U ngrita herët në mëngjes dhe u nisa drejt Rinasit. Nuk doja që të më shpëtontë intervista me kryeministrin Rama i cili kthehej nga vizita në Amerikë. Në Rinas mbërrita në orën 4.30 të mëngjesit  pasi avioni mbërrinte në orën 5. Kudo ndihej era e mbërritjs së tij dhe kudo shihje policë me uniforma dhe pa uniforma, por me radio në duar. Aty më zunë sytë edhe disa gazetarë të tjerë, por unë duhet te depërtoja akoma më thellë që të bija në sy të tij. Në horizont u dëgjua zhurma e avionit si dhe dritat e tij. Gazetarët dhe disa njerëz të tjerë që prisnin aty filluan të shtyheshin kush e kush ti dilte i pari dhe t’i binte në sy. Tashmë avioni kishte mbërritur dhe në pistë u shfaq portreti i Ramës që vetëm qeshte dhe lëvizte duart. U futa tek holli ku rrinin dhe gazetarë të tjerë dhe mundohesha me majë të gishtave të ngrihesha sa më shumë që të më shikonte. U mundova kot pasi ai më pa dhe ma bëri me dorë. Kur ai ma bëri me dorë unë u ula nga gishtat e kembës dhe si i shkurtër që jam, humba nga shikimi i tij….

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *