Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dajana Germaj: Jam “kaliente” !

Dajana Germaj është emri  më ri për muzikën shqiptare, që u bë e njohur me këngën ‘’Kaliente’’, këngë kjo që është bërë trend i kohës dhe po pëlqehet shumë. Ajo u vlerësua edhe me çmimin e të rinjve në ‘’Netët e Klipit Shqiptar’’ për klipin dhe muzikën e thjeshtë, sensuale dhe të ëmbël. Le të zbulojmë së bashku më shumë gjëra për Dajanën, vajzën kaliente, e cila kohët e fundit po kërkohet nga çdo klub …

 

Arlis Alikaj: – Kush është Dajana për të gjithë ata që s’e njohin?

Advertisement

Dajana Germaj: – Dajana është një vajzë që e dashuron muzikën dhe e ndjen aq shumë saqë  e kërcen me shpirt dhe duket  më e veçanta në klub, apo në çdo vend që ndodhet. Nga që gjërat e mistershme janë të bukura po ju them që jam thjeshtë ajo vajza ‘’kaliente’’.

Si lindi bashkëpunimi jot me 25 % ?

– Ishte ideja e kompozitorit të cilin e falenderoj shumë për përkrahjen. Është një njeri që punon shumë për të sjellë gjëra të bukura në muzikë, ndryshe nga ato që veshët tanë janë mësuar të dëgjojnë. Ai, si i ri që është, sjell gjithmonë gjëra fresh. Kam përshtypjen se ka luajtur me tingujt dhe muzikën dance, orientale, etj për të ndërthurur diçka kaliente…

Videoklipi  ”Kaliente” është shumë I kënshëm. Ideja e kujt ishte?

– “Kaliente” lindi nga Aurid Gjini (25 %) i cili ka shumë këngë hit të tjera. Është një emër i afirmuar bashkë me Magic Media. Janë staf “i pakonsumuar” dhe gjithmonë me ide të reja. Ndaj dhe rezultati doli “kaliente”…

 Si tip jevërtet “kaliente”?

– E di që ka shumë pyetje pas shikimit të videos po e lë mister përgjigjen.

– Unë e dua një përgjigje…

–  Përderisa bëra një këngë kaliente, patjetër që duhet të jem. (buzëqesh)

Është singëll Dajana?

– Jo nuk jam, … jam e dashuruar me muzikën. Jam “busy” me atë.

–  Po mashkulli jot duhet të jetë patjetër “kalient”?

– Po, pse jo? Nëse do ishte, do kishte një shans më shumë me mua.

  Si u prit kjo video te miqtë e tu, çfarë  komentesh ke marrë deri tani?

– U prit shumë mirë, kam marr vetëm komente pozitive. Dhe nëpër rrjete sociale është shpërdarë shumë. Më bëhet shumë qejfi kur shoh makina në rrugë me këngën time, ose nëpër internet kafe të rinj që e degjojnë. Duket sikur kam lexuar mendjet e tyre, dhe një rrymë të tillë e prisnin me kohë.

Videoja jote muzikore e rradhës, do jetë po kaq “kaliente” apo e kundërta e saj?

– Unë do vazhdoj të jem “kaliente” pavarësisht gjithçkaje kështu që dhe videoja ime muzikore e rradhës do jetë e tillë! Jo më kot e nisa karrierën me “Kaliente”.

– Në facebook keni foto të shumta me Stin-n, përveç bashkëpunimeve muzikore, çfarë ju lidh tjetër me të?

– Me Stinen nuk kam asgjë. Jemi miq shumë të mirë. Më vonë mbase kemi ndonjë bashkëpunim së bashku…

 – Si artiste e re, çfarë vështirësish ke hasur deri tani?

– Është ende herët të mendoj për vështërsitë, por edhe n.ëse do kem ndonjë të tillë do e kapërcej me sukses. Më besoni për këtë.

– Përsa i përket VIP-ave të huaj, ke ndonjë që të frymëzon?

– Po kam dhe  Shakira mendoj që është më idealja për mua.

– Në videon e “Kalientes”, kërcen shumë bukur, sidomos në ato skenat natën në rërë. Duket se muzika nuk është pasioni i vetëm që ke …?

– Ishte një porformancë e thjeshtë, por dhe siç ti e keni vënë re edhe kërcimin e kam pasion.

– Kujt i thotë Dajana në tekst: “Afrohu më pranë… jena kaliente”?

– Jo, askujt si them. Është thjesht teksti nuk i bie si dedikim për njeri (qesh).

– Ke inat ndonjë nga këngëtarët shqiptarë të cilës nuk do doje ti ngjaje kurrë?

– Jo, me asnjërin prej tyre s’kam ndonjë gjë. Nuk kam arsye të kem inat artistat shqiptarë. Për t’i ngjarë ndryshon puna pasi po përpiqem të krijoj modelin tim.

– Çfarë presim nga ty Dajana në vazhdim në lidhje me ndonjë projekt muzikor të rradhës?

– Kam shumë projekte të bukura në vazhdim dhe po kaq të veçanta si “Kaliente”. Them se duhet t’i lë suprizë. Deri atëherë Dajana i lë të gjithë të shijojnë ‘’Kalienten’’.

 

 

– Jam “kaliente” kur… rrethohem nga njerëz energjikë që më motivojnë për të bërë sa më shumë gjëra frymëzuese.

– Nuk jam “kaliente” e kur… më prishin humorin. Por prapë punë sekondash dhe kthehem në origjinale (buzëqesh).

– Kërcej “kaliente” … vetëm kur është muzika ime ose e llojit tim.

–  Jam “kaliente”  me …muzikën dhe vetëm muzikën.

– “Kaliente”  nuk ka tjetër… sepse Dajana Germaj është veç  një.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

U dashurova me kusheriren

Next Post

Djali më tha: “Ik nga shtëpia!”

Advertisement