Pengojeni veprimin plakës të kohës, rinovohuni dhe ndihuni të freskët, duke pasur si udhërrëfyes planetin e shenjës suaj. Disa hapa të thjeshtë, duke u bazuar te shenja juaj, do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim…

Dashi
Tregojini fytyrës suaj sa e doni, duke u kujdesur për të. Shenja juaj ka lidhje të drejtpërdrejtë me kokën dhe ju dukeni më seksi kur tonifikoni lëkurën e fytyrës e nxirrni në pah flokët dhe gushën, me një shall të bukur, me një kapëse, ose me një kapele shik. Eksperimentoni!
Kujdesuni edhe për trupin dhe mos e fshihni atë. Lërini mënjanë rrobat e gjera dhe nxirrni në pah feminilitetin tuaj. Lëreni të lirë entuziazmin, energjinë, aftësinë tuaj komunikuese. Ju e dini që dukeni më e bukur dhe seksi kur nxirrni në pah temperamentin tuaj mesdhetar!
Bëni fizkulturë me intensitet dhe me këmbëngulje. Sinkronizojeni trupin me trurin dhe mësoni ta kanalizoni ashtu siç duhet energjinë tuaj të madhe. Gjeni moton tuaj dhe lëvizjen tuaj karakteristike. Një buzëqeshje e prapë, një shkelje syri në momente të caktuara, një lëvizje e kokës, një këngë apo një frazë mund të bëhen firma juaj personale. Gjejeni dhe përdoreni!

Demi
Rregulloni dollapin dhe rinovoni stilin tuaj. Bëni vend për rroba dhe aksesorë të rinj, duke hedhur ato që nuk i vishni më. Vishni cohëra të buta; në vend të poliesterit dhe sintetikeve zgjidhni pambukun, satenin dhe mëndafshin, mbase edhe kashmirin, që do t’ju bëjnë të dukeni më e bukur dhe më e nxehtë, duke rrezatuar ngrohtësi!
Zbukurohuni me një varëse, ose një shall të mëndafshtë që jua zbukurojnë gushën dhe i tërheqin menjëherë vështrimet e të tjerëve. Filloni menjëherë dietë. Klima e ftohtë stimulon oreksin. Përpiquni t’i përmbaheni dietës, organizohuni dhe mësoni të zbatoni disa rregulla të thjeshta dhe të lehta për të qenë në formë.
Pyesni Afërditën! Shenja juaj ka lidhje të drejtpërdrejtë me perëndeshën e lashtë të daashurisë. Shikohuni pra, në pasqyrë dhe pyesni veten: “Çfarë do të bënte në këtë rast Afërdita?”, dhe ajo do t’ju udhëheqë!

Binjakët
Ndryshoni ngjyrat. Ashtu si mëma natyrë ndryshon ngjyrë çdo stinë, edhe ju duhet ta rinovoni shpesh gamën e ngjyrave që ju rrethon. Kujdesuni për duart, gishtat dhe thonjtë. Zbukurojini ato me unaza, byzylykë dhe aksesorë të tjerë, sepse ato bien më parë në sy te ju.
Mos harroni veten tuaj binjake seksi dhe të prapë! Çdo Binjak ka alter egon e vet. Mbase ai është i papërshtatshëm në disa raste, por me siguri zotëron disa cilësi, të cilat duhet t’i fusni në jetën tuaj të përditshme. Fillojeni duke veshur rroba joshëse në jetën e përditshme! Filloni të lexoni kudo dhe kurdoherë, sepse ju shton finesë dhe sharm. Planifikoni një fundjavë plot çmenduri, qejf dhe marrëdhënie publike të domosdoshme. Keni nevojë për shoqëri dhe marrëdhënie publike për të bërë karrierën tuaj të bëjë përpara. Pse, më të mira janë të tjerat?

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *