Në këtë shkrim, do t’ju prezatojmë me pesë qytete romantike që ndryshojnë nga ato klasiket, domethënë nga Parisi, Venecia, etj. Pesë alternativa që bëni mirë t’i merrni parasysh nëse kërkoni një romancë të veçantë…

 

  1. Vienë, Austri

Austria mund të duket paksa e rreptë, por kryeqyteti i saj ka shumë vende romantike. Atje mund të bëni një shëtitje në qytetin e vjetër, të shëtisni me anije mbi Danub, të kaloni një mbrëmje në heuriger (taverna austriake me verë lokale). Nëse doni të shëtisni me varkë, ka restorante që përgatisin një kanistër pikniku, nëse e lejojnë koha dhe temperaturat. Ka vende të ndryshme për piknik, ku mund të drekoni me partnerin/en tuaj, me pamje nga ku mund të shohësh gjithë Vienën.

 

  1. Zyrihu, Zvicër

Është një nga qytetet më të bukura të Zvicrës, ndërsa disa e quajnë kryeqyteti i vendit, duke lënë mënjanë Bernën. Shumë gjëra romantike mund të bëni në Zyrih, si të shëtisni në rrugët piktoreske të qytetit të vjetër, të kaloni të kapur përdore në rrugët me kalldrëm rreth lumit Limat dhe të hyni në baret e xhazit e në kafenetë e tij, si edhe të shëtisni me barkë në liqenin e Zyrihut. Pini verë zvicerane, shijoni një fondy (zhyten copa buke në djathin e shkrirë) dhe sigurisht, mos harroni edhe çokollatat e famshme të këtij vendi. Nuk ka romancë pa çokollatë.

 

  1. Klevan, Ukrainë

Një udhëtim në Klevan të Ukrainës mbase mund ta zhgënjejë partnerin/en tuaj, sepse nuk do të gjente ndonjë gjë veçanërisht romantike në këtë qytet të vogël të Ukrainës perëndimore. Megjithatë, atje ndodhet një tunel shumë i bukur, i quajtur “tuneli i dashurisë”, i cili dikur ka qenë një rrugë hekurudhore, por tani është bërë një nga vendet më romantike në botë. Shkaku është se trenat dhe natyra rrotull shinave kanë marrë formën e trenit që dikur kalonte aty dhe që kontribuoi në zhvillimin e vendit, duke krijuar kështu një tunel të mbyllur, të gjelbër, veçanërisht popullor te të dashuruarit. Thuhet gjithashtu se, nëse dy të dashuruar e duan vërtet njëri-tjetrin dhe kalojnë në tunel të kapur dorë për dore, dëshirat e tyre do të plotësohen. Rekomandohet për romantikët e pashërueshëm.

 

  1. Bryzh, Belgjikë

Ky është një nga qytetet e pakta që realisht mund të “dehë” një çift të dashuruar dhe ta nxjerrë nga realiteti. Si fillim, qyteti është i vogël, gjë që do të thotë se nuk do të kaloni shumë kohë duke parë atraksionet e tij. Përveç kësaj, Bryzhi konsiderohet si një nga qytetet mesjetare më të mirëmbajtura të Evropës, gjë që përbën një garanci se do ta përjetoni historinë tuaj të dashurisë, duke ndjekur njëri-tjetrin në rrugët me kalldrëm, kanalet e bukura, urat e gurta, etj. Çokollata nuk mungon edhe këtu, meqë Belgjika është pa dyshim shtëpia e çokollatës cilësore dhe, përsa i përket ushqimit, ai është i shkëlqyer. Mendoni që Bryzhi ka 16 restorante të pajisura me yje Mishelin. Ju bëftë mirë, atëherë!

 

  1. Ljubljana, Slloveni

Kryeqyteti i Sllovenisë është me të vërtetë romantik dhe ndërsa të tjerët presin biletat për në Venecia, ju tregohuni origjinalë dhe drejtohuni tek ai. Ajo që themi se “ndjehet atmosfera e dashurisë” vërtetohet më së miri në Ljubljanë, me kafenetë e saj të hapura, këshjellën, rrugët historike dhe energjinë e saj rinore. Shpirti romantik i qytetit është në fakt lumi i saj, Ljubljanica, i cili përshkon qytetin nën urat piktoreske (kërkoni urën e dashurisë, me drynët e varur në hekurat e saj dhe çiftet e shumta që shëtisin në të), që ju nevojitet për fotografi romantike. Në lumë mund të bëni edhe shëtitje me barkë, sepse kështu do ta shihni qytetin nga një këndvështrim tjetër, por një vend i bukur e romantik është edhe sheshi qëndror me statujën e poetit Franc Presheren, një nga poetët me romantikë evropianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *