– Ju lutem mos më paragjykoni, por më jepni një këshillë. Është turp ta them problemin që po më vret çdo ditë. Jemi në 2014-ten por familja ime nuk më lejon të fejohem me djalin që dashuroj, sepse ai i përket fesë tjetër. Ai pranon çdo gjë, vetëm të jetë me mua, por prindërit e mij përsëri nuk pranojnë. Më kërcënojnë me çdo gjë deri edhe me vrasje po u largova, sepse të më falin një ditë, as që bëhet fjalë. Nuk di çfarë të bëj, jam në hall të madh. Pranoj çdo gjë përveçse jo të lë atë që dua më shumë se jetën. Askush nuk më kupton dhe më ndihmon. Ju lutem më jepni një këshillë çfarë të bëj? Vallë a mundet një prind të mos falë fëmijen e vet ose dhe ta vrasë atë vetëm se bën zgjedhjen që ato nuk e dëshirojnë edhe pse është në moshë madhore? A është e drejtë të shkatërroj lumturinë time, vetëm të mos prish qejfin e tyre? Pres përgjigje, këshilla dhe sugjerime. E. Fier.
Advertisement