{"id":9996,"date":"2015-07-15T19:00:11","date_gmt":"2015-07-15T17:00:11","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9996"},"modified":"2015-07-15T12:54:17","modified_gmt":"2015-07-15T10:54:17","slug":"me-lane-qe-te-dy","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/me-lane-qe-te-dy\/","title":{"rendered":"M\u00eb lan\u00eb q\u00eb t\u00eb dy&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E nderuar redaksi e gazetes! Historit\u00eb q\u00eb lexoj vazhdimisht n\u00eb faqet tuaja her\u00eb m\u00eb duket sikur ngjajn\u00eb p\u00ebr nga brengat me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn e her\u00eb ndryshojn\u00eb, por fatet k\u00ebshtu jan\u00eb: Ngjajn\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve e ndryshojn\u00eb n\u00eb detaje. Duket sikur po kund\u00ebrshtoj veten me k\u00ebto q\u00eb po them, por kur t\u00eb lexoni historin\u00eb time t\u00eb n\u00ebnt\u00eb viteve t\u00eb fundit, do t\u00eb m\u00eb besoni.<\/p>\n<p>Jam nga nj\u00eb qytet jo shum\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme dhe jam rritur n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb qet\u00eb. Prind\u00ebrit e mi kan\u00eb punuar gjith\u00eb jet\u00ebn dhe kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pavar\u00ebsisht se pa shkoll\u00eb. Babai im ka qen\u00eb shofer, nd\u00ebrsa mamaja ime ka qen\u00eb n\u00eb infermiere n\u00eb spital. Un\u00eb jam f\u00ebmija i madh dhe kam edhe nj\u00eb v\u00eblla e nj\u00eb mot\u00ebr. Tashm\u00eb un\u00eb jam dyzet vje\u00e7e dhe jetoj n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb sip\u00ebr thash\u00eb q\u00eb jam rritur n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb qet\u00eb. Prind\u00ebrit e mi kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, por jo shum\u00eb modern\u00eb apo t\u00eb pash\u00ebm apo si mund ti quani. Kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz t\u00eb respektuesh\u00ebm dhe t\u00eb respektuar p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb patur, por jo persona q\u00eb t\u00eb binin n\u00eb sy. Edhe un\u00eb me v\u00ebllain e motr\u00ebn trash\u00ebguam nga prind\u00ebrit jo vet\u00ebm karakterin e paqt\u00eb, por edhe pamje m\u00eb se normale. Nuk mund t\u00eb them se kemi qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar, por as t\u00eb bukur q\u00eb t\u00eb binim n\u00eb sy jo. N\u00eb shkoll\u00ebn tet\u00ebvje\u00e7are t\u00eb tre kemi qen\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, por n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme asnj\u00ebri nuk kemi ndritur. Edhe n\u00eb shoq\u00ebri kemi qen\u00eb natyra t\u00eb t\u00ebrhequra. Un\u00eb si m\u00eb e madhja, pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb babait tim shkova n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe e mbarova me rezultate jo shum\u00eb t\u00eb mira. Pasi mbarova shkoll\u00ebn, fillova pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb ekonomike af\u00ebr qytetit tim dhe na dha goxha dor\u00eb edhe rroga ime n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Si t\u00eb gjitha vajzat, edhe mua t\u00eb qenit n\u00eb pun\u00eb m\u00eb b\u00ebri q\u00eb t\u00eb rrija para pasqyr\u00ebs pak m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebshtu fillova t\u00eb vishesha edhe m\u00eb bukur, t\u00eb krihesha m\u00eb bukur dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ndryshova p\u00ebr mir\u00eb. Shkoll\u00ebn e mesme e kisha mbaruar duke patur komplesin e t\u00eb sh\u00ebmtuar\u00ebs, por n\u00eb fakultet ndryshova. Megjith\u00ebse edhe vet\u00eb e pranoja ndryshimin, sjellja me ndershm\u00ebri (n\u00eb mund ta quaj k\u00ebshtu) m\u00eb ishte rr\u00ebnjosur aq shum\u00eb nga familja ime sa mbarova shkoll\u00ebn e lart\u00eb dhe nuk zura t\u00eb dashur. Po prisja princin e kalt\u00ebr n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb fshati ku un\u00eb fillova pun\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu vazhdova edhe p\u00ebr nj\u00eb vit e gjys\u00ebm si ekonomiste, duke qen\u00eb nd\u00ebr punonj\u00ebset m\u00eb t\u00eb rregullta e shoq\u00ebruar gjithmon\u00eb n\u00eb grup, pa i l\u00ebn\u00eb shteg askujt q\u00eb t\u00eb m\u00eb fliste apo shikonte. Pra, duke zbatuar rregullin e \u201cart\u00eb\u201d t\u00eb nderit, isha e izoluar nga kushdo. Por, edhe me k\u00ebt\u00eb izolim n\u00eb stafin ku punoja kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy p\u00ebr mir\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb flisnin e respektonin. Nj\u00ebri nga koleg\u00ebt e mi, konkretisht shefi i financ\u00ebs, Dilaveri, nj\u00eb dit\u00eb, pas p\u00ebrsh\u00ebndetjes s\u00eb p\u00ebrhershme m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Bija ime, dua t\u00eb t\u00eb them di\u00e7ka, por nuk mundem k\u00ebtu n\u00eb zyr\u00eb. Mund ta b\u00ebjm\u00eb rrug\u00ebn deri tek autobusi bashk\u00eb dhe t\u00eb ta them shkurtimisht?<\/p>\n<p>&#8211; Dakord, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; por p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh e ndjeva se u skuqa sikur po b\u00ebja ndonj\u00eb pakt turpi. Ai ishte rreth t\u00eb gjasht\u00ebdhjetave dhe ishte burr\u00eb shum\u00eb serioz, por un\u00eb isha shum\u00eb e turpshme.<\/p>\n<p>Pasi mbaruam pun\u00ebn, u bashkuam me pes\u00eb koleg\u00eb dhe u nis\u00ebm p\u00ebr te stacioni i autobusit q\u00eb e kishim rreth gjys\u00ebm ore larg. Rrug\u00ebs, kolegu im u nda nga tre t\u00eb tjer\u00ebt dhe m\u00eb filloi menj\u00ebher\u00eb muhabetin q\u00eb kishte nisur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ajo q\u00eb dua t\u00eb t\u00eb them ka lidhje me djalin e kush\u00ebririt tim. E kam kush\u00ebri t\u00eb par\u00eb t\u00eb atin e k\u00ebtij djalit q\u00eb dua t\u00eb futem shkues p\u00ebr ty. Ti m\u00eb dukesh vajz\u00eb serioze dhe mendoj se mund t\u00eb shkoni m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Djali i kush\u00ebririt tim jeton n\u00eb Greqi prej 13 vitesh, \u00ebsht\u00eb i stabilizuar me pun\u00eb e dokumente dhe \u00ebsht\u00eb djal\u00eb i rregullt. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, edhe mua po m\u00eb vjen pak zor t\u00eb t\u00eb them gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, por besoj se mosha ime ma lejon t\u00eb flas me ty si vajz\u00ebn time. Ti mendohu, pyet prind\u00ebrit dhe ndonj\u00eb dit\u00eb i them kush\u00ebririt tim. Pastaj t\u00eb pyesim edhe se mos jeni kush\u00ebrinj apo miq\u00ebsi dhe kur t\u00eb vij\u00eb djali nga Greqia, t\u00eb takoheni dhe vendosni bashk\u00eb ju t\u00eb dy. Por dua q\u00eb ky muhabet t\u00eb mos dal\u00eb jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnde. Edhe un\u00eb kam dy vajza dhe mua s\u2019m\u00eb vjen mir\u00eb t\u00eb m\u2019i p\u00ebrfol\u00eb askush ato. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr ty. E mbylla me kaq fjalimin tim \u2013 tha dhe eci rresht me mua.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk di si t\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjem, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; por do mendohem. &#8211; Dhe ne u bashkuam me koleg\u00ebt e tjer\u00eb pa arritur t\u00eb stacioni i autobusit. Kur arrita n\u00eb sht\u00ebpi i tregova mamas\u00eb p\u00ebr \u00e7ka kisha folur me kolegun.<\/p>\n<p>&#8211; Po ishalla po t\u00eb del ndonj\u00eb fat i mir\u00eb, moj bij\u00eb! &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n<p>U p\u00ebrpoqa t\u00eb harroja ato q\u00eb fola me kolegun tim, por e pamundur, skuqesha sa her\u00eb q\u00eb e shikoja n\u00eb shkoll\u00eb. Pas dy jav\u00ebsh kur erdhi im at\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi tha q\u00eb kishin pir\u00eb kafe me Dilaverin. Ai ia kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha atij, kishin folur edhe se mos ishim kush\u00ebrinj dhe kishte marr\u00eb vesh se djali i kush\u00ebririt t\u00eb Dilaverit vinte n\u00eb Shqip\u00ebri pas dy jav\u00ebsh.<\/p>\n<p>Dy jav\u00ebt kaluan shum\u00eb shpejt dhe nj\u00eb m\u00ebngjes Dilaveri rrug\u00ebn n\u00eb autobus e b\u00ebri me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb s\u2019e kisha par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Ma mori mendja se kush ishte. Gjith\u00eb rrug\u00ebn mezi i ngrita syt\u00eb nj\u00eb her\u00eb nga dritarja dhe rrug\u00ebn e b\u00ebra me dy kolege t\u00eb miat q\u00eb jan\u00eb natyra t\u00eb qeshura e t\u00eb zhurmshme. Doja t\u00eb fshihesha, aq turp kisha! Pasi mbaruam pun\u00eb, si gjithmon\u00eb u kthyem me autobus dhe profesori m\u00eb tha se donte t\u00eb pinim kafe mbasdite n\u00eb qytet bashk\u00eb me djalin e kush\u00ebririt.<\/p>\n<p>Mbasdite, ashtu me k\u00ebmb\u00eb e duar q\u00eb m\u00eb dridheshin, dola dhe shkova te kafja ku e kishim l\u00ebn\u00eb. I gjeta n\u00eb kafe kolegun dhe djalin p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb kishte folur. U takuam dhe shk\u00ebmbyem p\u00ebrsh\u00ebndetjet e rastit. Sigurisht q\u00eb muhabetin e kurdisi gjith\u00eb koh\u00ebn kolegu dhe duke m\u00eb njohur edhe mua sa e turpshme isha, m\u00eb nxori nga situata edhe kur skuqesha.<\/p>\n<p>Pas nja nj\u00eb ore e gjys\u00ebm u \u00e7uam, por kush\u00ebriri, si djal\u00eb i shkath\u00ebt, i tha Dilaverit:<\/p>\n<p>&#8211; Sikur t\u2019i marr numrin e telefonit k\u00ebsaj koleges t\u00ebnde? Do ma jap\u00ebsh ti numrin e saj apo t\u2019ia marr asaj?<\/p>\n<p>Ashtu me t\u00eb qeshur e me t\u00eb skuqur bashk\u00eb i dhash\u00eb numrin dhe pas pes\u00eb minutash me erdhi mesazhi i par\u00eb i Nikut. K\u00ebshtu, mesazh pas mesazhi, at\u00eb pasdite e vendos\u00ebm q\u00eb do t\u00eb takoheshim prap\u00eb pas dy dit\u00ebsh. Her\u00ebt e tjera fol\u00ebm e u takuam vet\u00ebm ne t\u00eb dy dhe p\u00eblqimi qe i dyansh\u00ebm. Ai iku n\u00eb Greqi pas pes\u00eb jav\u00ebsh dhe ne vazhduam me telefon edhe p\u00ebr shtat\u00eb muaj t\u00eb tjer\u00eb. Kur Niku erdhi pas shtat\u00eb muajsh, telefonatat tona u finalizuan me fejes\u00ebn ton\u00eb. Pas fejese, ai ndenji nj\u00eb muaj e gjys\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. I takoi t\u00eb ishte ver\u00eb kur edhe ne kishim pushime t\u00eb gjata. K\u00ebto ishin pushimet e para q\u00eb i kaloja n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb djali. Sigurisht, ia kalonim mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, puthjet e p\u00ebrk\u00ebdheljet jo vet\u00ebm nuk m\u00eb mungonin, por m\u00eb dukej sikur po m\u00eb llastonte. Ndihesha e p\u00ebrk\u00ebdhelur nga fati. K\u00ebshtu vazhduam me Nikun p\u00ebr kat\u00ebr vite rresht t\u00eb fejuar. Ai pas fejes\u00ebs filloi t\u00eb vinte gjithmon\u00eb e m\u00eb shpesh. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ai ishte n\u00eb sht\u00ebpi, un\u00eb m\u00eb shum\u00eb rrija t\u00eb sht\u00ebpia e Nikut, por nuk ishte e th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb ecte deri n\u00eb fund. Nuk e di se si ndodhi, por Niku filloi t\u00eb mos m\u00eb merrte n\u00eb telefon, nuk erdhi as p\u00ebr Vitin e Ri q\u00eb ne e kishim vendosur t\u00eb martoheshim n\u00eb gjendje civile dhe t\u00eb fillonim procedur\u00ebn e dokumenteve. Shum\u00eb shpejt e kuptova se e kisha humbur. Pas nj\u00eb viti gjith\u00e7ka mbaroi. Prind\u00ebrit e tij erdh\u00ebn dhe me shum\u00eb turp than\u00eb vendimin e Nikut p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetuar me nj\u00eb greke. E \u00ebma e Nikut vet\u00ebm qante, nd\u00ebrsa i ati i tij tregoi se p\u00ebrse kishin ardhur.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb kisha zgjedhur nuse p\u00ebr t\u00eb pleq\u00ebruar, po \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj kur nuk m\u00eb pyesin? &#8211; m\u00eb tha mes ngash\u00ebrimeve. Nuk pranuan as t\u00eb pinin kafe. \u2013 Ju duhet t\u00eb na jepni helm, e jo kafe, &#8211; tha babai i Nikut dhe ata ik\u00ebn kokulur e t\u00eb vrar\u00eb po kaq sa prind\u00ebrit e mi.<\/p>\n<p>Kriz\u00ebn e ndarjes e kalova p\u00ebr gati dy vjet jo vet\u00ebm me dhimbje, por edhe me turp, se un\u00eb jetoja n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl. At\u00ebher\u00eb v\u00ebllai im q\u00eb ishte n\u00eb Lond\u00ebr tha se do blinte nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb e un\u00eb mund t\u00eb shkoja t\u00eb jetoja atje, me shpres\u00ebn se do ta kaloja jo vet\u00ebm kriz\u00ebn, por do kisha mund\u00ebsi t\u00eb njihja njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu ndodhi, pas dy vite e gjys\u00ebm ndarje, u njohja me kush\u00ebririn e nj\u00eb shoqes sime dhe shum\u00eb shpejt u fejuam. Jetova me t\u00eb fejuarin tim p\u00ebr afro dy vjet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllait tim. Shkonim edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb tij shum\u00eb shpesh p\u00ebr festa, edhe te t\u00eb mit\u00eb. Nuk kishim b\u00ebr\u00eb das\u00ebm dhe ceremoni martese n\u00eb bashki, por ne ishim shum\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Nj\u00eb her\u00eb Geni m\u00eb tha se i p\u00eblqenin f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb lutem, dua t\u00eb kem f\u00ebmij\u00eb&#8230; &#8211; dhe nd\u00ebrsa m\u00eb puthte, m\u00eb tha \u2013 e dua qysh tani!<\/p>\n<p>Shum\u00eb shpejt mbeta shtatz\u00ebn\u00eb dhe Geni u lumturua, ishte n\u00eb qiellin e shtat\u00eb. U tregoi prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe ata erdh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb na uruar p\u00ebr bebin dhe vendimin q\u00eb kishim marr\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Dometh\u00ebn\u00eb, tani e vendose t\u00eb mos ik\u00ebsh, &#8211; i than\u00eb ata Genit.<\/p>\n<p>&#8211; Ku do t\u00eb ik\u00eb? &#8211; pyeta &#8211; nuk kam d\u00ebgjuar asgj\u00eb p\u00ebr ikje.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, shpirt, \u00ebndrra ime \u00ebsht\u00eb Kanadaja, po dje m\u00eb than\u00eb q\u00eb nuk kam asnj\u00eb shans sepse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur shefi im nga lista q\u00eb i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar ambasad\u00ebs, &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte barkun tim.<\/p>\n<p>E fjeta mendjen dhe vazhdova ritmin tim t\u00eb pun\u00ebs. Shkoja e vija me autobus dhe kujdesesha q\u00eb t\u00eb mos shtypesha n\u00eb k\u00ebta autobus\u00ebt e tmerrsh\u00ebm ku hipim \u00e7do dit\u00eb. Isha n\u00eb muajin e pest\u00eb t\u00eb shtatzanis\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po kthehesha p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, kur n\u00eb autobus plasi nj\u00eb sherr mes nj\u00eb udh\u00ebtari me nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb e akuzonte se po e vidhte. Sherri i tyre p\u00ebrfundoi n\u00eb grushta e shtyrje dhe njer\u00ebzit nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb mbroheshin p\u00ebr vete, u shtyn\u00eb e u p\u00ebrplas\u00ebn tek un\u00eb fatkeqja. Them fatkeqja se at\u00eb dit\u00eb un\u00eb e humba bebin, megjith\u00ebse shkova menj\u00ebher\u00eb n\u00eb spital. Gjith\u00e7ka m\u2019u b\u00eb gri. Kur Geni arriti n\u00eb spital, ankthi i lexohej n\u00eb fytyr\u00eb. Mjeku, me nj\u00eb fjal\u00eb, i dha t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka kishte shkuar keq.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb, Geni u kujdes p\u00ebr mua sikur t\u00eb isha foshnje. M\u00eb p\u00ebshp\u00ebriste n\u00eb vesh gjith\u00eb koh\u00ebn se \u201cdo t\u00eb kishim f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr, mjaftonte t\u00eb b\u00ebhesha mir\u00eb. Pas gjasht\u00eb muajsh, doktori tha se mund t\u00eb tentojm\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr, do b\u00ebhesh mir\u00eb mos ki frik\u00eb\u201d. Un\u00eb nuk ndjeja vet\u00ebm dhimbjen p\u00ebr humbjen e bebit, kisha edhe nj\u00eb parandjenj\u00eb t\u00eb keqe. Dhe parandjenja ime u v\u00ebrtetua pas dy muajsh.<\/p>\n<p>&#8211; Shpirt, kam nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb dy, &#8211; m\u00eb tha Geni teksa hiqte k\u00ebpuc\u00ebt sapo hyri n\u00eb sht\u00ebpi. \u2013 Shefi im nuk mund t\u00eb ik\u00eb n\u00eb Kanada p\u00ebr probleme familjare, k\u00ebshtu q\u00eb do iki un\u00eb, besoj. Specializimi zgjat dy vjet dhe shpresoj t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb t\u00eb marr edhe ty e t\u00eb jetojm\u00eb atje. &#8211; Nd\u00ebrsa m\u00eb rrotullonte n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi e kuptova se e humba edhe Genin. Asgj\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhej q\u00eb t\u00eb shkoja edhe un\u00eb.<\/p>\n<p>Geni pas nj\u00eb muaji u nis p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb specializimin e tij n\u00eb Toronto. Fillimisht flisnim \u00e7do dit\u00eb, pastaj dit\u00ebt filluan t\u00eb largoheshin derisa nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha se ai nuk e shtynte dot m\u00eb vet\u00ebm dhe se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndaheshim sepse ai nuk do t\u00eb kthehej m\u00eb. E pranova ndarjen pa histerizma n\u00eb telefon, i urova fat, por me gjys\u00ebm z\u00ebri.<\/p>\n<p>Sot vazhdoj t\u00eb d\u00ebgjoj osh\u00ebtim\u00ebn e ziles s\u00eb telefonit, her\u00eb d\u00ebgjoj sikur m\u00eb flet Geni, me t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00ebmajlt\u00eb q\u00eb m\u00eb thoshte sa isha shtatz\u00ebn\u00eb, por ajo koh\u00eb e bukur mbaroi dhe un\u00eb jetoj e vetme n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllait tim. Tashm\u00eb, kam fituar imunitet q\u00eb t\u00eb mos i shoh si qenie njer\u00ebzore meshkujt sepse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb m\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb shpirtin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qelizat.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb vajzave u uroj t\u00eb ken\u00eb fat jo vet\u00ebm me njeriun e zemr\u00ebs s\u00eb tyre, por edhe me familjet sepse mua sot m\u00eb mban gjall\u00eb vet\u00ebm dashuria e prind\u00ebrve, v\u00ebllait dhe motr\u00ebs sime.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; E nderuar redaksi e gazetes! Historit\u00eb q\u00eb lexoj vazhdimisht n\u00eb faqet tuaja her\u00eb m\u00eb duket sikur ngjajn\u00eb p\u00ebr nga brengat me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn e her\u00eb ndryshojn\u00eb, por fatet k\u00ebshtu jan\u00eb: Ngjajn\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve e ndryshojn\u00eb n\u00eb detaje. Duket sikur po kund\u00ebrshtoj veten me k\u00ebto q\u00eb po them, por kur t\u00eb lexoni historin\u00eb time [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-9996","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9996\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}