Orjan Lika është një emër jo pak i dëgjuar. Ai është një balerin mjaft i talentuar dhe i dashur nga të gjitha moshat. Në këtë intervistë Orjani na ka rrëfyer ngjarje të pathëna më parë. Nuk dua të flas më shumë për të por ju ftoj të lexoni intervistën me dëshirat dhe të fshehtat e tij.

  Kristjana Rizo:- Orjan faleminderit si fillim që nuk ma refuzove ftesën e kësaj interviste. Që të tregohem e sinqertë mendova aq i mirë sa është ky dhe me sa femra është i rrethuar mesazhet e mia nuk do i hapi fare. Do më premtosh që në këtë intervistë do flasim hapur dhe pa doreza?

Orjan Lika:- Kristjana, faleminderit ty që zgjodhe të më bësh pjesë të gazetës “Intervista”. Nuk e kuptoj pse shumë njerëz krijojnë këtë mendim, unë nuk jam aq i keq sa duket në aparencë. (qesh)  Unë e kam thënë shpeshherë që jam njeri shumë i thjesht dhe në momentin që dikush e kërkon Orjanin ai është i gatshëm ti përgjigjet. (qesh) normalisht që do flasim pa doreza sepse unë prandaj kam arritur deri këtu sepse kam thënë gjithmonë të vërtetën dhe nuk  jam shtirur për asgjë.

-Ti je kërcimtar në një televizion a ke menduar që një ditë të kesh një emision tëndin televiziv?

– Asnjëherë nuk i dihet.

– Kush ta bëri ofertën që u bëre pjesë e emisionit “Boom” në Ora Neës?

Përderisa  unë në çdo vend që kam marr pjesë kam lënë opinion të mirë normal që kërkesat  kanë qenë të shumta  por unë zgjodha dhe mu duk më e përshtatshme të jem pjesë e këtij emisioni.

-Me kë ke marrdhënie më të mirë me Fjorin apo me Rozin?

-Unë kam marrëdhënie  të shkëlqyera me gjithë stafin e “Boom”.

-Ti je një nga kërcimtarët më të bukur dhe më të talentuar që ka Shqipëria sot për sot ç’mund të më thuash për këtë?

-Unë mund të them vetëm diçka: Nuk them se jam i talentuar as që jam më i bukuri

por përderisa  populli shqiptar më pëlqen për atë që jam unë ndihem mirë.

-Mirë gocat e reja i more në qafë por kam dëgjuar që së fundmi po merr në qafë edhe femrat në moshë të madhe…!

(Qesh) normalisht që femrat e reja më pëlqejnë për mënyrën inpresionuese  se si kercej apo jam. Apsolutisht më ka pëlqyer shumë ky fakt që ka ndikuar tek moshat e thyera, gjë që më bën krenar për veten që kur unë jam në skenë personaliteti dhe mënyra se si kërcej ka bërë që të ndikojë tek ato.

-Ti bën edhe shou në klubet e natës a të ka propozuar ndonjë femër ti kërcesh në prive?

-Po, është shumë e vërtetë që fundjavën e kaloj në klube të natës dhe shfaq pasionin tim duke bërë shou. Edhe kërkesat për kërcime private janë të shumta.(Qesh)

-Je i rrethuar me femra nga të gjitha moshat dhe jam kurioze a ke të dashur apo jo?

Për sa i përket pjesës private kam dëshirë që të ngelet private.

-Ti ke marrëdhënie shumë të mira edhe me femrat e shoubizit po ndonjë flirt ke krijuar me to?

Mund të them se marrëdhëniet me femrat e shoëbizit i kam të shkëlqyera, për sa  i përket flirtit thjesht kam marrëdhënie pune shumë të mira me to. (Buzëqesh)

-Të shoh shumë në humor dhe shumë aktiv, duhet të ndikojë seksi me patjetër në këtë energji. Sa herë në javë kryen marrëdhënie seksuale që je kaq në formë?

Jam shumë në formë sepse unë i përkushtoj shumë kohë trupit tim sepse që të kesh kaq shumë aktivitete dhe të jesh kaq shumë në formë duhet të bësh një jetë të shëndetshme (qesh).

-Me sa vajza ke fjetur gjatë këtij muaji?

Ok prit, 1,2,3,4,5,6,7,8,9……… o ngatërrova numrin (qesh)

-A të ka ndodhur ndonjëherë të jesh afër marrëdhënies dhe ndonjëra të ka thënë kam qejf që të më kërcesh njëherë?

-Jo, por edhe nëse do ndodhte do ndërthurja seksin me kërcimin kështu të dy do ngeleshim të kënaqur (qesh)

-A i mbetet Orjani besnik të njëjtave pozicione apo i pëlqen të eksperimentojë?

Kur çdo ditë është e ndryshme nuk kanë se si të jenë pozicionet njësoj (qesh) jam aventurier dhe më pëlqen të eksperimentoj në çdo fushë.

-T’a ka lypur ndonjëherë ndonjë femër e martuar?

– Kjo gjë nuk ndodh vetëm tek unë por ndodh tek të gjithë meshkujt, kjo s’do të thotë gjë për mua. (Qesh)

Bën pjesë tek meshkujt që u pëlqen “ta bëjnë çuditshëm” apo nuk pëlqen ti thyesh tabutë në aspektin seksual?

-Kam dëshira të shfrenuara seksuale por për aq kohë sa i shfrytëzoj dëshirat e mia me një person që ndihem mirë dhe anasjelltas, nuk mund ta quaj seksin si diçka të çuditshme.

-Duke të parë me çdo lloj moshe më lind pyetje më mirë me një goc të re në shtrat apo me një “moshë madhore” se është edhe një thënie për këto të moshës madhe që kam përshtypjen se e di…!

– Më shkrive fare me këto pyetje.(Qesh) Unë mendoj që çdo femër e re në moshë apo e vjetër ka shijen dhe veçantinë e saj. Femrat në shtrat nuk janë njëlloj, çdo femër e re apo e vjetër  ka perferencat e veta.

-Po të flasim për seksin nuk mbaron asnjëherë si temë por të ndalemi një moment dhe në planet e tua.. Ke ndonjë projekt me të cilin po merresh?

– Po pikërisht, më në fund dole në temë se për mua kjo është ajo që më intereson, karriera se për sa i përket seksit është diçka normale për çdo qënie njerëzore.Unë kam shumë plane për të ardhmen por projekti më i afërt që kam është  filmi që unë më në fund po realizoj. Ky film është  një ëndërr fëminore që e kisha lënë në sirtar dhe më në fund po bëhet realitet, kurse për projektet e tjera janë disa por për momentin ia lë kohës.

-Tani unë mendoj ta mbyllim këtë intervistë këtu dhe përpara se ta mbyllim çfarë do doje të më thoje në fund?

-Të falenderoj ty edhe njëherë për intervistën e të uroj suksese!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *