Këto kohët e fundit, janë intensifikuar shpërthimet e Diellit, që ndodhin periodikisht. Shkencëtarët kinezë, që e kanë studiuar tanimë këtë fenomen, kanë arritur në përfundimin si ai ndodh si pasojë e “përplasjes” së valëve të plazmës që shpërthen në drejtim të Kozmosit, njëkohësisht. Ata arritën në këtë përfundim, sidomos pasi studiuan dhe analizuan me hollësi “stuhitë e forta” diellore të 23 qershorit të vitit 2013. Kjo superstuhi filloi nga shpërthimet relativisht të vogla, që u dukën në pikë të ndryshme të sipërfaqes së Diellit, në intervale prej 10-15 minutash. Përplasja mes tyre shkaktoi një nxemje të fortë të plazmës dhe intensifikim e përshpejtim të fushës manjetike. Sipas llogaritjes, grumbujt e ajrit të nxehtë dhe shumë të nxehtë, filluan lëvizjen në drejtim të Tokës me një shpejtësi prej 3000 kilometrash në sekondë, gjashtë herë më të madhe se ajo që arrihet zakonisht gjatë shpërthimit të plazmës diellore. Në rast se kjo “shpatë e zjarrtë” do të binte mbi Tokë, forca e fushës së saj manjetike do të ishte e përafërt me forcën e Karingtonit, stuhia më e fuqishme gjeomanjetike që është arritur të regjistrohet, që nga viti 1859.
Lji I, bashkëpunëtor shkencor i Qendrës Kozmike Kineze për Kozmosin, ka deklaruar: “Superstuhitë në Tokën tonë nuk janë aq të shpeshta sa mendohet, por as të rralla nuk janë… Sidoqoftë, ato ndikojnë në jetën e banorëve të Tokës sepse burimet e tyre energjetike janë shumë të fuqishme…”.