Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Për gratë, ka rëndësi madhësia e penisit

Një studim australian ka treguar që gratë e marrin parasysh madhësinë e penisit kur zgjedhin një partner. Një organ i vogël dhe moskënaqja e partneres është pa dyshim një nga frikat më të mëdha për një burrë dhe studimet e fundit nuk duket se do të ndihmojnë për ta qetësuar. Një studim shkencor, i publikuar nga biologjistët australianë, tregon se gratë joshen më shumë nga burrat me penis të madh.

“Ky subjekt eksiton imagjinatën e publikut prej kohërave të lashta”, shpjegon Majkëll Xhenions, profesor biologjie në Universitetin Kombëtar Austrialian të Kanberrës, Australi.

“Biologët mendojnë se, te burrat modernë, homo sapiens, para se ata të përdornin veshje, gratë përdornin madhësinë e penisit si një nga faktorët për të zgjedhur partnerin më të mirë potencial për riprodhimin. Megjithatë, pak të dhëna mund të mbështesnin këtë hipotezë deri tani”, shpjegon ai. Bëhej fjalë pra për të vërtetuar ose jo këtë teori në mënyrë shkencore. Deri tani, studimet kanë treguar se grave u pëlqenin në përgjithësi burrat me shpatulla të gjera, trup të gjatë dhe me ije të ngushta. Dimë tani se ato preferojnë edhe djemtë me fallus të madh. Por, megjithëse është një faktor plus për burrat, madhësia e penisit nuk mjafton për t’i fituar zemrën një gruaje. “Nëse keni trup të shkurtër në formë dardhe, një penis i madh nuk do të shtojë seks-apilin tuaj”, shton Brajan Mautz, bashkautor i studimit.

Advertisement

Për të realizuar këtë test, studiuesit u kanë paraqitur 105 vajzave të moshës mesatare rreth 26 vjeçe, 53 video me figura 3D burrash, në madhësi reale. Në më pak se 3 sekonda, ato u kanë vënë një notë joshjeje burrave të pranishëm në video, gjë që nënkupton se pjesëmarrëset kanë dhënë një notë më shumë “sipas refleksit sesa reflektimit”, saktëson studimi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gruaja që e bëri xhaxhain tim të vdiste...

Next Post

Moda e rrobave të banjës këtë verë

Advertisement