Doktoreshë Ersida, jam 19 vjeçe dhe kam rreth 3-4 muaj që ndjej një dhimbje të dhëmbëve. I laj çdo ditë dhe nuk kam asnjë dhëmb të prishur në gojë, kam shkuar dhe tek dentisti por më ka thënë që s’kam asgjë. Tek dy dhëmbët e sipërm të gojës e ndjej më shumë këtë dhimbje e kjo më ngjason sikur kam akull në gojë. Unë i largoj gjërat e ftohta përgjithësisht dhe se kuptoj pse e kam këtë shqetësim?

 Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje! Shpesh nga praktika e përditëshme hasemi me këtë shqetësim. Ky lloj sensitiviteti ndodh kur dentina (shtresa e dytë e dhëmbit) është e ekspozuar dhe ndjeshmëria ndaj të ftohtit, të nxehtit apo ushqimeve acidike rritet. Disa nga shkaqet e ndjeshmërisë janë; prishja e dhëmbëve, dhëmbë të thyer, konsumimi i strukturave të dhëmbit, okluzioni jo i duhur, kërcitja e dhëmbëve, tërheqja e gingivave dhe ekspozimi i  sipërfaqeve të rrënjëve, sëmundjet periodontale dhe mënyra e larjes së dhëmbëve. Trajtimi konsiston në largimin e shkaktarit. Për të eleminuar problemin që ju shqetëson ju ftoj të vini për një konsultë të detajuar.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *