Qëndrat e rilindura të Shijakut dhe të Rrogozhinës, kanë pritur me vëmendje sfilatat e bukurosheve dhe artistëve të ftuar, gjatë këtyre ditëve, duke mbledhur publik i cili e ka shoqëruar aktivitetin me duartrokitje. Sfilatat e prezantimit të vajzave, janë shoqëruar nga muzika e mirë nga Lambert Jorganxhiut dhe këngëtarëve Andi Stafuka dhe Klajdi Musabelliu. Por nuk ka munguar edhe Aleksander Gjoka, një nga tre mosketjerët, i cili është bërë pjesë e turit artistik të vajzave më të bukura të Shqipërisë, të cilat kërkojnë votën e publikut ne ëebin zyrtar të Miss Shqipëria 2017.  Ky është vshte viti i 19-të i zhvillimit të këtij eventi të bukurisë shqiptare dhe sigurisht qe shoë dhe spektakli me artistet më të famshëm e më të dashur për publikun nuk do të mungojë në 16 qershor në kalanë e Tepelenës. Nga viti 1998, Miss Shqipëria me përfaqësi në mbi 14 kompeticione botërore shtegëton nga një kala në tjetrën, nga një histori e traditë në tjetrën duke mbajtur moton, ”Një kala, një histori, një traditë, një Miss”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *