– Historia jonë filloi me shkuesi nga dy familjet. Ai jetonte jashtë shtetit dhe unë këtu në Shqipëri. Në fillim isha kundra, nuk doja të njihesha me shkuesi, por më pas kur pashë djalin, pata si dashuri me shikim të parë. Më pëlqeu shumë dhe biseda me të ishte shumë e këndshme. E doja sapo e pashë dhe pranova që të bëhej fejesa jonë, por doja të isha e sinqertë me të, sepse unë para tij kisha pasur një histori dashurie që më la shumë plagë. Si të gjitha vajzat, edhe unë kisha një lidhje dhe iu dhashë e tëra sepse mendoja se do të ishim bashkë përgjithmonë dhe nuk do të ndaheshim kurrë, por ai u tregua mashtrus dhe u nda nga unë. Këtë histori ia tregova të fejuarit tim dhe ai, në vend që të më kuptonte, se ishte edhe djalë me botë dhe e kishte jetuar jetën shumë jashtë, më paragjykoi: “Si, më tha, ti nuk je e virgjër? Unë nuk mund të marr një nuse që ka fjetur me një mashkull tjetër”. Jam e tronditur, sepse nuk e prisja një reagim të tillë, aq më tepër nga ai që ka jetuar jashtë dhe në këtë shekull. U largua nga unë duke më bërë me turp edhe para familjes. Familja më thonë t’i kërkoj falje dhe t’i them të kthehet me mua, por mua kjo gjë më çmend! Për çfarë t’i kërkoj falje, s’e kuptoj… Unë s’dua të kthehem me të. Ju, si mendoni? Edhe një gjë tjetër, virgjëria është moral, apo meshkujt e kanë për krenari? Ju, si e gjykoni sjelljen e tij?
– Ah, moj vajzë, provoje ta vajisesh një herë se ndoshta i ikën ndryshku, ama po kerkelliu është i prishur dhe i tharë nga trutë. Habitem me mentalitetin e disa meshkujve kur vetë bredhin dhe i ndërrojnë si ua ka qejfi, si dreqin e ngrenë dhe e mbrojnë një diçka të tillë? Për injorancen moj vajzë nuk të ndihmon as shekulli e as të qenit jashtë… O je k… me zile o nuk je. Dhe, më vjen keq që po e them, por ky qenka vërtet… Respekte dhe hidhi sytë vërdallë. Ka sa të duash meshkuj me thasë, lloj-lloj modelesh. Zgjidh atë që të bën të ndihesh ai që je… Njeri… Jeton Shehu.
– Ua ku ta kenë, këta byth-leverash, po pse mo të degjeneruar, virgjëria e mban femrën? Në e pati në gjak; ashtu ka me ba tërë jetën, po edhe unë s’e kisha të virgjër, rëndësi ka për mua që më respekton dhe prindërit m’i trajton shumë mirë. Berti Stefa.
– Po ça do kthehesh me të ti moj injorante kur ai të ka lënë? Edhe familja jote paska ik për lesh, qenka familje… Daniela Lamaj.
– Zemëroju atij që të zhvirgjëroi se më pas mos u çudit për asgjë nga të tjerët, nuk besojnë në këtë drejtim më pas, bëhu çupë e mbarë. Artan Korça.
– Këta lloj tipash kanë ngelur mbrapa. Te një njohje shikohet kombinimi. Në qoftë se shumë gjëra i kanë të përbashkëta dhe në qoftë se dashurohen gjatë njohjes, pastaj fejohen e martohen. Virgjëria është idiotllëk. Për shembull, ja e gjete të virgjër një vajzë dhe martohesh me të se je i gëzuar ngaqë këtë vajzë e ke pasur vetëm ti e askush tjetër. Më vonë del që kjo nuk i përshtatet tipit tënd se ka vese që ty nuk të pëlqejnë. Për çfarë vlen virgjëria?! Lulu Boriçi Osmani.
– Ku ka sot femra të virgjëra njëherë? Të paskan gjet burrë më duket. Aleks Fetahu.
– Nëse kjo që thoni është e vërtetë, ka shanse ok. Po tipi në fjalë, nëse do që nusen ta ketë të virgjër, dëshira e tij është, çfarë ka të bëjë injoranca? Në të shumtën e rasteve, vajzat i kam dëgjuar duke thënë “kam qenë e dhunuar se unë vetë nuk kam dashur”. Mardhëniet jashtë fejesës, jashtë martesës kanë probleme të kësaj natyre për fat jo në të shumtën e rasteve, se ndryshe do ngelnin beqare. Në pamje të parë, kur djali s’e pranon vajzen jo të virgjër duket si injorancë nga ana e tij. Ka femra që edhe pse martohen të virgjëra bëjnë namin pas martese, ka të tjera që e mbyllin atë hesap dhe sillen normal. Çfarë nuk ndodh! Teki Zulfija
– Virgjëra 5 minuta është dhe shkon, po dashuria është më shumë se 5 minuta. Elezi Azem.