Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A është serioze lidhja juaj?

10 shenja që e tregojnë këtë

Keni njohur dikë dhe keni disa muaj që ia kaloni mirë me të. Pyetja që i bëni vetes tani, është: Ku po shkon kjo lidhje? Sepse ju doni që ajo të ketë një qëllim, apo jo? Nëse po, lexoni 10 shenjat që tregojnë se lidhja juaj është serioze dhe jo thjesht kalim kohe…

 

Advertisement

1. Bëni plane së bashku

Ndërkohë që idili juaj bën përpara dhe ditët bëhen javë e muaj, çiftet fillojnë, zakonisht, të bëjnë plane së bashku. Bërja e planeve tregon se jeni gati të angazhoheni me njëri-tjetrin, pavarësisht nëse ato janë për një koncert që do të jepet pas disa javësh, apo për pushimet e verës. Përkundrazi, nëse kanë kaluar muaj dhe vazhdoni ta përjetoni lidhjen ditë pas dite, duhet ta kuptoni se njëri nga të dy, ose që të dy partnerët, nuk janë të gatshëm për të krijuar një lidhje të qëndrueshme.

 

2. Komplimente për ty, jo vetëm për pamjen tënde të jashtme

Sigurisht që është mirë kur dikush të thotë se ke buzëqeshje të bukur, sy të mrekullueshëm dhe lëkurë të lëmuar, pasi komplimente të tilla janë gjithmonë të mirëpritura. Por, ndërkohë që lidhja shkon përpara, partneri ju bën edhe komplimente të tjera, që kanë lidhje me karakterin, inteligjencën, humorin, parimet tuaja, etj. Lidhja shpirtërore mes dy njerëzve fillon gjithmonë me admirimin reciprok, pra, nëse e kuptoni se partneri ju pëlqen për gjëra të tjera, veç bukurisë, atëhere lidhja juaj ndodhet në rrugën e duhur për t’u bërë serioze.

 

3. Qeshni së bashku

Të shoqëroheni, të zbaviteni dhe të qeshni së bashku; këta janë gurët themeltarë të një lidhjeje të mirë. Nëse kur jeni së bashku mund të relaksoheni, të bëni shaka dhe të kaloni momente zbavitëse, kjo tregon se keni filluar një lidhje që mund të kthehet në diçka të veçantë. Disa thonë se e qeshura është distanca më e vogël mes dy njerëzve. Ajo nënkupton se keni të njëjtat kode komunikimi dhe është një ogur shumë i mirë për një lidhje afatgjatë.

 

4. Puthjet tuaja janë edhe të ngrohta, përveçse pasionante

Një puthje mund të jetë e egër, pasionante, seksi, por edhe e ëmbël dhe e butë. Që të dyja llojet sjellin kënaqësi, por puthja e ëmbël është ajo që tregon diçka më shumë se një joshje seksuale. Nëse partneri ju puth dhe përqafon në mënyrë spontane, pa ndonjë arësye të dukshme, vetëm që t’ju tregojnë ëmbëlsinë dhe dashurinë e tij, atëherë me siguri jeni në rrugë të mbarë.

 

5. Nuk keni frikë të diskutoni me të

Nuk themi që të ushtroni presion dhe të filloni të flisni për martesë, fëmijë dhe familje, ndërkohë që keni kaq pak kohë bashkë. Shpesh, kjo është mënyra më e mirë për të prishur romantizmin e një lidhjeje që s’ka filluar ende mirë. Por, nëse keni disa muaj bashkë dhe partneri juaj nuk ndan ende asgjë me ju, atëhere jeni në telashe…

 

6. Shiheni drejt në sy

Thonë se një foto flet sa mijëra fjalë dhe se sytë janë dritarja e shpirtit. Nëse mund të shihni thellë në sytë e njëri-tjetrit, kjo është një shenjë e mirë.

 

7. Kërkoni këshillat dhe mbështetjen e njëri-tjetrit

Një lidhje serioze mbështetet, në shkallë të madhe, në miqësinë dhe mbështetjen reciproke. Nëse keni disa kohë që shoqëroheni dhe ndani së bashku problemet dhe shqetësimet, ose ai kërkon këshillën tuaj, kjo është një shenjë e mirë, që tregon se jeni bërë të rëndësishëm e të nevojshëm për njëri-tjetrin dhe se mendimi juaj ka vlerë për të.

 

8. I bëni surpriza njëri-tjetrit

Surprizat e mëdha dhe të vogla tregojnë se ai/ajo mendon për ty. Njeriu i dashuruar e ka dashurinë e tij gjithë ditën në mendje e zemër dhe jo vetëm kur jeni bashkë. Kini parasysh një gjë; ndërkohë që lidhja përparon, janë gjërat e vogla që e mbajnë të gjallë flakën dhe që nuk e lejojnë tjetrin të mendojë se ju ka në xhep dhe nuk duhet të bëjë asgjë për t’ju joshur.

 

9. Njihni shokët reciprokë

Ai/ajo që është i lumtur në një lidhje të re do t’ia tregojë krenarinë që ka për partnerin/en e tij, gjithë botës. Vendimi për t’i prezantuar miqtë apo të afërmit partnerit mund të vijë pas disa javësh, ose muajsh, por është më mirë të njihni në fillim njëri-tjetrin.

 

10. Ju pëlqen të ndani së bashku jetën e përditshme

Një nga gjërat më të bukura të të qenit në një lidhje të mirë është të keni dikë me të cilin të ndani së bashku jetën tuaj të përditshme. Nëse ndani së bashku shakatë e problemet e punës dhe detaje të vogla se si e keni kaluar ditën, atëhere jeni në rrugën e duhur për një lidhje serioze.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Konsumimi i peshqve shton jetëgjatësinë

Next Post

A është tradhëti puthja?

Advertisement