Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
10 profesionet që ju çojnë drejt ndarjes!
Meshkujt marrin hormone për të mos ngelur femra shtatzënë…
Dua të di a është ai im atë?

Meshkujt marrin hormone për të mos ngelur femra shtatzënë…

– Jam një grua 37 vjeçe, bashkëjetoj me një burrë tashmë prej 3 vitesh. Problemi im qëndron në faktin se nuk po ngel dot shtatzënë. Në fillim kisha problem për shkak të një çisti por që tashmë nuk ekziston sepse bëra të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe e hoqa. Dhe doktorri më tha që mund të ngelësh shumë lehtë tani shtatzënë. Por kanë kaluar 2 vjet që nga ajo kohë dhe nuk po ngel. Kam filluar të dyshoj mos partneri im merr ndonjë ilaç ai që mos të ngel shtatzënë. A është e mundur që burri të marri ilaçe që të mos ngeli femra shtatzënë. Kam dëgjuar për një lloj gjilpere qe e perdorin meshkujt, prandaj do ju lutesha të më sqaronit nëse është e vërtetë dhe si ta dalloj unë këtë gjë tek ai.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog:E nderuar 37 vjeçare, për të realizuar një akt seksual të lirë të qetë dhe planifikimin e një fëmije përveç kontraceptivëve që merr femra, që zakonisht është më e përdorshmja më e shpeshta ka dhe metoda për uljen e aftësive fekonduese të spermatozoidit tek meshkujt. Pra përveç se asaj që dihet që është prezervativi.

– Një metodë është ndërhyrja me një inçizion të lehtë dhe mbyllja e tubulit deferent, tub ky që ka të bëjë me kalimin e spermatozoideve nga testet në vezikulen seminale. Në këtë rast kjo ndërhyrje si metodë kontraceptive ka një të keqe, që ky mashkull nuk mund të realizoj në të ardhmen për gjithë jetën e tij, të pasurit fëmijë me rrugë biologjike.

Advertisement

– Një metodë tjetër qe mos te ngeli shtatzene femra, është marrja e disa hormoneve testosteronit në doza të tilla që do ta çojë mashkullin në Azospermi, pra mungesën e plotë të spermatozoideve. Kjo metodë është e përkohshme, pra mashkulli gjatë kohës që merr mjekimin është i paaftë për të realizuar një fëmijë. Me ndërprerjen e mjekimit ky rivendos përsëri aftësinë e tij riprodhuese. Për tu bërë konkrete një veprim i tillë duhet patjetër të konsultohet me një mjek që do të japi skemën e mjekimit për të realizuar një gjë të tillë.

– Veç këtyre që përmendëm më sipër ekziston dhe një injeksion i cili bëhet një herë në muaj tek meshkujt dhe për disa kohë mund të bëjnë mardhënie seksuale dhe femra nuk ngel shtatzënë. Për ta dalluar nëse partneri juaj ka përdorur ose jo një nga këto metoda për të mos ngelur ju shtatzënë, mjafton të shkoni bashkë për të bërë analizat e tij, dhe nëse i del Azospermi, atëherë ai ka marrë hormonet që përmendëm më lart që ju mos të ngelni shtatzënë. Megjithatë ju mjaton ta verifikoni këtë gjë, se mbase partneri juaj nuk është në dijeni fare të këtyre lloj metodave, ndaj mos dyshoni para kohe. Bëjani analizat partnerit dhe vetvetes që të hiqni dyshimet që ju mundojnë kaq shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 profesionet që ju çojnë drejt ndarjes!

Next Post

Dua të di a është ai im atë?

Advertisement