Ajri dhe ujët, krahët dhe flatrat: Po t’i vështrosh me kujdes, do të vësh re se kanë mes tyre shumë më tepër gjëra të përbashkëta sesa duken në vështrimin e parë. Ç’i bashkon fluturat dhe peshkaqenët? Pse aparatet fluturues dhe notues që janë krijuar nga njeriu kanë krahë të palëvizshëm? Konstruktori Xhon Kostelo, bashkëpunëtor i kolegjit të qytetit Providencë (SHBA) dhe kolegët e tij, gjatë punës për të krijuar një aparat nënujor, i cili do të lëvizte si meduzë, arritën në përfundimn se krahët e shpendëve dhe të peshqve kanë shumë gjra të përbashkëta. Jeta ka lindur në ujë. Pastaj, qeniet e gjalla dolën në tokë dhe më në fund, u ngjitën në ajër. Kur erdhi puna për të përvetësuar ambientet e reja në ujë, atëhere, me disa axhustime, ato mund të përshtaten edhe për të fluturuar në ajër… Shkencëtarët arritën në këtë përfundim vetëm pasi panë me dhjetëra video ku ishin regjistruar lëvizjet e qenieve të gjalla. Një pjesë e tyre; meduzat, peshqit, zogjtë, e kanë zakon nga natyra të bëjnë lëvizje të njëllojta. Përfaqësuesit e 59 llojeve bëjnë lëvizje të njëllojta. Rezultatet e këtij studimi u botuan disa kohë më parë në revistën «Nature Communications». Njerëzit vetëm disa kohë më parë krijuan aparate fluturues me krahë lëvizës. Vitin e kaluar, në Harvard u krijua një robot (miniaparat) që fluturonte si mizë dhe, deri tani, ai është aparati më perfekt. Por, si ndodhi që qenie të gjalla të ndryshme, duke jetuar në kushte të ndryshme, kanë zhviluar parime universale të njëllojta? Kjo është ende enigmë. Sipas pikëpamjeve të shkencëtarëve, pikërisht moskuptimi i konstruktit të krahëve të shpendëve ka sjellë si përfundim që deri tani nuk janë krijuar aparate fluturues me krahë lëvizës, faktor që do ta zhvillonte shumë jo vetëm konstruktimin praktik, por do të zbulonte edhe parime dinamike universale.
Advertisement