Viti 2015 po afrohet dalëngadalë dhe ne jua sjellim fare pranë, me horoskopin tonë! Lexoni, pra, ç’thonë yjet për ju në vitin që vjen në fushën e dashurisë, punës, parave, formës dhe shëndetit…

DASHI
Dashuria: Një vit i fuqishëm për ju, 2015-a! Për beqarët parashikohen takime të bukura që do të zgjojnë një sensualitet të pazakontë. Mund t’ju rrëmbejë entuziazmi, prandaj mundohuni t’i mbani këmbët në tokë. Përfitoni nga momenti i tanishëm. Çiftet do t’i karakterizojë një dëshirë krijuese për të rindezur flakën paksa të shuar. Shtoni darkat romantike nën dritën e qirinjve, zbuloni përkëdhelje të reja dhe kaloni një fundjavë në një vend romantik, vetëm për vetëm të dy. Momente ideale për të kapërcyer vështirësitë e vitit të kaluar. Vëruani veshin dëshirave tuaja dhe mbi të gjitha, zbavituni!
Puna-paratë: Projekte, projekte, projekte! Do të jetë një vit i mbarë për financat tuaja, sepse investimi që keni bërë në punë, do të japë frytet e veta. Është momenti ideal për të bërë një bilanc të situatës ku ndodheni, të mendoni një punë të re në përputhje me kompetencat e dëshirat tuaja dhe, pse jo, të keni një bashkëpunim të frytshëm. Mos u zini besë këshilltarëve të këqinj, por vetëm instiktit tuaj. Parashikohet një ndërrim shtëpie, apo një blerje; mund të gjeni atë që ëndërronit prej kohësh. Shumë gjëra do të lëvizin këtë vit. Lejtmotivi juaj: Të evitoni qëndrimin në vend dhe të ndiqni rrjedhën e gjërave, pa u nxituar!
Shëndeti dhe forma: Fillimi i vitit do të jetë paksa i ngadaltë dhe mund të ndjeheni i lodhur, paksa i trishtuar e i deprimuar. Me ardhjen e pranverës, sapo të çelin lulet, morali juaj do të gjallërohet, do të jeni në formë të shkëlqyer dhe pastaj, hajde t’ju mbash! Rifilloni që tani të ushqyerin e shëndetshëm dhe merruni me një aktivitet sportiv. Evitoni teprimet, gjellët shumë të rënda dhe do ta shihni sa shpejt do të riktheheni në formë. Përsa i përket shëndetit, mund të keni probleme të vogla me dhëmbët, të cilëve duhet t’u kushtoni shumë kujdes. Mos i lini pas dore, por shkoni te dentisti, qoftë edhe për t’i kontrolluar.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë: Vitin 2015 do ta përballoni me dëshirë dhe vrull. Kështu, 2015-a do të kalojë plot entuziazëm, dinamizëm dhe formë të shkëlqyer
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë: Do të keni rast të vini në jetë disa projekte tuajat dhe do ta riorientoni jetën tuaj, ashtu si e dëshironi.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë: Do të keni plot ide krijuese në kokë dhe nuk do të hezitoni t’i ndani me njerëzit që ju rrethojnë, apo bashkëpunëtorët. Në përgjithësi, do të jetë një vit i shkëlqyer për ju.
Njerëz të famshëm të shenjës së Dashit:
Viktoria Bekham, Xhejms Franko, Leiton Mister, Robert Dauni Jr, Kristen Stjuart, Ema Uatson, Mark Xhakobs, Riz Uidhërspun, Alek Balduin, Kira Najtli, Rasëll Krou, Alesandra Ambrozio, Zhan Pol Belmondo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *