Ju e dini që unë Kasoja, jam një person i dhënë jo vetëm pas politikës, por edhe kulturës. Sa mora vesh që drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit dha dorëheqjen, u nisa të merrja në intervistë Ministren e Kulturës, zonjën Mirela Kumbaro. Atë e gjeta në godinën e ministrisë.
-Përshëndetje zonja Kumbaro!
-Përshëndetje Kaso!
-S’po më përshëndesni në frengjisht këtë radhë…!
-As që dua t’ja u shoh më bojën atyre.
-Për kë e keni fjalën zonja Ministre?
-Për francezët pra.
-Çudi, pasi ju jeni një frankofile e njohur.
-E njohur kam qënë, por ma kanë bërë me të pabesë.
-Janë treguar të pabesë me ju?
-Po, pra, Kaso. Dhelpra janë. Vetëm të përfitojnë duan.
– Francezët duan të përfitojnë nga ju…!?
-S’më kanë dhënë asnjë fond, Kaso. Më kanë lënë në të thatë, si i thonë. Kur mora detyrën, më premtuan që do më mdihmonin me projekte bashkëpunimi. Mashtruesit. Më vjen t’i shaj në frëngjisht, por s’e meritojnë të flas në atë gjuhë. Megjithëse është gjuhë e bukur, por ata janë treguar dhelpra me mua. Se mos vetëm me mua.
-Me kë tjetër janë treguar të atillë?
-Edhe me Kryeministrin, zotin Rama ashtu janë treguar ata. Kur ishte zoti Rama në Paris, ata u treguan aq të poshtër sa nuk i hapën atij dyert e ekspozitave. E linin të pikturonte në rrugë. Le atë, por s’i blinin asnjë pikturë.
-Piktorët e mëdhenj shpesh kanë vdekur fukarenj, zonja Kumbaro…
-E drejta vonon, por nuk harron Kaso. Ata s’i blinin asnjë pikturë atëherë. Por ja tek erdhi kjo kohë që zihen si qentë se kush e kush t’ja blejë më parë. Ju kanë ardhur mendtë tani. Por tani s’ka…
-Çfarë s’ka zonja Kumbaro?
-S’ka më piktura badjava. E di ti sa kërkohet një pikturë e zotit Rama?
-300 euro besoj.
-300 mijë euro Kaso….
-Treqind mijë euro një pikturë e zotit Rama?! Po ju nga e dini zonja Ministre?
-Po unë ndaj jam Ministre e Kulturës, o Kaso. Pikturat e Ramës tregojnë talentin e artistëve tanë. Po s’i dita unë shifrat, kush mund t’i dijë tjetër. Unë dhe zoti Arben Ahmetaj i dimë.
-Po zoti Ahmetaj ç’ne, apo meqë kur zoti Rama shet pikturat, i deklaron te tatimet?
-Zoti Ahmetaj ka qënë shpesh herë prezent kur zoti Rama ka shitur pikturat e tij, Kaso.
-Ç’ne, apo kështu ka rënë rasti?
-Sa herë vijnë investitorë të huaj që duan të marrin me konçension diçka nga ne, i pret Beni në zyrë. Pasi bëjnë muhabetet, zoti Ahmetaj ju tregon pikturat e Kryeministrit. Investitorët i pëlqejnë shumë. Blejnë disa të tilla me vlerat që të thashë, e pastaj kalojnnë të zyra e zotit Rama ku hidhet firma. Investitorët turq për shembull lënë kokën në tepsi për pikturat e Ramës.
-Pasi i blejnë, ç’bëjnë me ato piktura zonja Kumbaro?
((Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *