Çelësi i një martese të lumtur qëndron mbase në profesionet e ushtruara nga secili prej pjesëtarëve të çiftit. Në një studim amerikan të kohëve të fundit, zbulohen 10 profesione që ndikojnë në ndarjen e çiftit.
Të martohesh me një veteriner, mësues apo bujk mbase është një ide e mirë për të pasur një lidhje afatgjatë. Në një studim të publikuar në revistën “Journal of Police and Criminal Psychology” është vrojtuar jeta dashurore e një grupi njerëzish që vinin nga mjedise profesionale krejt të ndryshme. Nga ky studim ka dalë përfundimi se disa profesione janë më të prirura se të tjerat për të ndikuar për arsye të ndryshme, negativisht, në jetën e çiftit. Një matematicien apo një drejtor ndërmarrjeje rrezikon më shumë të ndahet sesa një opticien apo një dentist. Në përgjithësi, konstatohet se njerëzit që punonin në sektorin e kujdesit ndaj njerëzve, në sektorin e festave apo në profesione që shkaktojnë strese, janë më të prirur për t’u ndarë nga partneri/ja. Kërcimtarët, koreografët, infermieret ose masazhierët kanë kështu një rrezik 40% për t’u ndarë. “Nuk është çudi të konstatohet se marrëdhëniet prishen shpesh nën presionin e profesioneve me orar të ngarkuar ose mënyra pune të paparashikueshme”, shpjegon Dai Uilliams, psikolog i punës. “Megjithatë, është interesante të vihet re se edhe ata që punojnë në profesione sociale kanë një nivel të lartë ndarjesh. Mbase ata kalojnë shumë kohë duke u kujdesur për të tjerët, në kurriz të familjes së tyre”, shton ai.
Të punosh, pra, në një mjedis stresant, ose të përballesh përditë me çështje jete apo vdekjeje është kundërpeshuar me një nevojë “jete të lehtë” që nuk përputhet gjithmonë me nocionin e besnikërisë… Nëse ju doni të filloni një lidhje serioze, verifikoni më parë CV-në e partnerit/es tuaj dhe evitoni këto profesione:
1. Kërcimtarët dhe koreografët (43% rrezik ndarjeje)
2. Barmenët (38%)
3. Masazhierët dhe terapeutët (38%)
4. Infermierët, psikiatrët dhe infermierët në shtëpi (28%)
5. Artistët, aktorët, sportistët (28%)
6. Bagazhistët, portierët e hoteleve (28%)
7. Shitësit televizivë (28%)
8. Shërbëtorët, pastruesit (27%)
9. Teknikët (26%)
10. Shefat e kuzhinës (20%)