Perëndimorët janë joshur gjithmonë nga mjekësia orientale, e cila është shumë më e lashtë sesa ajo tradicionale që njohim ne, por sa dhe si mund të ndihmojnë çajrat, gjilpërat, masazhet, meditimi etj. në shërimin tonë? Më poshtë kemi bërë një listë të metodave më të njohura të mjekësisë orientale, të njohura edhe me emrin terapi alternative, efektet pozitive dhe rreziqet e tyre…

1. Akupunktura

Çfarë është? Bëhet fjalë për përdorimin e gjilpërave të holla, të futura në “pika” specifike të lëkurës, në varësi të sëmundjes që do të trajtohet.

Përse përdoret? Kundër dhimbjeve, marrjes së mendve, efekteve dytësore të trajtimeve të kancerit, lodhjes, pjellorisë, simptomave të menopauzës, varësisë. Sipas statistikave, mbi 3 milion amerikanë e përdorin atë.

Çfarë thonë studimet? Akupunktura është mbase më e studiuara nga terapitë alternative dhe është vërtetuar se ka qenë e nevojshme për një gamë të gjerë simptomash fizike dhe emocionale. Ajo, ashtu si edhe mjekësia tradicionale, nuk mund të trajtojë vetëm simptomat e kancerit, por mund të ndihmojë edhe në kontrollimin e afsheve të nxehta, marrjes së frymës, lodhjes kronike dhe dhimbjes. Akupunktura mund të lehtësojë kserostominë, tharjen e gojës te pacientët që trajtohen për kancerin e qafës dhe kokës, që vështirëson ngrënien dhe të folurën. Akupunktura mund të nxisë rifillimin e prodhimit të pështymës. Gjithashtu, disa të dhëna tregojnë se akupunktura i ndihmon pacientët që bëjnë një fertilizim artificial (FIV) nëse përdoret në ditën kur embrionet transferohen në mitër.

Rreziqet ose efektet dytësore: Këto janë të rralla, por ndonjëherë mund të ndodhë ndonjë gjakrrjedhje dhe, sigurisht, përdorimi i gjilpërave të padezinfektuara është i rrezikshëm.

2. Moksibustioni

Çfarë është? Djegia e një lloj bime aromatike në afërsi të lëkurës, në pikat e akupunkturës.

Përse përdoret? Për të njëjtat qëllime si akupunktura.

Çfarë thonë studimet? Nuk janë bërë studime në këtë fushë, pra, nuk dihet shumë mbi këtë metodë.

Rreziqet ose efektet dytësore: Djegiet janë të mundshme.

3. Hedhja e kupave

Mendonit se kupat e kanë origjinën te mjekësia jonë? Gabim, ato janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren në mjekësinë kineze.

Çfarë është? Vendoset një gotë qelqi e ngrohur për të krijuar vakum që tërheq lëkurën në disa pika të caktuara të akupunkturës.

Përse përdoret? Njësoj si akupunktura.

Çfarë thonë studimet? Ashtu si në rastin e moksibustionit, nuk ka studime të sakta në këtë fushë.

Rreziqet ose efektet dytësore: Djegie, gërvishtje, dhimbje.

4.Tai Chi

Çfarë është? Një seri ushtrimesh me anë të të cilave kalon nga një pozicion trupi në tjetrin.

Përse përdoret? Kundër stresit, dhimbjes, përmirëson drejtpeshimin. Sipas statistikave amerikane, përdoret nga 2.6 milionë njerëz.

Çfarë thonë studimet? Tai Shi, Qi Gong dhe Joga vijnë nga traditat orientale, kineze dhe indiane. Të gjitha këto ushtrime kombinojnë komponentin mendor, komponentin e meditimit dhe pozicionet e caktuara fizike që duhen mbajtur për njëfarë kohe. Mendohet se Tai Shi dhe ushtrimet e ngjashme me të janë veçanërisht të dobishme për pleqtë, që të jenë më aktivë, shmangin paaftësitë, bile përmirësojnë jetën. Ushtrimet fizkulturore në përgjithësi (pra, edhe ato Tai Shi) janë të mira për shëndetin, pasi është provuar se ato shërbejnë për të parandaluar kancerin, sidomos atë të gjirit, të zorrës së trashë dhe prostatës.

Rreziqet ose efektet dytësore: Si me të gjitha ushtrimet, mund të pësosh tërheqje muskuli, rënie ose probleme të tjera.

5. Meditimi

Çfarë është? Meditimi bëhet duke u ulur dhe duke e përqendruar vëmendjen në frymëmarrje, në gjendjen trupore dhe shpirtërore.

Përse përdoret? Kundër dhimbjes, stresit, varësisë, depresionit, ankthit, tensionit të lartë. Sipas statistikave, vetëm në SHBA përdoret nga 15.3 njerëz.

Çfarë thonë studimet? Ka me duzina tipe të ndryshme meditimesh, por specialistët mendojnë se nuk kanë shumë ndryshime nga njëri-tjetri. Është vënë re se meditimi ul stresin, nëpërmjet kësaj përmirëson presionin e gjakut, ndihmon në kontrollimin e peshës dhe ul varësinë nga ushqimet. Gjithashtu, studimet kanë treguar se redukton nivelet e dhimbjes, përmirëson kujtesën dhe përqendrimin edhe vetëm pas 2 ditësh nga fillimi i praktikimit.

Rreziqet ose efektet dytësore: Nëse njerëzit depresivë mendojnë gjëra depresive gjatë meditimit, kjo mund të përkeqësojë depresionin, por në parim, kjo metodë nuk ka rreziqe.

6. Masazhi

Çfarë është? Fërkimi ose ushtrimi i presionit në lëkurë, duke përdorur vajra dhe pjesë të ndryshme të duarve apo parakrahëve të masazhieres. Teknikat kineze përfshijnë metodat Tui Na dhe Zhi Ya (që përqëndrohet në pikat e akupunkturës) dhe Shiatsu, një metodë japoneze.

Përse përdoret? Kundër dhimbjes, stresit, trajtimit të fëmijëve të lindur para kohe, trajtimit të fëmijëve të traumatizuar. Sipas statistikave në SHBA, përdoret nga 10 milionë amerikanë.

Çfarë thonë studimet? Vetëm tani kanë filluar të bëhen studime të mirëfillta për masazhet. Specialistët mendojnë se ndihmojnë në dhimbjet e muskujve dhe shpinës. Masazhi mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mitër, duke ndikuar në pjellori dhe ndihmon bebet e lindura para kohe që të rriten më shpejt. Është bërë një studim me pacientët që vuanin nga kanceri që bënin një terapi me masazhe kundër dhimbjes, lodhjes, depresionit dhe simptomave të tjera. Të gjitha këto simptoma ishin përmirësuar me 50% pas pasazhit dhe lehtësimi ndjehej deri në 24-48 orë pas tij. Masazhi është përdour edhe për fëmijët e traumatizuar, fizikisht (për shembull, kur u janë bërë abuzime fizike) ose psikologjikisht.

Rreziqet ose efektet dytësore: Mund të shkaktohen blana. Gjithashtu, teknikat jokorrekte mund të shkaktojnë dhimbje dhe reagimet emocionale mund të jenë të fuqishme, prandaj duhet patur kujdes, sidomos me fëmijët e traumatizuar.

Gua Sha

Çfarë është? Kruhet lëkura, që është parapërgatitur më parë me vajra, duke përdorur një objekt me majë të rrumbullakët, si për shembull një monedhë.

Përse përdoret? Njëlloj si akupunktura.

Çfarë thonë studimet? Ashtu si për moksibustionin dhe hedhjen e kupave, nuk ka studime të mirëfillta për këtë teknikë. Thuhet se shërben për të lehtësuar dhimbjen kronike.

Rreziqet ose efektet dytësore: Dhimbje, irritim. Kjo teknikë lë shenja të dukshme në lëkurë.

Erëzat kineze

Çfarë është? Bëhet fjalë për përdorimin e këtyre erëzave në formë çaji, gjë që kinezët e kanë përdorur prej shekujsh.

Përse përdoret? Virtualisht, mund të përdoren për pothuajse çdo problem e sëmundje.

Çfarë thonë studimet? Meqë përdorimi i erëzave është në varësi të pacientit dhe sëmundjes që ka, ka pak studime të mira për përdorimin e tyre. Rezultatet e çdo studimi nuk mund të përgjithësohen. Nëse pacientët vuajnë nga kanceri dhe janë duke bërë kimioterapi, mjekët këshillojnë të mos përdoren, pasi mund të ndërveprojnë me të dhe të japin efekte negative. Disa çajra të tilla ndikojnë në koagulimin e gjakut ose mund të ndërhyjnë në aftësinë e mëlçisë për të kundërvepruar ndaj kimioterapisë.

Rreziqet ose efektet dytësore: Ndërveprimi me ilaçet mund të jetë ndonjëherë fatal, prandaj në rast se keni vendosur t’i përdorni, duhet të pyesni doktorin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *