{"id":9989,"date":"2015-07-15T15:00:57","date_gmt":"2015-07-15T13:00:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9989"},"modified":"2015-07-15T12:46:12","modified_gmt":"2015-07-15T10:46:12","slug":"aksidenti-qe-i-mori-jeten-mamit-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/aksidenti-qe-i-mori-jeten-mamit-tim\/","title":{"rendered":"Aksidenti q\u00eb i mori jet\u00ebn mamit tim"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb sapo mbarova vitin e fundit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme. Jam nj\u00eb hap larg t\u00eb ardhmes dhe un\u00eb e di se e kam t\u00eb sigurt t\u00eb ardhmen time, sepse jam nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb, por historia ime nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb ardhmen, por me t\u00eb shkuar\u00ebn, me momentin q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb ndjehesha njeriu m\u00eb fatkeq n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Isha vet\u00ebm 13 vje\u00e7, kur mami na mori n\u00eb telefon dhe na pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb po b\u00ebni?<\/p>\n<p>V\u00ebllai iu p\u00ebrgjigj: &#8211; Po rrim\u00eb e shohim televizor.<\/p>\n<p>V\u00ebllai \u00ebsht\u00eb 3 vjet m\u00eb i madh se un\u00eb. At\u00ebher\u00eb ai ishte 16 vje\u00e7 dhe un\u00eb, 13.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, m\u00eb dilni para se jam e ngarkuar dhe m\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt e mezi po vij.<\/p>\n<p>&#8211; Po pse je kaq e ngarkuar o ma? &#8211; i tha v\u00ebllai.<\/p>\n<p>&#8211; Mora disa kopje t\u00eb librit tim q\u00eb kam botuar dhe nga g\u00ebzimi i botimit mendova t\u2019i marr vet\u00eb. Po buk\u00eb keni ngr\u00ebn\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, akoma, po t\u00eb presim ty. &#8211; i tha v\u00ebllai dhe e mbylli telefonin. Pastaj m\u2019u drejtua mua: &#8211; Merr bi\u00e7iklet\u00ebn e dili para mamit te rruga, po mami m\u00eb porositi t\u00eb mos e kalosh rrug\u00ebn me bi\u00e7iklet\u00eb, se mos t\u00eb shtyp ndonj\u00eb makin\u00eb. Prite mamin te pallati af\u00ebr rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, porosit\u00eb e mamit ne t\u00eb dy i zbatonim pa b\u00ebr\u00eb as nj\u00eb e as dy. Un\u00eb dola nga sht\u00ebpia, i hipa bi\u00e7iklet\u00ebs e po prisja buz\u00eb rrug\u00ebs ku m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb mami. E pash\u00eb mamin kur po zbriste nga makina. I kishte duart plot me qese dhe dukej se mezi ecte. Po prisnim un\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb q\u00eb t\u00eb kalonte mami e mami nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb mbyllej semafori e t\u00eb kalonte. Ishte shum\u00eb e rregullt n\u00eb kalimin e rrug\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb na e thoshte ne gjithmon\u00eb, sa her\u00eb ishim bashk\u00eb: \u201cRespekto shenjat rrugore, vijat e bardha e semafor\u00ebt, se nuk ka \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn shoferi n\u00ebse futesh gabim!\u201d.<\/p>\n<p>Sapo u ndez semafori p\u00ebr t\u00eb kaluar, mami b\u00ebri t\u00eb ecte, por pas tre-kat\u00ebr hapash, nj\u00eb makin\u00eb e zez\u00eb e cila dukej se ishte e ndonj\u00eb njeriu q\u00eb nuk priste dot, e p\u00ebrplasi p\u00ebrtok\u00eb. \u00c7\u2019tmerr! Tani q\u00eb po e shkruaj m\u00eb duket sikur po e p\u00ebrjetoj p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb moment t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs sime. Lash\u00eb bi\u00e7iklet\u00ebn n\u00eb tok\u00eb e vrapova p\u00ebr te mami. Ajo ishte e shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe shum\u00eb njer\u00ebz e rrethuan menj\u00ebher\u00eb. Qeset me libra ishin hapur n\u00eb tok\u00eb dhe ajo ishte mes tyre. Tamam ashtu si\u00e7 donte gjithmon\u00eb: T\u00eb ishte e rrethuar nga librat! Kishte koh\u00eb q\u00eb merrej me shkrimin e k\u00ebtij libri dhe ishte \u00ebndrra e saj ta botonte.<\/p>\n<p>U afrova, por n\u00eb at\u00eb \u00e7ast polic\u00ebt na larguan t\u00eb gjith\u00ebve. Isha i vog\u00ebl dhe nuk e di pse nuk u thash\u00eb se isha i biri. E mor\u00ebn n\u00eb barrel\u00eb dhe e nis\u00ebn me ambulanc\u00eb. Un\u00eb fillova t\u00eb mblidhja librat se nuk e dija se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. Polici m\u00eb tha se ishin sendet e viktim\u00ebs e nuk duhej t\u2019i prekja.<\/p>\n<p>&#8211; Po ajo \u00ebsht\u00eb mami im! \u2013 i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu?! &#8211; tha ai i habitur, &#8211; po eja t\u00eb shkosh tek ajo pra, se na duhesh p\u00ebr t\u00eb lajm\u00ebruar t\u00eb af\u00ebrmit e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Polic\u00ebt i mblodh\u00ebn t\u00eb gjitha, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb mendova v\u00ebllain. Ai nuk dinte gj\u00eb e po na priste n\u00eb sht\u00ebpi. M\u2019u kujtua bi\u00e7ikleta. Vrapova aty ku e kisha l\u00ebn\u00eb. Nj\u00eb burr\u00eb po e v\u00ebshtronte dhe sapo e pash\u00eb, shkova ta merrja.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb lutem, ma jep bi\u00e7iklet\u00ebn. \u2013 i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ta ruaja se \u00ebsht\u00eb e atij djalit q\u00eb i vdiq n\u00ebna.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb \u00e7ast m\u2019u ndal fryma dhe me gjysm\u00eb z\u00ebri i thash\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb jam ai&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; O i shkreti ti, \u00e7\u2019t\u00eb ka gjetur!<\/p>\n<p>Mora bi\u00e7iklet\u00ebn dhe fjal\u00ebt e burrit m\u00eb osh\u00ebtinin n\u00eb vesh: \u201cVdekur\u2026\u201d. Si do t\u2019ia b\u00ebja un\u00eb pa mamin?<\/p>\n<p>Shkova n\u00eb sht\u00ebpi e v\u00ebllai u ngrit p\u00ebr t\u00eb puthur mamin, si gjithmon\u00eb. Ai doli n\u00eb korridor e m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7a ka? Ndaloi mami te dyqani?<\/p>\n<p>&#8211; Mamin e ka shtypur makina dhe e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb spital.<\/p>\n<p>&#8211; O idiot, \u00e7far\u00eb thua k\u00ebshtu? Mos b\u00ebj gallata t\u00eb tilla se\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb gallat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Eja shkojm\u00eb te spitali.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i ra kok\u00ebs me grushta dhe filloi t\u00eb b\u00ebrtiste me t\u00eb madhe. Pastaj u kujtua dhe mori babin n\u00eb telefon. Ai ia mbylli dhe i shkroi nj\u00eb mesazh ku i thoshte se ishte n\u00eb timon e nuk fliste dot. I hip\u00ebm t\u00eb dy bi\u00e7iklet\u00ebs e shkuam te spitali. Mamin e kishin futur n\u00eb sall\u00ebn e operacionit. Na pyet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit. E mbaj mend si tani v\u00ebllain me lot n\u00eb sy kur lajm\u00ebronte t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e mamit. Mbaj mend se thoshte:<\/p>\n<p>&#8211; Mami \u00ebsht\u00eb n\u00eb operacion, jemi te spitali\u2026<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb erdh\u00ebn sa hap e mbyll syt\u00eb. U mbush vendi me motrat e mbesat e nipat e mamit t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm qanin e na shikonin mua e v\u00ebllain si njer\u00ebzit m\u00eb pashpres\u00eb n\u00eb bot\u00eb. At\u00ebher\u00eb ende nuk e kuptoja shikimin e tyre, por tani e di se kishin t\u00eb drejt\u00eb. Vet\u00ebm babi ende nuk kishte ardhur. V\u00ebllai e provoi disa her\u00eb, por e kishte telefonin e fikur. Ia kishte b\u00ebr\u00eb edhe mamit t\u00eb qart\u00eb, po ashtu edhe v\u00ebllait, q\u00eb t\u00eb mos e merrnin n\u00eb telefon kur ishte n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mua nuk m\u00eb mbetet n\u00eb mendje pse nuk erdhi se ai kishte koh\u00eb q\u00eb nuk e donte m\u00eb mamin. Kishte koh\u00eb q\u00eb nuk tregonte asnj\u00eb shenj\u00eb dashurie p\u00ebr t\u00eb. Rrinte gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb pun\u00eb e nuk merrte pushim asnj\u00eb dit\u00eb. Edhe kur kishte ndonj\u00eb pushim, gjith\u00eb dit\u00ebn rrinte n\u00eb telefon e neve nuk na afronte aspak.<\/p>\n<p>Operacioni zgjati disa or\u00eb. Kur mjeku doli, u tha tezeve se mami ishte n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Sapo t\u2019i dilte narkoza, i tha t\u00eb futeshim brenda e t\u00eb flisnim me t\u00eb, ndoshta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Dhe ashtu ndodhi. Kur i doli narkoza, mbaj mend se na fut\u00ebn mua dhe v\u00ebllain brenda dhe na than\u00eb t\u2019i flisnim. V\u00ebllai i pari i foli, por ajo nuk i ktheu p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>&#8211; S\u2019ka gj\u00eb, flisni &#8211; tha tezja &#8211; se ju d\u00ebgjon.<\/p>\n<p>Mbaj mend v\u00ebllain q\u00eb kishte ulur kok\u00ebn te kraharori i mamit dhe qante me d\u00ebnes\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha par\u00eb t\u00eb qante. Un\u00eb i mbaja dor\u00ebn, por ajo ishte nj\u00eb dor\u00eb e ftoht\u00eb dhe pa jet\u00eb. Vet\u00ebm pak na lan\u00eb dhe na nxor\u00ebn jasht\u00eb. Kur dol\u00ebm, babi kishte ardhur. Ai mundohej t\u00eb justifikohej me t\u00eb af\u00ebrmit e mamit se kishte qen\u00eb me sh\u00ebrbim n\u00eb Durr\u00ebs, i kishte r\u00ebn\u00eb karikimi i telefonit e gj\u00ebra t\u00eb tilla. Mbaj mend fjal\u00ebt e gjyshit:<\/p>\n<p>&#8211; S\u2019ka gj\u00eb ishim ne k\u00ebtu! Tani futu dhe ti e fol me t\u00eb.<\/p>\n<p>E pse duhej t\u00eb futej babi? Ai gjithmon\u00eb e shante at\u00eb. Edhe p\u00ebr librin q\u00eb po botonte i thoshte \u201cke shkruar idiot\u00ebsira\u201d, madje nuk shkoi as ta ndihmonte q\u00eb t\u2019i merrte e ajo nga lodhja nuk e pa makin\u00ebn q\u00eb i mori jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Nejse, kaq e pati mami im, ajo q\u00eb m\u00eb donte me gjith\u00eb shpirt e madje dhe n\u00eb fjal\u00ebt e fundit q\u00eb na tha n\u00eb telefon, na pyeti a kishim ngr\u00ebn\u00eb buk\u00eb. Ajo q\u00eb \u00e7do minut\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj e jetoi p\u00ebr mua dhe v\u00ebllain. Edhe p\u00ebr babin, se i sh\u00ebrbente edhe kur ai e trajtonte si kafsh\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se e urrej babin, por m\u00eb kujtohet se dhe n\u00eb dit\u00ebt e ceremonis\u00eb mortore atij nuk i pushonte telefoni dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit thonin: &#8211; I shkreti ky, si do t\u2019i rris\u00eb f\u00ebmij\u00ebt i vet\u00ebm?<\/p>\n<p>Mami kishte vdekur e njer\u00ebzit mendonin p\u00ebr babin q\u00eb tani e kuptoj se kishte jetuar vet\u00ebm p\u00ebr vete. Ishte mami q\u00eb na kishte q\u00ebndruar gjithmon\u00eb af\u00ebr mua dhe v\u00ebllait. Pas nja nj\u00eb muaji, kur isha te gjyshja, d\u00ebgjova tezet tek flisnin. Nj\u00ebra tha:<\/p>\n<p>&#8211; Po motra jon\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Ajo ka vdekur tani &#8211; tha tjetra &#8211; duhet ta pranosh dhe ti. E dim\u00eb se ke qen\u00eb m\u00eb e lidhura me t\u00eb, por ai duhet t\u00eb martohet. Kush do t\u2019i mbaj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt? Ti? Ti ke sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde, n\u00eb dark\u00eb ai \u00ebsht\u00eb me ta.<\/p>\n<p>Aty kuptova se babi do martohej. Justifikimi ishim un\u00eb dhe v\u00ebllai. E mbaj mend si tani kur vrapova t\u00eb gjeja v\u00ebllan\u00eb, i cili kishte dal\u00eb me shok\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; Babi do martohet!<\/p>\n<p>&#8211; E di, &#8211; tha ai dhe nj\u00eb lot i rr\u00ebshqiti nga syt\u00eb. \u2013 ma tha tezja dje! S\u2019kemi \u00e7\u2019b\u00ebjm\u00eb ne t\u00eb shkret\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u2019u kujtuan fjal\u00ebt e atij burrit dit\u00ebn e aksidentit, kur m\u00eb tha si v\u00ebllai, \u201ci shkreti ti\u201d. As un\u00eb, as v\u00ebllai nuk b\u00ebm\u00eb asgj\u00eb, por pranuam fatin ton\u00eb. Babi sikur e kishte patur gati e disa dit\u00eb pasi u mbush\u00ebn t\u00eb 40-tat e mamit, ai e solli n\u00eb sht\u00ebpi gruan e re.<\/p>\n<p>Ajo mundohej t\u00eb tregohej e dashur me ne, por ne ende kishim t\u00eb fresk\u00ebt imazhin e mamit ton\u00eb. Un\u00eb ende nuk e kisha marr\u00eb veten nga ajo pamje makabre e dit\u00ebs s\u00eb aksidentit! M\u00eb shum\u00eb inat kisha babin. Ai sillej me gruan e tij komplet ndryshe nga \u00e7\u2019sillej me mamin. E donte, e ndihmonte n\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe nuk rrinte gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb pun\u00eb. Dilnin bashk\u00eb pasditeve, pra, ishin n\u00eb kulmin e lumturis\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllai m\u00eb shum\u00eb rrinte te njer\u00ebzit e mamit dhe m\u00eb pas shkoi me studime jasht\u00eb shtetit, nd\u00ebrsa un\u00eb jetoja me ta. Pas nj\u00eb viti un\u00eb u b\u00ebra me mot\u00ebr. Nuk e doja fare kur lindi, por m\u00eb pas u m\u00ebsova me t\u00eb dhe tani ndjej di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb shkoj te biblioteka dhe v\u00ebshtroj librat e mamit tim. Ajo e realizoi \u00ebndrr\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb botuar nj\u00eb lib\u00ebr, por nuk e g\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb sukses t\u00eb sajin. Tani, edhe po t\u00eb dua ta harroj, jan\u00eb librat e saj q\u00eb nuk m\u00eb l\u00ebn\u00eb. E si mund ta harroj at\u00eb q\u00eb m\u00eb pan\u00eb syt\u00eb at\u00eb dit\u00eb?!<\/p>\n<p>Tani dhe un\u00eb do t\u00eb konkurroj n\u00eb nj\u00eb universitet jasht\u00eb vendit q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtoj sadopak k\u00ebtij kujtimi t\u00eb tmerrsh\u00ebm, por p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb jam i sigurt: Nuk do t\u00eb gjej asnj\u00eb njeri n\u00eb bot\u00eb si mami im!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb sapo mbarova vitin e fundit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme. Jam nj\u00eb hap larg t\u00eb ardhmes dhe un\u00eb e di se e kam t\u00eb sigurt t\u00eb ardhmen time, sepse jam nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb, por historia ime nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb ardhmen, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-9989","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9989","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9989"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9989\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}