Shënim

Njoftimet tuaja mund t’i dërgoni në numrin e telefonit +355698872142, në whatsapp në të njejtin numër, në faqen tonë në facebook  Gazeta Intervista ose në instagram në @intervistaal. Njoftimet që vijnë me mesazhe në rubrikën “Vajzat kërkojnë djem”, nuk publikohen në rastet kur numri dërgues është i ndryshëm nga ai i lënë për njoftim.

Njoftime nga Shqipëria

Jam një zonjë 49 vjeçe, e punësuar në shtet, e ve fëmijët i kam në punët e tyre. Kërkoj një zotëri që të ketë të njëjtin hall, të jetë nga jugu. Numrin e gjeni në redaksi. 

Jamnjë zonjë 41 vjece nga Shqipëria e mesme e divorcuar,  s’kam fëmijë. Kërkoj një djalë me të vetmin motiv martesën. Djali të jetë deri 45vjec, i ve ose i divorcuar, të mos ketë fëmijëme, të jetë njeri i mirë, i sinqertë dhe familjar. Kjo është pasuria ime dhe këto kërkoj edhe nga mashkulli që po kërkoj me anë të gazetës tuaj. Të interesuarit të lenë nr telefoni në gazetë. Ju lutem të  kthejë përgjigje  kush plotëson kushtet e njoftimit. Jo tallje,ju lutem!

Rezarta nga Tirana, 54 vjeçe,beqare për arsye pretendimesh,me arsim të lartë, e punësuar në shtet, rrjedh nga një familje qytetare me shumë edukate dhe kulturë. Kërkoj lidhje serioze me një zotëri serioz, beqar,me arsim të  lartë,i punësuar dhe me familje të mirë, nga Tirana. Ju lutem i interesuari të lerë një numër tel. Në redaksi.

Jam 55 vjeçe, burri më ka vdekur. Kërkoj të njihem me një zotëri nga Tirana që jeton i vetmuar. Numrin e keni në redaksi.

Jam Elida nga Elbasani, jam 50 vjeçe. Lë numrin në redaksi për më shumë detaje për të interesuar rreth kësaj moshe.

Jam Evita, 34 vjeçe, jetoj prej shumë vitesh në Athinë dhe kërkoj një lidhje serioze me një djalë i cili të jetë serioz, pa vese dhe me vese ashtu siç jam edhe vetë. Numri itelefonit +306993239535

Përshëndetje! Jam një zonjë 42 vjeçe, e divorcuar, kam një fëmijë 13 vjeç. Jam

intelektuale, shumë aktive në jetë,  banuese në Tiranë, kërkoj një person ku të

rrugëtojmë së bashku gjatë gjithë jetës tonë. Personi duhet të jetë nga mosha 42-50

vjeç, të jetë me banim në USA, Zvicër ose Angli, të jetë sportiv, aktiv. Kontakti im është

Jam një vajzë që jetoj në Itali, e divorcuar 30 vjeçe kam një fëmijë,  kërkoj nje mashkull për të krijuar familje theksoj të jetë i interesuar vetëm për për martesë! Kush mendon të jetë i tillë të më kontaktojë në ketë adrese  emaili beki.05.08@live.com

Jam Drita nga Kruja, 63 vjeçe, pa fëmijë, burri nuk jeton më. Jam simpatike, e mbajtur, kam pension dhe ekonomi të mirë. Kërkoj një partner me cilësi të mira, i arsimuar, me paraqitje, 63-66 vjeç. Të interesuarit të marrin numrin në redaksi.

Përshëndetje stafit të gazetës INTERVISTA! Unë jam Bruna 27 vjeçe nga qyteti i Durrësit. Jam vajzë e vetme jetoj vetëm me babin mami më ka vdekur. Unë jam me arsim të ulët nuk e vazhdova shkollën nga pamundësit ekonomike.jam e interesuar për një lidhje serioze me qëllimin e vetëm martesën. Dua që djali të jetë punëtor të jetë njeri i mirë i sinqert tmë dojë tmë respektojë dhe jo të më mashtrojë të më lëndojë sepse nuk jam vajzë për t’u tallur dhe për të kaluar kohën jam vajzë e lënduar nga jeta. Do dëshiroja që djali të jetë deri 36 vjeç dhe mundësisht të jetojë jashtë në Zvicër, Francë, Gjermani. Nëse ka ndonjë person që është i interesuar të më kontaktojë në numrin që e keni në redaksi vetëm për një njeri serioz.  Faleminderit për mirëkuptimin.

Jam e interesuar ti gjej një shok jete vajzës se dajës. Është 39 vjece, ka qenë njëherë  e fejuar dhe janë ndarë. Ka arsim të mesëm dhe kërkon një djalë me qëllimin e vetëm martesën, jo për aventura. Djali të jetë i divorcuar ose i ve, të mos ketë fëmijë fare, të jetë deri 45vjeç. Të jetë puntor, familjar të jetë njeri i mirë sic është ajo. Djali të jetë në Shqipëri ose jashtë, s’ka pretendime. Nëse ka ndonjë të interesuar të  lerë nr tel në gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin.

Përshëndetje, jam një zonjë 52 vjeçe, pa problem, jetoj në Elbasan dhe kërkoj një lidhje serioze. Zotëria të mos jetë i martuar dhe ti përkasi moshës 48-52 vjeç. Zotëria të jetë i punësuar dhe larg veseve. Numri im është ky: 0696898969. Faleminderit për mirëkuptimin.

Jam një vajzë 58 vjeçe, as e fejuar as e martuar, për arsye familje, Jam me origjinë nga fshatrat e Durrësit, banoj në Fushë-Krujë, me arsim profesional, e punësuar dhe me moral shumë të lartë. Kërkoj një zotëri të mirë dhe të kulturuar , i punësuar dhe mos ketë njeri në ngarkim dhe të jetë shumë familjar, të mbizotërojë kultura dhe edukata. Të ketë shtëpinë e tij personale dhe mos jetë i varur nga fëmijët. Të jetë 57-60 vjeç, beqar mundësisht ose  i vetmuar dhe të ketë paraqitje të mirë. Kush është  i interesuar të më marrë cdo ditë rreth orës 19:00 për asye pune. Ky është numri im 0697609770

Respekt për stafin tuaj. Unë që po ju shkruaj jam nga një qytet i veriut, jam e ndarë nga burri, kam fëmijë të cilët janë të rritur. Nëse dikush mendon se është i sinqertë, familjar, mosha mbi 53 vjeç, të jetë jashtë shtetit unë e mirëpres. Jam e rregullt  dhe familjare, mosha ime është mbi 45 vjeçe. Numri im i telefonit është në redaksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *