Përshëndetje gazeta Intervista dhe shef Ledio! Unë jam një vajzë e re që i lexoj gjithmonë në fundjavë rubrikat tuaja. Në shkollë fillore kam patur një shoqe të ngushtë me të cilën kam miqësi edhe sot, vazhduam bashkë gjimnazin, më pas rrugët tona u ndanë pasi ajo në vit të fundit u njoh me një djalë me të cilin u fejua dhe sot ka fëmijë me të. Mbiemri i saj është Rizo dhe ne gjithmonë bënim shaka duke e ngacmuar e duke e quajtur “rizoto”, e asaj kurrë nuk i ngelte hatri. Mikesha ime ditën e djelë kthehet për pushime në Shqipëri dhe sigurisht që do më vizitojë edhe mua e do kisha dëshirë që në formë shakaje ti përgatisja një ushqim te veçantë me rizoto po nuk di se çfarë ndaj dhe ju shkruajta që të më sugjeronit një recetë të cilën unë mund ta gatuaj shpejt por të jetë edhe e veëantë. Faleminderit dhe ju uroj gjithë të mirat!

Përgjigjet Ledio  i Restorant “Il Tipico”, Rr  Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531: Përshëndetje e dashur! Të falenderoj si fillim që na kushton kohën tuaj me leximin në artikujt tanë të përjavshëm. Së dyti më vjen mirë për miqësinë e ruajtur prej vitesh pasi sot është vështirë që të gjesh miq të tillë. Unë do t’ju sugjeroja rizoto nero di sepia, pasi është një ushqim me të vërtetë i veçantë. Për ta përgatitur këtë recetë duhen këta përbërës

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *