Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Abortova se doja më shumë karrierën!

Unë quhem Miranda dhe jam tridhjetë vjeçe. Jam një grua në karrierë, që kam vendosur të bëj një jetë luksi. Shumë vetë më paragjykojnë për jetën që bëj, thonë se jam njeri pa shpirt dhe që Zoti do të më çojë në ferr, por unë, qëkur kam qenë e vogël kam dashur vetëm një gjë: Të jem e suksesshme.

Çdo gjë që kam bërë apo kam zgjedhur, ka qenë në funksion të këtij qëllimi. E imagjinoja veten me kostume serioze, teksa bëja ndonjë punë të rëndësishme shtetërore. Kur isha e vogël, ëndrrat tona nuk mund të ishin shumë moderne. Nuk e dija se një ditë do të vinte demokracia dhe do të mund të ëndërroja gjëra më të mëdha. Unë isha në gjimnaz, kur gjërat nisën të ndryshonin. E quaj veten me fat që arrita të përjetoja ndryshime aq të mëdha që ndodhin shumë rrallë, ama nisa të mendoja për një të ardhme më të mirë. Kuptova se falë këtyre ndryshimeve unë mund të ëndërroja një jetë shumë herë më të suksesshme se ajo që kisha menduar më parë.

Kam qenë një nxënëëse e mirë, e qetë dhe sistematike, por në atë kohë i shumëfishova forcat e mia. Dola nga gjimnazi me të gjitha notat dhjetë. Kjo ishte fitorja ime e parë dhe ndihesha krenare për veten.

Advertisement

Më pas, nisa fakultetin në degën Ekonomik. Doja të bëja shumë gjëra, por mendova se ai fakultet ishte shumë më i përshtatshëm për të arritur qëllimet e mia. I vura synim vetes që edhe atë ta mbaroja me të gjitha dhjeta dhe ia dola.

Nëse të tjerët e kishin mendjen për të bredhur e për të bërë qejf me shoqërinë, unë e kaloja kohën e mbyllur në shtëpi, duke studiuar. Kisha një etje të madhe për të bërë shumë gjëra dhe kur e pashë që më dilte koha, u regjistrova edhe në degën e Juridikut. Nisa të ndiqja dy fakultete njëkohësisht. Isha e lumtur që e kisha të gjithë kohën të mbushur me gjëra të dobishme. Të tjerët mendonin se isha e çuditshme. Nuk kisha shokë e shoqe, por ky nuk përbënte problem për mua. Mendoja se nëse do të zija shoqëri, nuk do të kisha më shumë kohë për të studiuar, ndaj ishte më mirë kështu.

Edhe djemtë nuk më interesonin. Ata që kisha në klasë, por edhe që kisha njohur, më dukeshin shumë të papjekur. Në përgjithësi ishin djem të papërgjegjshëm dhe idiotë. Bënin shaka budallaqe, që më bënin t’i mëshiroja për injorancën e tyre, ndaj dhe mund ta them me plot gojën se çdo gjë ecte sipas planeve të mia. Po mbaroja dy fakultete dhe kisha vetëm nënta dhe dhjeta. Prindërit ishin shumë krenarë për mua.

Pasi mbarova fakultetin, u nisa për një master në Berlin. Edhe aty dola me rezultate shumë të mira. Më ofruan të qëndroja aty, por nuk pranova. Kishte mundësi më shumë në një vend si Shqipëria, ku shumë gjëra duhet të nisnin nga e para.

Kështu, fillova punë në një firmë të rëndësishme të qytet. Aty arrita të vlerësohesha nga drejtuesit e kompanisë, të cilët më besuan punë të rëndësishme. Ata më ofruan edhe poste të larta, por unë u propozova diçka tjetër. Bëra një studim tregu, me ndihmën e një mikeshës sime në Shqipëri dhe u ofrova që të krijonim filialin e tyre në Shqipëri. Pas disa kohësh, ata pranuan. Unë do të isha përfaqësuesi i tyre.

U ktheva në Shqipëri dhe iu futa punës me kokë. Në pak kohë arritëm të kishim sukses. Pronarët e firmës ishin shumë të kënaqur me mua. Për një kohë të shkurtër, ngrita në këmbë një biznes të sigurtë dhe të fortë. Ajo që kisha ëndërruar, më në fund ishte realizuar.

Ditët e mia ishin shumë të ngarkuara. Shkoja në punë në mëngjes dhe dilja nga zyra në darkë. Nuk kisha kohë për asgjë tjetër, por në atë kohë u lidha për herë të parë me një djalë. Ai ishte avokat dhe unë e punësova në firmën time. Nisëm të shoqëroheshim në fillim për punë dhe më pas për më shumë. Nuk mund të them se e doja. Sa më shumë kalonte koha, aq më pak më pëlqente. Nuk e di pse asnjë mashkull nuk i plotësonte kërkesat e mia. Në kohën kur desha të ndahesha prej tij, mbeta shtatzënë. Ky ishte një lajm që nuk e prisja. Nuk kisha menduar për fëmijë në atë kohë. E di që do t’ju duket e çuditshme, por unë as me fustan të bardhë nuk e imagjinoja veten. Gjithçka që kisha ëndërruar ishte karriera ime. Ia thashë Bledit dhe pa e pyetur i tregova për vendimin që kisha marrë për ta abortuar. Ai ishte tërësisht kundër. Më sulmoi, duke thënë se unë isha një njeri pa ndjenja, por kjo nuk ishte e vërtetë. Unë kam ndjenja, por thjesht nuk dua të kem fëmijë e familje. Më tha se nëse do të abortoja, ai do të ndahej nga unë. Ky nuk ishte aspak problem për mua.

Bëra ashtu siç e kisha vendosur. Abortova. Bledi u nda nga unë dhe iku fare nga firma. Më tha se e kisha zhgënyer shumë…

Kujtdo që i tregoj se nuk mendoj për familje dhe fëmijë, më quan të çmendur. Të gjithë shqiptaret e kanë mendjen për fëmijë dhe nëse dikush mendon ndryshe, e quajnë aliene.

Unë nuk e ndjej veten ndryshe nga të tjerët. Unë kam dëshirat dhe ëndrrat e mia, si të gjithë. Nëse ato ndryshojnë nga ato të të tjerëve, nuk mund të thuhet se jam e mallkuar. Karriera është ajo së cilës i jam përkushtuar dhe që ecën në mënyrë të mrekullueshme. Ndoshta dhe ndryshoj mendje ndonjë ditë, megjithëse nuk e besoj. Dua thjesht të jem një grua e suksesshme dhe e pavarur, asgjë më shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

U lidha me një femër të pabesë

Next Post

Horoskopi 28 korrik - 3 gusht

Advertisement