Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Dua të jem si shoqet e mia!
Në lidhje, jeni e ngjitur si vinovili apo e largët si ariu i shpellave?
Shpiken sutjenat e përhershme

Në lidhje, jeni e ngjitur si vinovili apo e largët si ariu i shpellave?

Para disa shekujsh, të dashuruarit komunikonin falë pëllumbave udhëtarë! Në kohën e Mesjetës, kalorësit ishin gati të jepnin jetën për të dashurën e zemrës së tyre (kohë të arta!). Sot, me mjetet e shpejta të komunikimit, kodet e lidhjeve dashurore kanë ndryshuar dhe ndodh jo rrallë që ta teprosh… ose të mos bësh aq sa duhet! Verifikoni me anë të testit të mëposhtëm, nëse dini ta dozoni vrullin tuaj dashuror.

 

1. Sa herë i dërgoni sms të dashurit/ës?

Advertisement

a. Sa herë mendoni për të (nuk llogariten më, në këtë nivel).

b. Për t’iu përgjigjur kur ju dërgon ai/ajo.

c. Rrallë, preferoni më mirë t’i telefononi.

 

2. Ideja që të takoheni me të dashurin tuaj çdo ditë, ju duket:

a. Minimumi për një lidhje të shëndetshme dhe serioze.

b. Një ide e mirë për të ardhmen, sidomos nëse mëson të lajë enët!

c. Deprimuese! Ju keni nevojë të rrini edhe vetëm.

 

3. Keni kaluar një fundjavë të dy, si të dashuruar, pra, keni qëndruar dy ditë rresht me partnerin:

a. Ia kaluam mirë, megjithëse ai shkëputej shpesh (fliste në telefon për punën)…

b. Shkëlqyeshëm, por është gjithashtu mirë kur kthehesh në shtëpi…

c. Kjo, ju dha mundësi të kalonit ca kohë me njëri-tjetrin.

 

4. Pas një zënke me të dashurin, ju ndjeni dëshirën për:

a. Ta përqafuar

b. T’u izoluar, për të reflektuar më mirë.

c. Ta rrahur

 

5. Ai nuk ju ka telefonuar gjithë ditën:

a. Ju e keni provuar vetë, por pa rezultat. Nga shqetësimi, i keni bërë thonjtë copë.

b. Ai duhet të ketë shumë punë, ashtu si edhe ju.

c. Po pastaj?

 

6. Sa miq keni në profilin tuaj të Facebookut?

a. Afro 150

b. Nuk e dini

c. Ndërmjet 500-1000 miq

 

7. Në dashuri, cila do të ishte deviza juaj ndërmjet këtyre tre shprehjeve?

a. Secili kërkon gjysmën e tij/saj.

b. Nëse ti më do, unë largohem, nëse të dua unë, kujdes… (nga opera “Karmen”)

c. Më mirë vetëm se në shoqëri të keqe.

 

8. Partneri juaj rrezikon të mungojë për Shën Valentin, pasi do të bëjë një udhëtim jashtë vendit:

a. E pamundur! Ju mendoni të udhëtoni me të, për të qenë së bashku.

b. E bëni t’ju premtojë që do t’ju marrë në telefon, për një puthje virtuale.

c. Nuk jeni shumë e dhënë pas Shën Valentinit.

 

9. Partneri ju ka vënë që tani nofkën “kavanoz vinovili”:

a. E gjithë kjo sepse doni ta përqafoni fort kur kthehet nga puna.

b. Ishte ironike, atëhere…

c. Mbase në ndonjë festë i ngjiteni pas, kur nuk njihni njeri aty.

 

10. Të shtunën në darkë, ai ju thotë se do të dalë me shokët… Reagimi juaj:

a. Mund të vij edhe unë nëse pi birrë?

b. Mos u kthe shumë vonë!

c. Po dal edhe unë me shoqet, atëherë. Kush të kthehet i pari në shtëpi, të ngrohë krevatin, duke pritur tjetrin…

 

11. Një shoqe ju telefonon, duke ju thënë se keni kohë pa u parë dhe se do të donte të takoheshit:

a. I thoni se nuk keni kohë; keni parashikuar të dilni me të dashurin.

b. I propozoni të dilni të nesërmen, pasi sot nuk keni mundësi.

c. Pranoni menjëherë, keni kaq kohë që nuk shiheni… Partneri/ja do t’ju kuptojë.

 

12. Ju propozojnë nga puna të shkoni dy muaj për specializim në një vend të largët:

a. Nuk mund të pranoni, dy muaj është një kohë kaq e gjatë!

b. I thoni se do ta mendoni propozimin e tyre.

c. Pranoni menjëherë; një mundësi e tillë, rrallë të jepet.

 

13. Nuk keni shumë kohë që njiheni, por ai ju propozon të njiheni me prindërit e tij:

a. Pranoni gjithë entuziazëm; ju këtë gjë prisnit.

b. Ju vjen paksa e papritur dhe i thoni se duhet ta mendoni mirë këtë hap.

c. I thoni se është ende herët dhe se keni nevojë për më shumë kohë, që të njiheni me njëri-tjetrin.

 

14. Është përvjetori i puthjes suaj dhe ai e ka harruar:

a. Varni turinjtë dhe i thoni se ishte i rëndësishëm për ju.

b. Përpiqeni t’ia kujtoni ju, me ndonjë mënyrë.

c. Nuk i jepni shumë rëndësi harresës.

 

15. Një shoqja juaj ju thotë se i shoqi do të shkojë në emigracion dhe vetëm pas disa kohësh do të mund të bashkohet me të. Ju i thoni se:

a. Nuk do të mund ta duronit këtë gjë.

b. Do të jetë e vështirë. Për fat të mirë, me këto mjetet e reja të komunikimit, largësitë janë shkurtuar.

c. Nuk është ndonjë gjë e madhe, shumë vetë e bëjnë.

 

Rezultatet

Nëse keni më shumë përgjigje a. Ju jeni si një “kavanoz vinovili”

Ju jeni shumë i/e ngjitur (pas si shumë). Dëshira që keni për të kontrolluar gjithçka që ka lidhje me partnerin, ju shtyn të keni qëndrimin e atij/asaj që fut hundët pak si shumë. Nuk arrini të mos rrini ngjitur tij, kur e keni pranë. Për fat të mirë, ai është i durueshëm dhe ju do! Mjaft më me frikën që keni se mund t’ju tradhtojë, sepse, me karakterin që keni, ai do t’ia kishte mbathur me kohë. Kini pra pak më shumë besim tek ai dhe te vetja juaj. Kini parasysh se edhe ju keni shumë vlera…

 

Nëse keni më shumë përgjigje b. Dini ta dozoni si duhet praninë tuaj

Në dashuri ju pëlqen të jeni e pavarur në disa momente. Për këtë arsye, i lini pavarësinë tuaj partnerit, sidomos kur e shihni që ai ka nevojë. Jeni e pranishme dhe e disponueshme për të, por pa e tepruar. E keni kuptuar se dhuntia më e mirë për t’u bërë e domosdoshme në sytë e tij, është që ai t’ju dëshirojë! Me një fjalë, ju ndodh të zhdukeni herë pas here (në mënyrë strategjike), për ta bërë atë t’ju vijë nga pas… Nëse do t’i shkonit gjithnjë nga pas, ai do ta humbiste interesin për ju, pasi do të mendonte se ju “ka në xhep”! Ju, pra, e keni kuptuar mirë lojën e dashurisë!

 

Nëse keni më shumë përgjigje c. Jeni si një ari

Jo ari pellushi, por si ariu i shpellave, të cilit i pëlqen të ruajë gjithë lirinë dhe pavarësinë e vet. Në dashuri nuk jeni e lehtë, jeni një personalitet i egër dhe që pasionon meshkujt, megjithëse e keni të vështirë t’i lini të hyjnë në intimitetin tuaj. Nisur nga kjo, partneri/ja që keni, është shpesh i detyruar të luajë lojën e të ngjiturit, gjë që ju acaron (edhe më shumë). Një këshillë: Tregohuni më i/e butë me të! Kjo do ta bindë që jeni vërtet e tija dhe do ta bëjë të lëshojë pe pak më shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dua të jem si shoqet e mia!

Next Post

Shpiken sutjenat e përhershme

Advertisement