Çataj Ullusoy dhe Aras Bullut Inemli janë dy aktorët kryesorë të telenovelës « I infiltruari », ku luajnë rolin e dy vëllezërve. Të dy aktorët e rinj kanë karakteristika të përbashkëta, janë simpatikë, por edhe zemërmirë, me humor, të buzëqeshur dhe modestë. Të dy kanë lindur në vitin 1990 dhe i janë dhënë me mish e me shpirt aktrimit, aq sa i kanë bërë vend vetes në ekranin e vogël. Intervista e mëposhtme është organizuar në formë bashkëbisedimi mes dy aktorëve, të cilët i bëjnë pyetje me humor njëri-tjetrit. 

 

Aras Bullut Inemli: – Le të fillojmë ! Unë dhe Çataj do t’u përgjigjemi pyetjeve tona. Kjo është hera e parë dhe jemi shumë të eksituar.

Çataj Ullusoy : – Ne po deshifrojmë njëri-tjetrin. (qeshin)

Aras :- Çataj, si ndjehesh për rolin?

Çataj : – Para së gjithash të falenderoj që më ke ftuar në këtë program. Jam i eksituar për rolin e Sarpit dhe për skenarin në përgjithësi. Sarpi është një djalë i fortë, i vendosur, që di të qëndrojë në këmbë, me gjithë vështirësitë. Mund të pyesësh :  « Si të mund të qëndrojë kaq i fortë ky burrë, me gjithë këtë dhimbje ? ». Të gjithë rolet janë të punuar mirë dhe janë të fuqishëm.

Aras : – Thuaj që bëre një përgatitje për rolin në Amerikë. Çfarë bëre atje ?

Çataj : – Faza përgatitore filloi 5-6 muaj më parë. U stërvitëm pak edhe në Amerikë. Imazhi im ndryshoi, flokët i shkurtova, pastaj bëra stërvitje me armë dhe për luftime.

Aras: – Dhe ne na pëlqeu shumë proçesi përgatitor…

Çataj: – Ne duam të përshëndesim Çetin Sarëkartall, trajnerin tonë që kishim marrë me vete.

Aras: – Unë dua të them një kujtim nga stërvitjet me armë. Një ditë ne shkuam në mësimin e qitjes. Ishte hera e parë që mbaja një armë të vërtetë në dorë. Qëllova dhe zura 12 pikë dhe m’u duk shumë mirë, por trajneri im mbeti i zhgënjyer…

Çataj:- Unë jam mësuar të shtie me armë që në moshën 14 vjeç, kam bërë stërvitje në një poligon.

Aras: – Atëherë ti do të më mësosh edhe mua!

Çataj:- Po ti je shumë i mirë! Mbase nuk ke përdorur ende shumë armë, po ke luajtur shumë role.

Çataj: – Po ty si tu duk roli i Mertit?

Aras: – Merti është një djalë i vetmuar. Ai është rritur pa dashuri. Ai u rrëmbye nga gjiri i familjes kur ishte shumë i vogël. Unë i bëra pyetje vetes se çfarë mund të kishte ndjerë ai kur e kishin rrëmbyer, kur lypte në rrugë, si arrinte ta përballonte. Merti bën një luftë të vazhdueshme me vetminë. Ai e ka të vështirë, sepse ka mendime fikse për të shkuarën dhe nuk del dot prej saj. Në një skenë Merti thotë “e qeshura është një nga ilaçet e gjumit më të forta”…

Çataj: – Ky është thjesht një mekanizëm vetëmbrojtjeje.

Aras: – Sigurisht, ose një lloj maske. Merti është në gjendje traume. Ai thotë “njerëzit lindin vetëm”, sepse nuk e njeh dashurinë e familjes dhe kërkon me dëshmërpim ta duan. Mua më pëlqeu roli dhe aftësitë e Mertit për të mbijetuar. Të gjithë rolet e serialit janë të thellë, befasues dhe joshës.

Çataj: – Merti përpiqet të tregojë veten, ndërkohë që Sarpi ka marrë dashurinë e të ëmës, ka mësuar t’i besojë dashurisë së saj. Ai e filloi kërkimin bashkë me të ëmën. Pra Sarpi nuk ka nevojë ta tregojë veten, ai është idealist, i vendosur dhe ndjek qëllimin e vet.

Çataj: – Si ka qenë fëmijëria jote?

Aras: – Shumë e mirë. Ime më punonte. Kam një vëlla më të madh që e kam si baba të dytë, që kujdesej për mua derisa vajta 8-9 vjeç. Ai më thoshte “Mos dil jashtë, rri më prit këtu brenda” dhe unë e dëgjoja. Unë ende jam duke e pritur…dhe ai ende tallet me mua (qesh).

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *