Përshëndetje! Jam një zonjë 43 vjeçe dhe sa herë që bëj dush veshi më mbledh shumë dyll. Më parë i pastroja me kruajtset e veshëve që i blija në dyqan por kur dëgjova që ato të bëjnë dëm fillova të hiqja dorë. Nuk di si ti pastroj pasi ndihem shumë në siklet se ndonjëherë më duket edhe në sipërfaqe dhe nuk dua të ma vën njerëzit në dukje. Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj!

 Anjeza Kuçi, otorinolaringologe, Poliklinika Qendrore, tel 0674090843:- Hiperprodhimi i dyllit është një problem i kanalit të jashtëm të dëgjimit. Futja e ujit në vesh mund t’a bëjë më të dukshëm shqetësimin. Zakonisht i shoqëron pacientët për një kohë të gjatë dhe me kalimin e moshës mund të minimizohet. Dylli prodhohet nga gjëndrat e prodhimit të dyllit në pjesën e jashtme të kanalit të jashtëm dhe veshi vetëpastrohet edhe nga prodhimi i yndyrës nga gjëndrat e prodhimit të yndyrës.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *