Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

18 gjëra që burrat nuk i kuptojnë te gratë

Pse duan gjashtë muaj të vendosin për një prerje flokësh? Pse, sa herë që bëjnë shopping, provojnë të gjitha rrobat e dyqanit, të çfarëdo mase, modeli dhe ngjyre? Janë këto disa nga pyetjet që zënë vend në mendjen e meshkujve dhe që mbase do të mbeten pa përgjigje…

Që burrat vijnë nga Marsi dhe gratë nga Afërdita, nuk e thotë vetëm titulli i një libri, por një enciklopedi e tërë shembujsh, krijuar me qëllim që të tregohet sa të ndryshëm janë të dy sekset dhe sa e vështirë është për meshkujt të kuptojnë sjelljen e femrave. Megjithatë, ata shpesh dorëzohen, duke preferuar injorancën kundrejt tentativës për të kuptuar. Kështu, dilema se pse gratë duan orë të përgatiten, ose flasin me orë të tëra në telefon është e destinuar të mbesë pa përgjigje, ashtu si shumë të tjera. Mbase përgjigjja do të ishte që “gratë kështu janë gatuar dhe pikë (por përsëri burrat i duan)”…

 

Advertisement

1. Pse çdo herë duhet të provoni gjithë rrobat e dyqanit të veshjeve, të çfarëdo mase, modeli apo ngjyre? E kuptuat tani pse ka karrige nëpër dyqanet e veshjeve? (Me një fjalë, burrat mërziten kur shkoni për pazar bashkë, prandaj më mirë merrni një shoqe, sesa partnerin…)

2. Si është e mundur të jetë një aktivitet shoqëror vajtja në banjo? Kur një burrë shkon në banjo, i duhet vetëm një minutë punë dhe nuk do të ketë rrotull dikë që ta shohë, ndërsa grave u pëlqen të shkojnë në banjo me shoqet.

3. Gratë duan gjashtë muaj të vendosin për një prerje të re flokësh. Ka ura që janë ndërtuar në një kohë më të shkurtër.

4. Gratë heqin gjithë gjërat nga një çantë për t’i vënë në një tjetër dhe bëjnë të njëjtën gjë çdo herë. Nuk do të ishte më e thjeshtë të kishit vetëm një çantë?

5. Kush e di se pse, por të gjitha sendet e rëndësishme përfundojnë gjithmonë në fund të çantës. Nuk duhet të ishte më i thjeshtë procesi i gjetjes së çelësave? Është e sigurtë që është çanta juaj dhe nuk keni marrë hua çantën e një tjetre?

6. Pse duhet të flisni me orë të tëra në telefon me shoqet? Para dy ditësh u takuat dhe që prej asaj kohe, vetëm keni punuar dhe fjetur. Për çfarë diskutoni atëherë?

7. Kthyesja e qerpikëve është një makineri ferri. Sinqerisht, në realitet, ajo është një armë për të vrarë dhe e mbani me vete për t’u mbrojtur, apo jo?

8. Pse ju duhet kaq kohë për t’u përgatitur për në shtrat? Akoma nuk e keni mësuar procedurën që duhet të ndiqni?

9. Arsyen pse ju duhen kaq shumë jastëkë e dini vetëm ju, aq më tepër që nuk i përdorni dhe i grumbulloni kudo. Mbase është kjo arsyeja pse ju duhet kaq shumë kohë për t’u përgatitur për shtrat.

10. Pse ju duhet një orë për t’u përgatitur, për të dalë nga shtëpia? Nëse nuk donit të dilni për të ngrënë një darkë në restorant, mjafton ta thoshit…

11. Pse ju pëlqen të flisni pasi keni bërë seks? Pavarësisht nëse ka qenë një maratonë e gjatë, ose një seks i shpejtë, në fund, burrat janë gjithmonë të lodhur, ndërsa gratë janë në formë dhe të gatshme për një bisedë serioze. Si ia arrini kësaj?

12. Megjithëse komeditë romantike janë të parashikueshme dhe pa përmbajtje (ai që përballet me të kaluarën prej donzhuani, ajo që përballet me tipa si ai dhe në fund, bien në dashuri me njëri-tjetrin), ju vazhdoni t’i shihni. Jeni të adhurueshme!

13. Pse vishni këpucë me taka të larta, edhe kur e dini se do të ecni shumë? Ky është mazokizëm i pastër!

14. Shkriheni për pak çokollatë… Më mirë merrni një dhomë më vete, ju dhe çokollata juaj.

15. Pecetat higjienike duken shumë të bezdisshme.

16. Ja, edhe dollapi juaj! Kujtonim se ai grumbullonte vetëm këpucë, por në realitet, ai grumbullon edhe funde, bluza, shalle, çorape… me një fjalë, nuk i gjendet fundi.

17. Pse i keni kaq qejf aksesorët me shkëlqim? Nuk është se do t’ju bjerë taka nëse do t’i keni këpucët pa xixa. Po, edhe po t’ju bjerë, aq më mirë për ju, se do blini një palë të reja.

18. Pse tonaliteti i zërit tuaj ngrihet në mënyrë të panatyrshme sapo shihni një bebe apo një këlysh të vogël? Si pasojë, vazhdoni të shihni në internet foto apo video me kotele dhe qenushë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta tonifikosh trupin pa bërë fizkulturë?

Next Post

Im shoq më shtyu ta tradhtoja për para!

Advertisement