Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave magjikë për organizmin e njeriut. Ky frut i ëmbël ul stresin, perbmban disa lloje vitaminash, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.

Pjepri është i pasur me hekur, kalçium, fosfor dhe me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin. Fruti i pjeprit ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet. Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga mëlçia e zezë dhe nga anemia. Sipërfaqe të konsiderueshme me pjepër mbillen në zonën bregdetare të Shqipërisë. Për nga shija dhe aroma pjepri cilësohet si nga më të mirët. Në vendin tonë, pjepri ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *