Pas një viti shkëputje nga ekrani, moderatori i njohur i shumë programeve të suksesshme rikthehet sërish në television. Me një format ndryshe, Ermal Peçi do të jetë pjesë e ekranit të INTV, çdo të shtunë, me emisionin e tij më të ri, “Një kat më Lart”. Ky emision do të ketë në fokus personazhet e njohur të ekranit, të cilët do të tregojnë etape të ndryshme të jetës së tyre ose thënë qartazi, do ndajnë me shikuesit e INTV, rrugëtimin e jetës së tyre. Duke njohur moderatorin energjik, këto rrëfime nuk do të jenë të qeta por të mbushura me surpriza.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *