Lali Eri ishte i ftuari i parë i Roza Latit në programin e ri. Ju përgjigj edhe pyetjes së sikletshme për seksin. Një pyetje që edhe mes miqsh është e vështirë t`i përgjigjesh. “Të del koha për të bërë seks”, e pyeti Roza. “Do habitesh, por më del. Përtej humorit, unë besoj që me pak organizim kushdo i bën të gjitha”, tha Erion Veliaj. Sqaroi më tej se është edhe çështje prioriteti. “Është edhe çështje prioriteti, por një ditë del për të bërë edhe punët e qejfit edhe punët e sportit edhe angazhimet në punën ditore dhe po të jemi pak sistematik, mua një nga gjërat që më vjen keq në Tiranë kur udhëtoj lart e poshtë për inspektimet, është se sa kohë harxhojmë kot, kafe plot, muhabet pafund. Ndaj them që nëse nuk bën dot një gjë, sigurisht që nuk bën dot dy. Në këtë sens po të kemi një përdorim më të mirë të kohës ne mund të jemi më të dobishëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *