Udhëkryq

Po bëj mëkat?

Jam një vajzë 25 vjeçe dhe emrin tim nuk dua ta bëj public. Do desha të ndaj me ju historinë time. Shoqja ime ka një lidhje një vjeçare me një djalë nga jugu i Shqipërisë ku unë të cilin e kam takuar disa herë gjithashtu e kam friend edhe në facebook. I dashuri i shoqes sime më ngacmon shpeshherë dhe duket sikur ka një pëlqim ndaj meje dhe unë jam kam kthyer por për këtë shoqja ime nuk është në dieni. Unë kam dhe një lidhje dy mujore me një djalë të cilin e kam patur shok prej 6 vitesh. Me të shkoj shumë mirë dhe ai sillet shumë mirë me mua. Më respekton tej mase si ai ashtu dhe njerëzit e tij që mua më njohin. Unë kam frikë se ai do marri vesh bisedën me djalin tjetër dhe do më lëri dhe nga humbja e tij kam shumë frikë. Ju lutem mund të më thoni çfarë të bëj se jam shumë në dilemë?

 

– Leje bisedën me të dashurin e shoqes se asgjëkundi nuk shkon me atë por qëndroji besnike djalit që ke dy muaj lidhje. Joli

– Është fare e qartë, leje muhabetin me të dashurin e shoqes dhe vazhdo lidhjen me djalin që ke lidhje prej dy muajsh. Klaudja

– Duket fare e thjeshtë, vazhdo lidhjen me djalin që je e lidhur dhe mos i fol më të dashurit të shoqes pasi nuk shkon fare si muhabet e tregon që ti je një shoqe jo besnike që po i’a bën këtë shoqes tënde. Marjo

– Mos u merr fare me të dashurin e shoqes se përderisa po i’a bën këtë shoqes tënde një ditë mund t’a bëjnë ty këtë gjë ndaj vazhdo lidhjen me djalin që ke dy muaj e lidhur. Juli

-Më keq s’ka ku të vejë që ti tradhëton besimin e shoqes tënde e flet me të dashurin e saj. Vazhdo lidhjen tënde me atë djalin që ke dy muaj e lidhur dhe mos i bëj këto lojra pas shpinës shoqes tënde e cila ka besim tek ty. Oligerta

-Pritja shkurt muhabetin të dashurit shoqes madje tregoji edhe shoqes çfarë mashkulli ka në krah e vazhdo lidhjen me djalin që je e lidhur aktualisht. Endri

-Nëse e ke vërtet shoqe të mirë atë gocën tregoji çfarë mashkulli ka për të dashur e vazhdo lidhjen tënd. Pasi nëse ti lidhesh me të dashurin e shoqes nga e di ti që ai nuk do t’a beje dhe ty këtë që po bën me ty tani me një femër tjetër pasi të jesh lidhur me atë?  Ndaj vazhdo lidhjen që ke. Sidorela

– Mos e tradhëto besimin e shoqes tënde e tregoji çfarë është duke bërë i dashuri i saj e hapja sytë mirë. Më mirë të fitosh një shoqe se të dashur i cili nesër mund t’a bëjë dhe ty këtë lojë siç po ja bën asaj dhe mos ki turp as frikë t’ia tregosh e vazhdo lidhjen që ke. Reni

– Mbaj lidhjen që ke edhe tregoji shoqes për situatën që ke me të dashurin e saj që dhe ajo të largohet nga një mashkull i tillë. Serxho

– Më mirë mbaj të dashurin që ke e hapja sytë shoqes për të dashurin që ka. Kjo është zgjidhja më e mirë mendoj unë. Danjela

 

Pyetje të reja

Nëse do zbulonit që një shok apo shoqe ju dashuron, do qëndronit më me të apo do i ndërprisni përfundimisht komunikimet?

Gjithë këto ditë kemi pyetur kur do mbyllet çadra kur do mbyllet çadra po tani me çfarë do merremi?

Çfarë vlere kanë këto ministra teknikë që s’kanë të drejtë firme?

Si ka mundësi që po varfërohemi kaq shumë në muzikë, nga viti në viti në vit po groposemi?

 

 

-Ç’mendim keni për shprehjen “Dorën që se kafshon dot puthe”?

Shprehja ka kuptimin që nëse je në situata në disfavorin tënd dhe s’ia del dot me të keq atëherë duhet të bëhesh lajkatar e t’a mbash mirë muhabetin me atë të cilin ke konfliktin. Xeni

Kjo thënie ka kuptimin :”Kujt nuk i’a ha dot kokën me të keq duhet t’ia hash kokën me të mirë”. Sanjela

Të keqit duhet t’ia sjellësh situatën në mënyrë të tillë që t’ia marrësh respektin me të mirë nëse nuk i’a del dot me të keq. Kristi

– Kjo ka kuptimin që personat që të janë sjellë mirë mos t’ua hedhësh poshtë respektin që të kanë dhënë duke u bërë mosmirënjohës por t’u sillesh me respekt për ndihmën që të kanë dhënë dikur. Joli

Kush të ka bërë mirë bëji mirë e kush të ka bërë keq ktheja me të njëjtën monedhë. Elona

Ndonjëherë duhet të durojmë dikë veç për faktin se na ka ndihmuar dikur e s’mund të sillemi keq me atë veç prej këtij fakti. Iris

-Kjo shprehje më kujton thënien tjetër :”As qeni nuk e kafshon dorën që e ushqen”. Me fjalë të tjera mos u sill keq me atë që të ka nxjerrë nga situata të sikletshme në jetë. Ervin

Respekto e mbaj afër atë që të ka ndihmuar edhe pse ndonjëherë persona të tillë mund të sillen pak keq me ne ne disa situata. Stela

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *