Le të flasim me sinqeritet dhe me zemër në dorë. Përsa i përket seksit, çështja nuk është sa herë bën, por si e bën. Ti mund të kesh një lidhje të sapokrijuar dhe të bësh seks sa herë të duash, ama çështja është të mos ndjekësh traditat, por të kesh fantazi dhe krijimtari. Sigurisht që e kuptojmë se ke një ditë të ngarkuar, e cila të detyron të vraposh si e çmendur, por të themi veç një gjë, të cilën duhet ta ngulitësh mirë në tru: Seksi është një kënaqësi, gjë që do të thotë se, nëse e bën thjesht sepse duhet bërë, më mirë të mos e bësh fare dhe të shkosh të flesh, sepse nuk ka gjë më të keqe për një burrë, sesa të kuptojë se partnerja e tij bën seks nga detyrimi. Nëse, përkundrazi, u përket atyre që e konsiderojnë seksin si një kënaqësi supreme dhe duan çdo herë të provojnë eksperienca të reja që ta bëjnë atë më interesant dhe të nxehtë, të ofrojmë disa këshilla bazë, të cilat, çdo grua me eksperiencë, e pavarur dhe sensuale, duhet t’i provojë të paktën një herë në jetë…

1. Bëhu egoiste
E dimë që dëshiron që partneri t’ia kalojë mirë dhe të pëlqen të shohësh kënaqësinë në fytyrën e tij, por ka ardhur momenti të shohësh pak edhe veten dhe të bëhesh më egoiste sesa ke qenë ndonjëherë. Vër mbi të gjitha dëshirat dhe nevojat e tua dhe detyroje (edhe ai, dakord do të jetë), që t’i dedikohet ekskluzivisht vetëm kënaqësisë tënde. Nuk thamë që kjo të bëhet zakon, por ndonjëherë ti mund t’i kujtosh se cili e thotë fjalën e fundit në seks. Ti, domethënë!

2. Zgjidh të brendshmet
Po ta themi në mënyrë diskrete dhe sa më ëmbël të mundemi, që mos të të shqetësojmë. Edhe nëse keni vite bashkë, edhe nëse ai njeh çdo shenjë dhe nishan të lëkurës tënde, edhe sikur ta dijë përmendësh ditën dhe orën që do të të vijnë periodat, apo di që ti do të shkosh në tualet tani që të depilohesh, është e domosdoshme të mos i veshësh më ato mbathjet qesharake dhe të liruara kur bëni seks dhe ta rinovosh garderobën tënde brenda pak ditëve. Mbase ai të dëshiron, nuk themi, por nëse do të veshësh të brendshme seksi, do të të vlerësojë edhe më shumë. Për ato më guximtaret ka lloj-lloj të brendshmesh, të cilat do t’i krijojnë një atmosferë risie në seks dhe në lidhjen tuaj. Vish njëherë të brendshme lëkure, mos ki frikë!

3. Shih filma porno
Kurrë nuk e kemi kuptuar pse ka mbijetuar mendimi idiot se gratë nuk shohin porno, bile se e urrejnë atë. Jepi fund seriozitetit tënd të tepruar e të bërit gjoja dhe sonte shijo një film seksi me partnerin, protagonistet e të cilit të jenë të veshura vetëm me gjërat e domosdoshme dhe puna e kostumierit të filmit të jetë e tepërt. Aq më mirë nëse zgjidhni film me… hamendësime. Jo për gjë, por sa më shumë ta vononi aktin, aq më mbresëlënës do të jeni në vazhdim.

4. Le të flasim për gruan… dominante
Në rregull, mundet që ky nuk është stili yt dhe mbase të pëlqejnë në përgjithësi gjërat e thjeshta dhe tradicionale, por të paktën një herë nxirr femrën e prapë që fsheh brenda. Sigurisht, duhet të futësh në punë edhe disa materiale nga dyqani i seksit (sex shop), sepse gruaja dominante shoqërohet gjithmonë nga aksesorët e vet dhe sigurisht që duhet të tregohesh e… pamëshirshme me të. Diçka na thotë se do t’i pëlqejë dhe do ta rikërkojë, prandaj ruaji aksesorët edhe për herën tjetër. Nëse nuk ka herë tjetër, mos u shqetëso, mund t’i përdorësh për karnavale…

5. Mos ndiq medoemos orgazmën
E kuptojmë se seksi pa orgazmë është si gjella pa kripë, si vera pa det, si çmimet Oskar pa kandidaturën e Meril Stripit, etj. Me gjithë këto, mbase ka ardhur momenti të relaksohesh e të përqendrohesh tek udhëtimi dhe jo te destinacioni. Mbase është kjo mënyra e vetme për të arritur më në fund tek Itaka jote, pra, të arrish atë që dëshiron, pa u nervozuar dhe stresuar. Në fund të fundit, pranoje se një mbrëmje të caktuar mund të mos jesh në qejf për të arritur orgazmën. Gjëra që ndodhin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *