Merimanga

Në ëndërr pashë sikur isha në dhomën e gjumit. Përballë krevatit kisha derën e banjës dhe pashë që drita brenda ishte e ndezur. Pashë te drita e banjos disa merimanga që po kalonin, iknin e vinin. Ndërkoha, u frikësova dhe doja të ngrihesha nga gjumi e t’i mbysja, doja të zgjohesha dhe nuk më dilte gjumi, edhe pse i shikoja. Nxirrja dorën nga mbulesa, por më zhdukej. Bëja të rrotullohesha që të zgjohesha dhe përsëri nuk ngrihesha dot. Kështu, u zgjova.

Si dhoma e gjumit, ashtu edhe merimangat, tregojnë gjendjen tuaj. Ju ndiheni sikur po ju zihet fryma nga disa situata familjare të cilat ndikojnë në lirinë dhe në pavarësinë tuaj. Merimangat përfaqësojnë pikërisht këto probleme që keni brenda familjes dhe që dëshironi t’i kapërceni, por ndiheni të pafuqishëm para këtyre situatave. Edhe gjendja që dëshironi të zgjoheni, por nuk mundeni, zgjatja e dorës etj. tregojnë pikërisht plogështinë dhe pesimizmin që ju ka pushtuar kohët e fundit. Pra, po kaloni një periudhë pak a shumë sfilitëse e të lodhshme të cilën nevojitet që ta përballoni dhe të dilni sa më parë nga kjo gjendje. Duhet t’i jepni forca vetes dhe të mendoni më parë për qetësinë tuaj e më pas të të tjerëve.

 

Varka

Kam parë në ëndërr sikur isha me burrin në një varkë dhe pashë që na erdhi një dallgë e madhe e cila na kaloi sipër. Varkën nuk e përmbysi, por as xhamat e saj nuk i theu. Mbas pak, pashë diellin. Ç’do të thotë kjo?

 

Varka tregon situatën tuaj private, që duket e trazuar kohët e fundit. Pra, marrëdhënia mes jush dhe bashkëshortit është pak e komplikuar dhe dallga tregon vështirësi emotive dhe gjendje psikologjike pak të rënë. Gjendeni para një situate jo të lehtë dhe do t’ju duhet shumë forcë për ta kapërcyer. Megjithatë, kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, sepse dallga ka kaluar sipër jush dhe nuk e ka përmbysur varkën tuaj, gjë që përfaqëson, veç të tjerash, marrëdhënien tuaj në çift. Pastaj dielli në fund, tregon shpresën dhe daljen nga vështirësitë. Ka gjithmonë një zgjidhje pozitive për çdo problem, sidomos kur del dielli në fund, ndaj mos u shqetësoni.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *