Ka vetëm pak ditë që është publikuar kënga me një klip shumë të bukur me titull “Nuk burgoset dashuria”, ndërsa këndohet mjeshtërisht nga këngëtarja e njohur shkodrane Mimoza Staka. Klipi dhe kënga po pritet mjaft mirë, ndërsa ka nisur të marrë komentet e para mjaft pozitive, duke u pritur mirë jo vetëm nga dashamirët e muzikës së artistes, por edhe nga vetë kolegët e saj, artistët e tjerë. Mimoza përvec se është një nga emrat më të mirë të muzikës në Shkodër, ajo është e ftuar kudo ku ka shqiptarë në vendet shqipfolëse, në evropë e deri në Amerikën e largët ku ka shumë ftesa për gëzimet familjarë dhe në koncerte të shumta, kjo si rezultat i repertorit të saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *