Përveç kënaqësisë që të jep, orgazma qenka edhe shumë e mirë për trurin. Me një fjalë, lini mënjanë sudoku-në e fjalëkryqet dhe kalojeni kohën me aktivitetet e shtratit! Këtë përfundim ia detyrojmë Berri Komisarukit, një profesori psikologjie të Universitetit të Rutxhersit, SHBA. Ky i fundit ka shumë vite që studion çështjen e kënaqësisë femërore dhe rezultatet janë botuar në gazetën “Times”. Ai ka shpjeguar në gazetë gjithë efektet e shumta pozitive të seksit në trurin e gruas. “Gjatë orgazmës, konstatohet një shtim i madh i gjakut në tru. Ushtrimet e trurit shtojnë aktivitetin cerebral në disa pjesë të lokalizuara të trurit, kurse një orgazmë aktivizon gjithë zonat e trurit”, shpjegon specialisti. Kështu, një aktivitet seksual i rregull, mund ta mbajë trurin në formë, por kjo nuk është gjithçka.
Sipas Komisarukut, orgazma na bën të qëndrojmë të rinj dhe luan rolin e qetësuesit të dhimbjeve, për shkak të çlirimit të endorfinave. Profesori shpreson të shkojë edhe më tutje në studimet e tij, duke dëshifruar mekanizmat e orgazmës. Ai dëshiron që me këtë mënyrë, të trajtojë edhe depresionin e ankthin.