{"id":9943,"date":"2015-07-10T01:06:53","date_gmt":"2015-07-09T23:06:53","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9943"},"modified":"2015-07-10T01:07:46","modified_gmt":"2015-07-09T23:07:46","slug":"ditar-shkolle-ne-shkollen-shqiptare-nelonder-nga-anila-kadija","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/ditar-shkolle-ne-shkollen-shqiptare-nelonder-nga-anila-kadija\/","title":{"rendered":"Ditar shkolle. N\u00eb shkoll\u00ebn shqiptare n\u00eb Londer. Nga Anila Kadija"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/ANILA-2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-9945\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/ANILA-2-150x150.jpg\" alt=\"ANILA 2\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/a>Edhe pse kisha disa koh\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr nuk e dija se ekzistonte nj\u00eb shkoll\u00eb shqipe k\u00ebtu. U njoha me k\u00ebt\u00eb gjat\u00eb diskutimev\u00eb rreth k\u00ebtij projekti me shoqat\u00ebn \u201cArdhm\u00ebria\u201d. Duke e patur pasion mesimdh\u00ebnien dhe me q\u00eb vija nga nj\u00eb eksperienc\u00eb tjet\u00ebr po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme me shkoll\u00ebn shqipe \u201cScanderbeg\u201d t\u00eb Parm\u00ebs Itali, duke par\u00eb seriozitetin e projektit q\u00eb parashtroi drejtori, zoti Lutfi Vata, mendova t\u00eb ofroja vullnetarisht kontributin tim si m\u00ebsuese. Profesioni im si gazetare i p\u00ebrshtatet m\u00ebsmit t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb bukur shqipe nga f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb shkoll\u00eb gjeta m\u00ebsuese t\u00eb p\u00ebrkushtuara si Irida \u00c7oba. Nga buz\u00ebqeshja e saj t\u00eb pashtershme un\u00eb kuptova menj\u00ebher\u00eb se na bashkonte pozitiviteti baza e suksesit. Eksperienca dhe deshira ishin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe kjo b\u00ebri t\u00eb nisej nj\u00eb projekt i bukur m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe t\u00eb krijonim nj\u00eb skuad\u00ebr profesionist\u00ebsh bashk\u00eb me zonjat e zot\u00ebrinjt\u00eb Lutfi Vata, Aida Haziri, Irida \u00c7oba, Lulijeta Jaha, Ibadete Mustafa, Eda Osmanaj, Mirela Halili, Didi Gashi, Teuta Krasniqi, Erjona Tahiri, Eranda Henci, Ema Krasniqi, emra q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn shpesh nga prind\u00ebrit dhe f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vitit shkollor n\u00eb shkoll\u00eb dhe aktivitete jasht\u00ebshkollore. Qysh n\u00eb dit\u00ebt e para profesionalizmi yn\u00eb dhe programi I hartuar m\u00eb s\u00eb miri b\u00ebri q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb ambjentoheshin shpejt me ne. Kujtoj Er\u00ebn e ndrojtur, q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb u fut n\u00eb klas\u00eb p\u00ebrdore me n\u00ebn\u00ebn e saj, se nuk d\u00ebshironte q\u00eb ajo ta linte vet\u00ebm. Dal\u00ebngadal\u00eb Era e l\u00ebshoi dor\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj. Pas disa or\u00ebsh m\u00ebsimi ku nguronte t\u00eb fliste ajo u hap dhe filloi t\u00eb buz\u00ebqeshte. Nuk ishte m\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte n\u00ebn\u00ebn. Ajo tani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur plot\u00ebsisht me klas\u00ebn dhe me ne m\u00ebsueset\u2026.. T\u00eb tilla marr\u00ebdh\u00ebnie krijuam ne me t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmj\u00ebt sepse krijimi I nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie besimi mes f\u00ebmij\u00ebs dhe m\u00ebsuesit q\u00eb i jep f\u00ebmij\u00ebs siguri \u00ebsht\u00eb par\u00ebsor n\u00eb edukim. I dham\u00eb sikurse Er\u00ebs edhe Adisit, Yllit, Albanit, Orit, Endrit, Dian\u00ebs, Mar\u00ebs, Emit, Luiz\u00ebs, Eleks\u00ebs, Troj\u00ebs, Enkel\u00ebs, Leonit, Amirit, Anes\u00ebs, Ajl\u00ebs, Reas, Ador\u00ebs gjiith\u00eb ngroht\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin dhe i siguruam p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb shtunave n\u00eb m\u00ebsim se ne ishim aty p\u00ebr ata. Dhe Gj\u00ebrat po shkonin si\u00e7 duheshin. Aktiviteti