{"id":9942,"date":"2015-07-10T00:52:33","date_gmt":"2015-07-09T22:52:33","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9942"},"modified":"2015-07-10T00:52:33","modified_gmt":"2015-07-09T22:52:33","slug":"korrupsioni-si-kale-troje-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/korrupsioni-si-kale-troje-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"KORRUPSIONI\u00a0\u00a0SI KALE\u00a0\u00a0TROJE\u2026 Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"<p>Me analiz\u00ebn e kriz\u00ebs greke po merren\u00a0organizmat m\u00eb t\u00eb specializuara n\u00eb shkall\u00eb bot\u00ebrore dhe rajonale. S\u00eb fundi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb e dha verdiktin edhe\u00a0\u00a0populli i k\u00ebtij vendi si nj\u00eb oponent vendimtar n\u00eb zgjedhjen e rrug\u00ebs plot v\u00ebshtir\u00ebsi dhe sakrifica q\u00eb do t\u00eb ndiqet n\u00eb t\u00eb ardhmen. Pra, nuk ngelet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se sinqerisht\u00eb ta urojm\u00eb\u00a0\u00a0Greqin\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrim t\u00eb shpejt\u00eb dhe me sa m\u00eb pak dhimbje . Mllefet dhe urrejtja q\u00eb ndokush shpreh\u00a0p\u00ebr komshin\u00eb , jo vet\u00ebm se jan\u00eb t\u00eb gabuara, por se ato\u00a0\u00a0nuk p\u00ebrputhen me karakterin dhe sjelljen shqiptare . Duket sikur historia\u00a0\u00a0t\u00eb dy popujve dhe vendeve tona u ka rezervuar t\u00eb nj\u00ebjtin fat, si n\u00eb perandorin\u00eb romake , at\u00eb bizantine , sundimin otoman, n\u00eb t\u00eb dy luftrat bot\u00ebrore, por edhe m\u00eb pas . Shqip\u00ebria e atashuar pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb bllokun e lindjes , nd\u00ebrsa Greqia n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb esht\u00eb vler\u00ebsuar si dashnorja e perendimit dhe gruaja e lindjes . Pra, ajo ka patur\u00a0\u00a0m\u00eb shum\u00eb lindje dhe m\u00eb pak , per\u00ebndim . T\u00eb dyja,\u00a0\u00a0jo vet\u00ebm se jan\u00eb\u00a0\u00a0v\u00ebnde ballkanike, por me nj\u00eb rivalitet t\u00eb skajsh\u00ebm ,se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb ballkanike se tjetra dhe, si prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrdorin par\u00ebsin\u00eb dhe autor\u00ebsin\u00eb\u00a0e balladave , legjendave ,miteve , prejardhjes, etj.\u00a0\u00a0.Edhe pse ndoshta gabimisht n\u00eb opinionin dhe psikologjin\u00eb\u00a0\u00a0e dy vendeve, por edhe n\u00eb at\u00eb bot\u00ebror, kur p\u00ebrmenden\u00a0\u00a0emrat Shqip\u00ebri dhe\u00a0\u00a0Greqi, fjala e tret\u00eb q\u00eb i pason ato, ka q\u00ebn\u00eb , luft\u00eb. Dhe kur k\u00ebrkon ta analizosh at\u00eb, nuk gjen jo m\u00eb luft\u00eb, por sic thot\u00eb i madhi Kadare nuk gjen as gjys\u00ebm luft\u00eb , as \u00e7erek t\u00eb sajin .Pra, mes nesh m\u00eb shum\u00eb ka histori bashk\u00ebpunimi dhe m\u00eb pak konflikte dhe mosmarr\u00ebveshje .<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim nuk do t\u00eb flasim as p\u00ebr ndihm\u00ebn shqiptare n\u00eb revolucionin grek , as p\u00ebr 56- te agallat\u00ebt e lab\u00ebris\u00eb q\u00eb luftuan krah\u00a0\u00a0popullit grek n\u00eb k\u00ebt\u00eb revolucion\u00a0\u00a0apo ndihm\u00ebn ekonomike t\u00eb\u00a0\u00a0dhen\u00eb\u00a0komshinjve n\u00eb dit\u00eb e tyre m\u00eb\u00a0\u00a0t\u00eb v\u00ebshtira\u00a0\u00a0, kur vet\u00eb shqip\u00ebria p\u00ebrjetonte varf\u00ebri ekstreme\u00a0\u00a0. Por, nuk do t\u00eb flasim as p\u00ebr ndihm\u00ebn greke dh\u00ebn\u00eb vendit ton\u00eb si p\u00ebr pranimin n\u00eb NATO ,dhe ato t\u00eb p\u00ebrfshirjes ton\u00eb\u00a0\u00a0n\u00eb organizmat e\u00a0\u00a0BE . S\u00eb fundi ato e kan\u00eb gjetur gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt , ndoshta edhe me ca v\u00ebshtir\u00ebsi. Fjala, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim \u00ebsht\u00eb se sa Shqip\u00ebria ka m\u00ebsuar nga kriza greke , nga shkaqet q\u00eb shpun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb\u00a0\u00a0vendin fqinj\u00eb .Se , a jan\u00eb bind\u00ebse shpjegimet e disa shtetareve\u00a0,ekonomist\u00ebve , bankjer\u00ebve ,profesor\u00ebve t\u00eb universiteteve shqiptare q\u00eb garantojn\u00eb me siguri matematike se me masat e marra , vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i imunizuar dhe i sigurt\u00eb nga influence dhe ndikimi i kriz\u00ebs greke. Fjala nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm\u00a0\u00a0p\u00ebr traktate ekonomike , koncesione , marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe ,shk\u00ebmbime treg\u00ebtare ,marrje dhe dh\u00ebnie borxhesh, etj . B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr disa influence ,praktika e p\u00ebrvoja negative ,mekanizma korruptive t\u00eb cilat zbatoheshin pa marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheh\u00ebt dhe t\u00eb maskuar\u00a0\u00a0nga grupet mafjoze qeveritare\u00a0. P\u00ebrvoja t\u00eb tilla korruptive kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb pranishme sa n\u00eb njerin vend, n\u00eb tjetrin,pa ndodhur mir\u00eb n\u00eb Greqi ,skenaret e tyre\u00a0\u00a0fillonin t\u00eb zbatoheshin , n\u00eb Shqip\u00ebri ,ve\u00e7se k\u00ebtu perfeksionohej regjia, p\u00ebrsoseshin metodat e maskimit dhe t\u00eb ruajtjes nga opinioni, duke ja shitur atij si reforma dhe rrug\u00eb zhvillimi t\u00eb reja dhe moderne .<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga skandalet trondit\u00ebse q\u00eb ndodhi, para disa viteve n\u00eb greqi ishte ai I quajturi skandali I Vatopedhiut .Aktor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb ishin nj\u00eb grup prift\u00ebrinjsh dhe disa pushtetar\u00eb .Fjala ishte p\u00ebr blerje koruptive t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqie t\u00eb madhe ishullore nga shteti me nj\u00eb \u00e7mim tep\u00ebr qesharak, vet\u00ebm p\u00ebr pak dit\u00eb dhe shitje p\u00ebrs\u00ebri e po k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqie, prap te manastiri ,por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb me me nj\u00eb \u00e7mim qindra her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb .Milionat e fituara ndaheshin n\u00eb\u00a0\u00a0mes t\u00eb k\u00ebtyre\u00a0\u00a0prift\u00ebrinj\u00ebve dhe disa pushtetar\u00ebve . Pa u shuar\u00a0\u00a0mir\u00eb jehona e k\u00ebtij skandali ne Greqi ,nis t\u00eb realizohet n\u00eb Shqip\u00ebri , vecse m\u00eb i sofistikuar ,me masa m\u00eb t\u00eb forta mbrojt\u00ebse ,shoq\u00ebruar me nj\u00eb prapagand\u00eb ultra pat\u00ebriotike ,si nj\u00eb mekaniz\u00ebm modern n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tregut\u00a0\u00a0\u00a0. Blihen sip\u00ebrfaqe t\u00eb t\u00ebra toke me cmimin \u201cShqip\u00ebria nj\u00eb euro\u201d,nga miqt\u00eb e pashallar\u00ebve\u00a0\u00a0t\u00eb shqip\u00ebris\u00eb ,kumbar\u00ebve te dinastis\u00eb\u00a0\u00a0,dhe I shiten po prap shtetit por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim astronomik ,me cmim konjukture . A nuk \u00ebsht\u00eb I nj\u00ebjti skenar ,I nj\u00ebjti mekanizem ,e t\u00ebra nj\u00eb gjetje greko \u2013shqiptare? K\u00ebto lloj\u00ebvjedhjesh dhe disballancash a nuk jan\u00eb nj\u00eb gur n\u00eb themelet e kriz\u00ebs shqiptare ?<\/p>\n<p>Kriza e greqis\u00eb njihet edhe\u00a0\u00a0si kriz\u00eb buxhetore e shkaktuar t\u00ebr\u00ebsisht nga politikat koruptive dhe epshet e shfrenuara t\u00eb dy forcave kryesore politike\u00a0\u00a0p\u00ebr pushtet, ND-se,dhe PASOKUT ,t\u00eb cilat kan\u00eb drejtuar vendin q\u00eb nga 1974 ,e deri gjys\u00ebm viti m\u00eb par\u00eb .\u00c7do fushat\u00eb zgjedhjesh n\u00eb Greqi, sillte\u00a0\u00a0prurje t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzish n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore si shp\u00ebrblim iI vot\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb . E th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht kishim shitblerje votash dhe pushteti . Kjo ,b\u00ebri qe n\u00eb\u00a0\u00a0Greqi p\u00ebr nj\u00ebmij\u00eb banor t\u00eb kishte nj\u00eb administrat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebzet vet\u00eb ,kur n\u00eb Gjermani dhe vendet e tjera t\u00eb zhvilluara ,p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nj\u00ebsi popullsie sh\u00ebrbenin pes\u00eb deri n\u00eb shtat\u00eb veta .Thuhet se vet\u00ebm administrate e rajonit t\u00eb Pireut ishte e barabart\u00eb me at\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb Okajos n\u00eb Amerik\u00eb me nje popuullsi gati t\u00eb barabart\u00eb me at\u00eb t\u00eb Greqise . Loja e pushtetit me administrat\u00ebn publike a nuk \u00ebsht\u00eb tipike edhe p\u00ebr shqip\u00ebrin\u00eb ,madje me nje kosto shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr buxhetin e shtetit ,pasi duhet t\u00eb paguhen jo vet\u00ebm organikat ekzistuese, por edhe administraten e p\u00ebrzen\u00eb nga puna nga qeverit\u00eb q\u00eb vinin dhe iknin\u00a0.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shkaqet e kriz\u00ebs greke ishte niveli I lart\u00eb I korupsionit .Shteti n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dukej si inegzistent. Vec megaskandaleve t\u00eb tipit Siemens,\u00a0\u00a0t\u00eb tregtis\u00eb se arm\u00ebve etj,q\u00eb p\u00ebrfundonin me qindra miljona t\u00eb vjedhura nga arka e shtetit grek ,fillonin skandalet e p\u00ebrdit\u00ebshme ku mbi\u00a0\u00a010 .000 jurist\u00eb .doktor\u00eb ,nd\u00ebrtues ,deklaronin n\u00eb fund t\u00eb vitit nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhurash\u00a0\u00a0qesharake, m\u00eb pak se 5000 mij\u00eb euro , kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ata mernin dhjetra apo qindra\u00a0\u00a0mijra euro\u00a0\u00a0.T\u00eb af\u00ebrmit e mbi 240 mij\u00eb t\u00eb vdekur p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra vazhdonin ta merrnin pensionin e tyre pa patur as m\u00eb t\u00eb voglin problem .Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb ishull ishin rregjistruar si invalid 689 ,persona me nj\u00eb pag\u00eb 724 euro n\u00eb muaj,kur m\u00eb shum\u00eb se gjysma e tyre punonin si taksixhi . Nj\u00eb spital paguante 60 bah\u00e7evan\u00eb kur ne te nuk kishte as nje fije bari apo lulje,madje atje nuk kishte as nj\u00eb met\u00ebr katror bah\u00e7e\u00a0\u00a0.Po n\u00eb Shqip\u00ebri a kemi raste t\u00eb tilla? Natyrisht q\u00eb po ,madje edhe m\u00eb keq .N\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb Greqi ishte nje fshat q\u00eb paguhej me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara , n\u00eb Shqip\u00ebri qeverisja e m\u00ebparshme\u00a0\u00a0,me metoda t\u00eb tilla paguante\u00a0\u00a0mijra militant\u00eb, blente votat dhe pushtetin me taksat e popullit . A nuk u fol gjat\u00eb p\u00ebr organika t\u00eb dubluara vecan\u00ebrisht n\u00eb koh\u00eb fushatash dhe kjo nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt politik\u00eb .A nuk jan\u00eb skenare t\u00eb nj\u00ebjta si n\u00eb Greqi edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ,ku pushteti p\u00ebrdor shtetin si mjet p\u00ebr t\u00eb realizuar korrupsionin? N\u00eb t\u00eb dy vendet u fol p\u00ebr skandalin e rimbursimit t\u00eb ila\u00e7eve me t\u00eb nj\u00ebjtat metoda korrupsioni dhe me p\u00ebrfitime kolosale nga mafia e k\u00ebsaj fushe ,apo ato me mjetet dhe aparaturat mjek\u00ebsore ku p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb korupsionin ,shteti investon te privati, duke abandonuar ato shtet\u00ebrore .Po politikat e marrjes s\u00eb borxhit si mjet p\u00ebr t\u00eb shlyer borxhet,a nuk jan\u00eb tipike n\u00eb t\u00eb dy vendet ?.Skandalet e ndodhura n\u00eb Greqi ngjajn\u00eb si dy pika uji me ato t\u00eb ndodhura n\u00eb Shqip\u00ebri ,si n\u00eb tematik\u00eb ,metodologji ,n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e realizimit ,pra n\u00eb gjithcka . Shqiptar\u00ebt dhe grek\u00ebt p\u00ebr gati tridhjet\u00eb shekuj u mor\u00ebn gjat\u00eb me kalin e futur n\u00eb Troj\u00eb ,me lavdin\u00eb e tij dhe mes\u00a0\u00a0dehjes dhe shk\u00eblqim t\u00eb shekullit nj\u00ebzet\u00ebenj\u00eb, ata\u00a0\u00a0harruan se nj\u00eb kal\u00eb tjet\u00ebr po kaq I tmerrsh\u00ebm sa ai I troj\u00ebs\u00a0\u00a0u ishte future n\u00eb vathin\u00a0\u00a0dhe po pregatiste falimentimin e shteteve\u00a0\u00a0te tyre . Ai ishte korupsioni qeveris\u00ebs i stolisur si kali i drunjt\u00eb , p\u00ebr tragjedin\u00eb e Troj\u00ebs .<\/p>\n<p>Agron\u00a0\u00a0BERDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me analiz\u00ebn e kriz\u00ebs greke po merren\u00a0organizmat m\u00eb t\u00eb specializuara n\u00eb shkall\u00eb bot\u00ebrore dhe rajonale. S\u00eb fundi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb e dha verdiktin edhe\u00a0\u00a0populli i k\u00ebtij vendi si nj\u00eb oponent vendimtar n\u00eb zgjedhjen e rrug\u00ebs plot v\u00ebshtir\u00ebsi dhe sakrifica q\u00eb do t\u00eb ndiqet n\u00eb t\u00eb ardhmen. Pra, nuk ngelet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se sinqerisht\u00eb ta urojm\u00eb\u00a0\u00a0Greqin\u00eb, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-9942","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9942"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9942\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}