do të kuptoni se ajo natë nuk ka qenë gjë tjetër veçse një pasion seksual i çastit. Nëse vazhdoni të ndjeni për të, mendoj se duhet ta rivlerësoni situatën, ose të krijoni një mundësi tjetër takimi me këtë djalë. Nëse shikoni që tërheqja është e dyanshme, pse jo, mund të lindë diçka përtej pasionit dhe një ndjenjë dashurie që e bën më të plotë dhe më të bukur natën tuaj të pasionit.

– A mund të merret sëmundja e SIDA-s vetëm me një akt seksual? Jam bërë merak sepse kam bërë seks me një femër e cila më pas dëgjova që ishte shumë e pisët dhe mund të kishte edhe sëmundje.

– Ka pasur edhe raste të tilla që vetëm me një akt seksual e kanë marrë virusin HIV. Ju uroni që ajo të mos ketë qenë e infektuar me këtë virus. Pastaj, diçka më habit me ju, si mund të bëni seks pa u mbrojtur, aq më tepër me një femër me të cilën nuk keni marrëdhënie të rregullta dhe thjesht keni kaluar disa orë me të? Bëni shumë gabim! Megjithatë, jeni ende në kohë të bëni një vizitë për të hequr merakun.

– Jam i sëmurë me diabet dhe më është ulur shumë dëshira seksuale sepse nuk kam potencën që kam pasur. A mund të marr viagra për të rritur potencën, apo duhet të këshillohem me mjekun.

– Nuk e di moshën tuaj, por është e vërtetë që shpesh, diabeti ndikon në uljen e potencës seksuale. Ka edhe preparate të tjera përveç viagres që merren për rritjen e potencës seksuale, siç është Levitra dhe Cialisi. Një metodë tjetër është dhe injeksioni intrakavernoz, i cili ka një efekt shumë të mirë. Megjithatë, unë do t’ju rekomandoja të flisnit më parë me mjekun tuaj, si dhe të këshilloheni edhe me mjekun androlog më pas, për të parë se cili preparat bën më shumë për rastin tuaj.

– Djali im është me shyta dhe kam frikë se mos më bëhet steril. Në cilat raste rrezikon të bëhet i tillë?

Po të trajtohen siç duhet shytat dhe të mos kalojnë në infeksion, nuk rrezikon të bëhet steril. Shytat janë një sëmundje virale që shkakton imunitet të përhershëm. Çdo dëmtim i organeve të riprodhimit nga orkidet apo infektimi i tyre, bëhet premisë për dëmtimin e tubave seminite, përgjegjëse për prodhimin e spermatozoidëve. Kështu, duhet patur kujdes, ato duhet të trajtohen siç duhet që të mos kalojnë në infeksion.

– Çfarë shenjash shfaq infeksioni balanopastitis? Kam disa çrregullime që më shqetësojnë dhe doja të dija nëse jam prekur nga ky infeksion.

– Balanopastitisi është një patologji që haset shpesh te meshkujt. Shenjat e tij janë: Skuqje dhe kruarje e lafshës së kokës së penisit dhe shtim i një sekrecioni me erë të rëndë që, po të avancojë, ndikon në pamundësinë e kryerjes së aktit seksual. Duke qenë se dyshoni, një vizitë tek andrologu do t’ju qetësonte.

– E kam ereksionin shumë të shkurtër. Si ta zgjas në kohë sepse kjo gjë më bën të ndihem shumë keq psikologjikisht?

– Nëse e mbani mëndjen gjithë kohën se si ta zgjasni ereksionin, do të ndjeni presion në vetvete dhe nuk do të arrini kurrë ta bëni një gjë të tillë. Më parë duhet të qetësoheni dhe t’i gëzoheni çdo momenti që kaloni në intimitet me partneren tuaj, pa qenë nevoja për një ereksion shumë të gjatë. Edhe zgjatja e ereksionit më shumë se normalja, është shumë i dëmshëm. Nëse partnerja juaj është e kënaqur, duhet të jeni edhe ju. Lojërat paraprake, siç është preludi i dashurisë, janë një akt shumë i mirë për të zgjatur intimitetin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (4) View Comments (4)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pandora Prifti: Arrij gjithçka që dua !

Next Post

Në udhëkryq...

Advertisement