i par\u00eb p\u00ebr muajin n\u00ebntor ishte koncerti ku p\u00ebrfshiheshin shum\u00eb shkolla shqipe t\u00eb cilat p\u00ebrfaq\u00ebsoheshin nga shoqata \u201cArdhm\u00ebria\u201d, \u201cMother Tereza\u201d dhe \u201cFaik Konica\u201d. N\u00eb k\u00ebte aktivitet f\u00ebmij\u00ebt e klas\u00ebs s\u00eb abetares t\u00eb shkoll\u00ebs sone nuk ishin p\u00ebrgatitur se koha kishte q\u00ebne shum\u00eb e shkurt\u00ebr. K\u00ebshtu n\u00eb takimin e par\u00eb me prind\u00ebrit ju premtuam se do t\u00eb p\u00ebrgatiteshim p\u00ebrgjat\u00eb muajve n\u00eb vijim p\u00ebr fest\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr 1 Qershorin. Dhe k\u00ebshtu ndodhi. Aty u p\u00ebrfaq\u00ebsuam m\u00eb s\u00eb miri\u2026 Puna e jon\u00eb nuk ka q\u00ebn\u00eb e leht\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti shkollor ne kemi patur sistematikisht 21 f\u00ebmij\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e abetares. Dihen v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebs me grupmosh\u00ebn 4 deri n\u00eb 9 vje\u00e7. K\u00ebrkohet shum\u00eb durim, p\u00ebrq\u00ebndrim dhe lodhje. Pran\u00eb kemi patur n\u00eb klas\u00eb edhe ndihm\u00ebn e prind\u00ebrve vullnetar\u00eb, Ibadetja dhe Eda q\u00eb merreshin me f\u00ebmij\u00ebt parashkollor apo me ata q\u00eb nuk kishin akoma fituar nj\u00eb pavar\u00ebsi leksikore. Kjo ishte nj\u00eb ndihm\u00eb jasht\u00eb mase e r\u00ebnd\u00ebsishme pasi klasa jon\u00eb ishte aq e p\u00ebrzier sa duhej gjithmon\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim dhe kujdes. E kishim ndar\u00eb or\u00ebn e mesimit n\u00eb tre fragmente. E para kishte si subjekt pun\u00ebn me abetaren, shkronjat, leximin dhe shkrimin e fjal\u00ebve. B\u00ebnim shpesh loj\u00ebra gjuh\u00ebsore, konkurse t\u00eb g\u00ebrmave, apo fjali ku kishim futur shpesh edhe elemente t\u00eb historis\u00eb apo t\u00eb gjeografis\u00eb shqiptare. N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto or\u00eb doli idea e nj\u00eb ore didaktike pran\u00eb bustit t\u00eb Skenderbeut n\u00eb Lond\u00ebr t\u00eb cilin f\u00ebmij\u00ebt nuk e kishin vizituar dhe madje, nuk e njihnin. Kemi punuar shum\u00eb edhe m\u00eb llogjik\u00ebn e t\u00eb shprehurit duke p\u00ebrdorur shembuj t\u00eb thjesht\u00eb. N\u00eb fillim nx\u00ebn\u00ebsit nuk mundeshin as t\u00eb formulonin nj\u00eb fjali t\u00eb plot\u00eb sepse nuk kishin eksperienc\u00eb me gjuh\u00ebn korrekte. Mos harrojm\u00eb se ishin f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ardhur nga familje me origjin\u00eb nga treva t\u00eb ndryshme, ku theksi gjuh\u00ebsor ndryshon, gjithashtu edhe menyra e te folurit \u00ebsht\u00eb e ndryshme. Ndaj punohej me fjal\u00ebt nj\u00eb nga nj\u00eb, duke ju shpjeguar edhe kuptimin shpesh edhe n\u00eb gjuh\u00ebn angleze p\u00ebr t\u00eb kuptuar mir\u00eb vendin dhe p\u00ebrdorimin e fjal\u00ebve. Pra, p\u00ebrkthenim dhe m\u00ebsonim. Shpesh b\u00ebnim p\u00ebrs\u00ebritje me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale dhe n\u00eb grup p\u00ebr t\u00eb ambjentuar tingullin e z\u00ebrit me shkronjat dyshe ( th ll dh zh xh sh ) t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr ata. B\u00ebhej gjysm\u00eb ore pushim dhe kalohej n\u00eb momentet arg\u00ebtuese t\u00eb or\u00ebs s\u00eb artit q\u00eb vazhdonte p\u00ebr 30 minuta. Ora e tret\u00eb ishte nocione t\u00eb matematik\u00ebs, ushtrime t\u00eb ndryshme, lexime teksti apo ndonj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb. Ju kemi k\u00ebrkuar f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb sillnin, me ndihm\u00ebn e prindit, ndonj\u00eb pjes\u00eb leximi apo poezi q\u00eb ju p\u00eblqente nga sht\u00ebpia p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb variacion n\u00eb klas\u00eb. Duke qen\u00eb se shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb vinin nga Kosova, ju kemi shp\u00ebrndar\u00eb dhe m\u00ebsuar f\u00ebmij\u00ebve vjersha p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb cilat u recituan me shum\u00eb deshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb shtunat e organizuara n\u00eb klas\u00eb enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Gjithashtu p\u00ebrgatit\u00ebm edhe nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr 1 Qershorin ku t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit ishin pjes\u00eb e nj\u00eb kolazhi t\u00eb bukur letrar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi punuar shum\u00eb me m\u00ebsuese Aida Hazirin e cila ka klas\u00ebn me f\u00ebmij\u00ebt e rritur. Na ka ndihmuar shum\u00eb edhe prezenca e drejtorit Lutfi Vata q\u00eb gjithmon\u00eb ka q\u00ebn\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb na mbeshtetur. Mesuese Lulijeta Jaha ka q\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vitit shkollor nj\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe fryt\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr shkoll\u00ebn dhe aktivitetet jashteshkollore. F\u00ebmij\u00ebt ishin t\u00eb entuziazmuar, sapo shikonin at\u00eb q\u00eb hynte n\u00eb klas\u00eb me mjetet e pun\u00ebs, fletushkat dhe lapsat me ngjyra, q\u00eb ju ngjallnin haren\u00eb e fantazis\u00eb. Duhet th\u00ebn\u00eb se shpesh ne ju kemi bler\u00eb edhe vet\u00eb mjete pune nx\u00ebn\u00ebsve sepse dikush harronte fletoren dhe dikush stilolapsin ndaj n\u00eb nj\u00eb kuti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt menduam t\u00eb vendosnim k\u00ebto mjete, duke investuar nj\u00eb shif\u00ebr simbolike, p\u00ebr t\u00eb mos patur humbje kohe p\u00ebrgjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb m\u00ebsimit. Gjat\u00eb gjith\u00eb shkoll\u00ebs, si n\u00eb \u00e7do shkoll\u00eb t\u00eb rregullt, kemi b\u00ebr\u00eb apelin dhe kemi mbajtur nj\u00eb ditar t\u00eb cilin e kemi t\u00eb ruajtur si d\u00ebshmi pune ku shkruanim programin m\u00ebsimor t\u00eb dit\u00ebs. R\u00ebnd\u00ebsi I kemi kushtuar gjat\u00eb k\u00ebtij viti shkollor edhe marr\u00ebdh\u00ebnieve me prind\u00ebrit. E b\u00ebm\u00eb metodik\u00eb pune q\u00eb kur i prisnim dhe i p\u00ebrcillnim f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb flisnim me prind\u00ebrit. K\u00ebrkonim mendime dhe sygjerime nga ata. Kemi kontaktuar me to edhe me telefon n\u00ebp\u00ebrmjet mesazheve, p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, per t\u2019i mbajtur n\u00eb korrent p\u00ebr t\u00eb gjitha ndryshimet apo ngjarjet shkollore. Nuk rresht\u00ebm p\u00ebr asnj\u00eb moment t\u00eb kontaktonim personalisht me prind\u00ebrit dhe t\u00eb degjonim t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat apo sugjerimet e tyre. Eshte p\u00ebr t\u2019u theksuar shk\u00ebmbimi i eksperienc\u00ebs me ekipe profesionale nga Shqip\u00ebria apo Zvicra organizuar nga Forumi i Shoqatave n\u00eb Angli n\u00eb prill 2015. P\u00ebrfundimi i shkoll\u00ebs u kuror\u00ebzua me vizit\u00ebn tek busti i heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ashtu sikurse e kishim planifikuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Aty u falenderuan familjet dhe f\u00ebmij\u00ebt, u shp\u00ebrndan\u00eb d\u00ebftesat dhe m\u00eb pas kaluam nj\u00eb pasdite n\u00eb park t\u00eb gjith\u00eb s\u00ebbashku. Duke ju uruar nj\u00eb ver\u00eb t\u00eb k\u00ebnd\u00ebshme dhe pushime te mbara Anila Kadija sh\u00ebnoi k\u00ebt\u00eb ditar shkolle.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse kisha disa koh\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr nuk e dija se ekzistonte nj\u00eb shkoll\u00eb shqipe k\u00ebtu. U njoha me k\u00ebt\u00eb gjat\u00eb diskutimev\u00eb rreth k\u00ebtij projekti me shoqat\u00ebn \u201cArdhm\u00ebria\u201d. Duke e patur pasion mesimdh\u00ebnien dhe me q\u00eb vija nga nj\u00eb eksperienc\u00eb tjet\u00ebr po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme me shkoll\u00ebn shqipe \u201cScanderbeg\u201d t\u00eb Parm\u00ebs Itali, duke par\u00eb seriozitetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-9943","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9943","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9943"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9943\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}