Doktoreshë përshëndetje! Jam një vajzë shumë e  re në moshë por kam filluar të ndjej një problem me kockat. Sa prek shpatullat kockat më kërcasin përbrenda dhe shpesh bëj masash se e ndej trupin si të lodhur dhe sa herë që bëj masazhin dua që të më shtypin deri sa unë të ndjej dhimbje. Që kur kam qenë e vogël nuk e kam ngrënë djathin dhe gjalpin. Mos ka të bëjë mungesa e kalçiumit. Ju lutem më jepni një shpjegim se çfarë duhet të bëj? Të falenderoj paraprakisht.

Blerina Dhamo, reumatologe, blerinadhamo@icloud.com: Përshëndetje e nderuar lexuese! Problemi që keni mund të ketë lidhje me mungesën e vitaminës D në trup. Do tu rekomandoja të matni ne gjak 25 OH Vitamina D.  Mungesa e vitaminës D në trup shkakton dhimbje të kockave sidomos kur ushtrohet presion në prekje. Ju  futeni në personat që rrezikohen për mungesë të vitaminës D për shkak të dietës varfër me kalçium dhe vitaminë D. Duhet të dini gjithashtu që vitamina D merret dhe nëpërmjet ekspozimit në diell, jo vetëm me ushqimin.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *