Ahmedi takohet me Selimin e Sokollun. Selimi e pyet Ahmedin nëse i ka thënë Bejazitit të largohet dhe Ahmedi i thotë se tashmë ai është bërë gati. Selimi i kërkon që ai të mos e kuptojë se kjo është një lojë që i është bërë atij. Ahmedi i thotë se Bejaziti as që dyshon dhe se Sulltani ka urdhëruar që të ndërhyhet në këtë revoltë. Sokollu thotë se Bejziti nuk ka për të luftuar kundër atyre që e donin Mustafain. Selimi është i lumtur që Bejaziti po marshon drejt fatit të tij të keq.

Bejazidi i thotë se ëmës se Selimi do t’i tregojë Sulltanit për martesën e tij me Hurixhihanin dhe atëhere do të nisë vërtet armiqësia mes tyre.

Fahrija i jep një pije Hyrremit dhe i thotë se ka disa dokumente që ajo duhet t’i shohë. Hyrremi i kërkon që t’ia sjellë. Zymbyli vjen dhe e informon se ka ardhur ta takojë Nurbanuja. Hyrremi i thotë Nurbanusë se është e ndërgjegjshme për fuqinë që ajo ka mbi Selimin dhe se pikërisht për këtë arsye ka bërë të mundur që ata të dy të bëheshin bashkë, por nuk ishte detyra e saj të ndizte flakën në marrëdhënien mes dy vëllezërve, por ta mbronte trashëgimtarin nga armiqtë.

Hyrremi i thotë se e di që ka qenë ajo që e ka sjellë Hurixhihanin aty dhe i thotë se nëse do të vazhdojë në këtë rrugë që ka nisur, ajo vetë me duart e veta do ta hedhë në ujërat e Bosforit. Nurbanuja gjunjëzohet në këmbët e saj dhe i kërkon të falur. Ajo i thotë se Selimi është shumë i palumtur dhe ka nevojë për mbështetjen e së ëmës.

Ndërkohë, Gylfemi, Fatma dhe Huirixhihani janë së bashku. Kjo e fundit, për herë të parë nis të dyshojë te Fatma dhe te sjellja e saj.

Hyrremi pyet Zymbylin se përse donte ta takonte Rustemi dhe ai i thotë se me siguri për arsye të vdekjes së Sinanit, që e ka prekur jashtë mase.

Nurbanuja i thotë Selimit se Hyrremi tashmë e ka harruar premtimin që i ka dhënë se do ta mbështesë drejt fronit. Selimi i thotë se e di prej kohësh këtë gjë dhe se tani nuk ka nevojë për mbështetjen e saj, por do të dijë t’i drejtojë vetë punët e veta…

Rustemi takohet me Hyrremin. Rustemi e pyet se cila është zgjedhja e saj, Bejaziti apo Selimi dhe ajo i thotë se nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje mes fëmijëve të saj. Rustemi i thotë se herët a vonë, do të jetë e detyruar ta bëjë këtë zgjedhje!

Sulejmani po mjekohet nga mjeku i tij dhe ndërgjegjësohet se ka dy vjet që po jeton larg qytetit dhe gruas që do. Ai jep urdhër të kthehen në qytet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *