{"id":9939,"date":"2015-07-09T18:00:32","date_gmt":"2015-07-09T16:00:32","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9939"},"modified":"2015-07-09T12:22:25","modified_gmt":"2015-07-09T10:22:25","slug":"urime-18","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/urime-18\/","title":{"rendered":"Urime&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb vecant\u00eb dua ta b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb lexuesit e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d, p\u00ebr stafin e mrekulluesh\u00ebm q\u00eb na e b\u00ebn fundjav\u00ebn t\u00eb k\u00ebndshme duke lexuar gazet\u00ebn. Me respekt, nga Xhelozja e Nardit.<\/p>\n<p>Edhe 100 vjet te tjera, Elvan Elvin. Me 11 qershor 2009 ne shtepin tone ishte nje gezim i madh, lind\u00ebn 2 \u00e7una binjak\u00eb, Vani e Vini. Linden 2 lule te bukura, plot shendet e gjalleri, 2 yje qe e ndrisin shtepin\u00eb. Mami e babi jan\u00eb te lumtur bashke me te afermit e tjere qe sot festojn\u00eb 6 vjetorin, duke u uruar edhe 126 vite te tjera. Po keshtu, n\u00eb ve\u00e7anti ju uron teze Myrvet q\u00eb ju rriti me shum\u00eb kujdes e me shum\u00eb lumturi. \u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebta \u00e7una binjak\u00eb me ka\u00e7urrela n\u00eb ball\u00eb, me ata sy rrush i zi, plot shendet e bukuri, mami, babi gezojn\u00eb shum\u00eb se 6 vjetorin sot kan\u00eb mbush m\u00eb 11 qershor 2015, i urojm\u00eb te gjith\u00eb edhe 126 vjet te tjera. Dor p\u00ebr dore t\u00eb pandar\u00eb, kudo qe te shkoni, te lumtur e plot shendet, pa\u00e7i fat ne jete. Jeni te shkathet dhe jeni te edukuar, ne kopshtin \u201cTopolino\u201d jan\u00eb te dalluar. Mesuese Mirela i do e i perqafon dhe shum\u00eb gj\u00ebra u m\u00ebson, edhe kopshtin ua zbukuron ditelindjen me shoket do ta festojn\u00eb. Mami e babi, ju urojn\u00eb t\u00eb jeni t\u00eb lumtur gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndes zemr\u00ebn time Nardin q\u00eb e dua shum\u00eb i them q\u00eb je jeta ime dhe t\u00eb adhuroj pa fund shpirti im. Nga Xhelozja jote<\/p>\n<p>M\u00eb beso, t\u00eb dua shum\u00eb: Dua t\u2019i puth buz\u00ebt e \u00ebmbla q\u00eb \u00e7do nat\u00eb i shoh n\u00eb \u00ebndrra. I kam par\u00eb n\u00eb \u00ebndrra, por ti s\u2019e shikon. Kur t\u00eb them \u201ct\u00eb dua\u201d, t\u00eb lutem besom\u00eb. Nga Xhelozja e Nardit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb urim special dua t\u2019i b\u00ebj motr\u00ebs sime, Dorit Vl. Me rastin e dit\u00eblindjes i uroj edhe 100 vite te lumtura n\u00eb jet\u00eb, Zoti t\u00eb bekoft\u00eb. Nga vellai yt qe te do shum\u00eb, Ani.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga un\u00eb, Flamur B\u00ebrd\u00ebllima, urime p\u00ebr ju:<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Sa her\u00eb shkoj nga liqeni (dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb) n\u00eb ato vendet demek t\u00eb fshehura, t\u00eb m\u00ebnjanuara shoh jo pak pleq. Ca meditojn\u00eb, ca duket q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar me brenga t\u00eb heshtuara. Dua t\u2019u them me shum\u00eb dashuri: G\u00ebzojeni k\u00ebt\u00eb gjelb\u00ebrim, k\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb past\u00ebr, k\u00ebt\u00eb diell. Se, si\u00e7 thot\u00eb miku im Gjovalin Gruda \u201cI kemi dhe pa lek\u00eb (po qe se), merreni me kollajll\u00ebk sipas asaj fjal\u00ebs tiranse. Gjysma e rrug\u00ebs, pes\u00ebqind\u201d. Ju p\u00ebrqafoj t\u00eb gjith\u00ebve (edhe pse nuk jeni pak) dhe ju uroj kaq shum\u00eb lumturi. Nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet Xhamajak\u00eb, po \u00ebsht\u00eb parku yn\u00eb i gjelb\u00ebr i Tiran\u00ebs! Shyqyr q\u00eb e kemi.<\/p>\n<p>&#8211; Po t\u2019i shoh\u00ebsh me kujdes k\u00ebto \u201curimet\u201d e mia, do v\u00ebsh re kujdesin e p\u00ebrpikt\u00eb (si nj\u00eb or\u00eb zvicerane) p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb pak radh\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb spikatur. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr sportisten e madhe Lumturi Markolaj, e cila edhe tani, vazhdon ecjen sportive, m\u00eb duket bashk\u00eb me motren. E bukur, me nj\u00eb krenari t\u00eb lindur, ec\u00ebn, ec\u00ebn dhe prap\u00eb ec\u00ebn. Shp\u00ebtimi, v\u00ebllai i saj, nd\u00ebrkoh\u00eb st\u00ebrvit sportist\u00ebt e k\u00ebrcimit s\u00eb larti. Nj\u00eb jet\u00eb me sport dhe mir\u00ebsi. Nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb i ka ngjitur n\u00eb fronin e respektit t\u00eb padiskutuesh\u00ebm t\u00eb njer\u00ebzve. Urime t\u00eb dyve!<\/p>\n<p>&#8211; Fisnik\u00ebri! Kjo ishte fjala e par\u00eb q\u00eb m\u00eb erdhi n\u00eb mendje at\u00eb pasdite t\u00eb 31 Majit 2015! Ti, i dashur Dine Fratari po shkoje \u201cp\u00ebr nj\u00eb kafe\u201d si thot\u00eb fjala, aty te \u201cPalma\u201d. Ka di\u00e7ka shum\u00eb njer\u00ebzore k\u00ebtu, sidomos q\u00eb kush je, nj\u00eb djal\u00eb i ri, apo kandidat p\u00ebr krushk. Di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb thot\u00eb se sado thell\u00eb t\u00eb g\u00ebrmosh n\u00eb shpirtin t\u00ebnd, do gjej\u00eb vet\u00ebm fisnik\u00ebri \u201cbio\u201d. Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb edhe dinjitet familjar. Nj\u00ebsoj si n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb mos m\u00eb mir\u00eb. T\u00eb p\u00ebrqafoj fort, i dashur mik! Urime, kudo.<\/p>\n<p>&#8211; Sa her\u00eb vij n\u00eb Lezh\u00eb dhe shoh konturet e kompleksit t\u00eb peshkut \u201cEuro-Fish\u201d, nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e pap\u00ebrmbajtur e gati f\u00ebminore m\u00eb pushton q\u00eb t\u00eb takohem me ty, i dashur Kujtim Shkreli. Po, ja q\u00eb nuk ka q\u00eblluar. Lus Zotin ta kem k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb pi nj\u00eb kafe me njeriun q\u00eb ka sjell\u00eb nj\u00eb cop\u00eb dinjitoze Evrope n\u00eb mes t\u00eb Lezh\u00ebs son\u00eb t\u00eb bukur. Urime dhe mirupafshim Kujtim!<\/p>\n<p>&#8211; I dashur Ka\u00e7 Islami! T\u00eb b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb zgjedhje partiake, mua hi\u00e7 nuk m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje. Po, gjithsesi, t\u00eb qesh\u00ebsh me gjith\u00eb zem\u00ebr, si ti, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e madhe, madje di\u00e7ka q\u00eb ndodh fort rrall\u00eb. Por mua m\u00eb t\u00ebrheq vullenti yt i hekurt p\u00ebr fizkultur\u00eb. O Zot, sa t\u00eb uroj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb! Dhe&#8230; \u00ebmb\u00eblsira: t\u00eb dy kemi shok nj\u00eb njeri t\u00eb rrall\u00eb: Artan Hoxh\u00ebn, aty te TBU-ja. K\u00ebto e plot\u00ebsojn\u00eb motivin p\u00ebr nj\u00eb urim nga zemra. U b\u00ebfsh 100 vje\u00e7 Kastriot Islami, deputet e njeri i shquar i shkencave fizike.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr aq koh\u00eb sa t\u00eb njoh, i dashur shoku im Gaz Demi, gjithnj\u00eb je p\u00ebrpjekur t\u00eb \u00e7ash p\u00ebrpara, duke flakur tej format e vjet\u00ebruara, si l\u00ebvozhga t\u00eb padobishme, dhe duke provuar forcat n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb reja veprimi. Kjo, besoj, e solli Partizanin, nga \u201ccopa-copa\u201d, n\u00eb rangun e ekipeve q\u00eb do luajn\u00eb n\u00eb kompeticionet evropiane. Pra, e do ndryshimin. Ai q\u00eb mbetet konstant, \u00ebsht\u00eb respekti p\u00ebr vlerat e t\u00eb tjer\u00ebve. M\u00eb preku shum\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb the p\u00ebr Muhamet Mazon: \u201cAi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri nga t\u00eb gjith\u00eb ne\u201d. K\u00ebshtu flet vet\u00ebm nj\u00eb njeri me zemr\u00ebn llagar, i dashur Gaz Deni. Lum si un\u00eb q\u00eb ju kam miq t\u00eb dyve.<\/p>\n<p>&#8211; Shkrimtari dhe radiologu i njohur Spiro M\u00ebllill, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjysh. Pasi e pash\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn apo tret\u00ebn her\u00eb duke shtyr\u00eb nj\u00eb karroc\u00eb bebesh dhe pasi e pyeta, u binda dhe e urova. Po edhe qesha pak me vete: M\u00eb dukej sikur ai ishte i destinuar t\u00eb q\u00ebndronte p\u00ebrher\u00eb i ri. Dhe pastaj&#8230; Tak! Nj\u00eb ngacmim: Po un\u00eb kur do b\u00ebhem? Le t\u2019ia l\u00ebm\u00eb koh\u00ebs! Ky urim \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty miku im, gjyshi Spiro M\u00ebhilli!<\/p>\n<p>&#8211; Data 2 qershor 2015 do t\u00eb mbetet n\u00eb mendje, i dashur G\u00ebzim Panariti. N\u00eb fakt, n\u00eb basketboll, ti m\u00eb ke \u201cshembur\u201d po n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera jemi si siamez\u00eb, diku-diku. \u00cbsht\u00eb ajo bota e meditimit p\u00ebr jet\u00ebn, nga lart\u00ebsit\u00eb e mosh\u00ebs 60 vje\u00e7. Sa mahnit\u00ebs ky shk\u00ebmbim i ngroht\u00eb mendimesh! Dhe pastaj, ajo shprehja jote lapidare: \u201cNuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe, sesa kur askush nuk i bie numrit t\u00ebnd t\u00eb telefonit\u201d Kaq e goditur! T\u00eb uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat, n\u00eb pun\u00ebn si pedagog dhe kudo, i mrekulluesh\u00ebm G\u00ebzim Panariti!<\/p>\n<p>&#8211; Motra ime, Monda, nuk e besoi pasi Olsi dhe Balushka jan\u00eb nj\u00eb \u00e7ift trendi, t\u00eb rrethuar me nj\u00eb mikrobot\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, sipas shijes dhe kultur\u00ebs fine q\u00eb kan\u00eb&#8230; Por, ata qenkeshin edhe praktikant\u00eb t\u00eb fes\u00eb. I pash\u00eb vet\u00eb te \u201cKisha Ungjillore e V\u00ebllez\u00ebrve\u201d dhe nj\u00eb rr\u00ebke ngroht\u00ebsie m\u00eb kaloi n\u00eb trup. Respektit tim p\u00ebr ju, i shtohet nj\u00eb doz\u00eb e madhe, komshinj t\u00eb mit\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Urime!<\/p>\n<p>&#8211; Niko quhet miku im m\u00eb i ri aty te \u201cPalestra e Liqenit\u201d. Ai ka punuar si arsimtar 97 vjet dhe merr&#8230; 87 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra pension! Por ai, rrit dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, nj\u00eb arkitekt, tjetr\u00ebn (vajz\u00ebn) p\u00ebr shkenca sociale dhe vet\u00eb b\u00ebn fort sport. P\u00ebr t\u00eb, jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anije n\u00eb rrug\u00ebtim e sip\u00ebr dhe jo nj\u00eb rrug\u00eb e kryer. Vullneti i hekurt, \u00ebsht\u00eb ki\u00e7i i saj. Urime, njeri i mrekulluesh\u00ebm Niko Motova!<\/p>\n<p>&#8211; Pandi Carapuli! E din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb je nj\u00eb nga nd\u00ebrtuesit m\u00eb me em\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, po kaq em\u00ebr, ka l\u00ebn\u00eb edhe modestia jote. K\u00ebshtu ka qen\u00eb (besoj) edhe babai yt, Ilia. Epo, thot\u00eb populli: \u201cOxhaku nuk b\u00ebhet buxhak\u201d. T\u00eb uroj fort, njeri i mir\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; Viktor Tusha, miku im! Forumi bujq\u00ebsor ekonomik, shpalosi edhe nj\u00eb her\u00eb dijenit\u00eb e tua n\u00eb fush\u00eb t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb; vizionet, besimin, sigurin\u00eb financiare. Ti sikur kishe mbaruar p\u00ebr Agro-Biznes! N\u00eb fakt, ke mbaruar p\u00ebr m\u00ebsuesi, por do t\u00eb m\u00ebsosh. Urime i dashur Viktor! Nd\u00ebrsa po prisja mikun tim pedagogun Shk\u00eblqim Fortuzi, te mjediset e A.R.Biznesit, lexova n\u00eb nj\u00eb flet\u00eb palosje: \u201cD\u00ebshiroj t\u2019ju kujtoj t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb studenti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie e predispozuar gjenetikisht p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb p\u00ebr X apo Y; as origjina e tij, apo kushtet familjare nuk vendosin se \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet ai. Ju, pa p\u00ebrjashtuar ask\u00ebnd, i keni t\u00eb gjitha predispozitat, kushtet dhe mb\u00ebshtetjen ton\u00eb maksimale t\u00eb b\u00ebheni \u00e7far\u00eb d\u00ebshironi t\u00eb b\u00ebheni. Kaq ishte mesazhi i presidentit Ylber Bezo. M\u00eb mahniti, m\u00eb k\u00ebnaqi. Ja, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh human, n\u00eb nivelin \u201cbio\u201d, i dashur Ylber. T\u00eb p\u00ebrqafoj fort!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb vecant\u00eb dua ta b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb lexuesit e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d, p\u00ebr stafin e mrekulluesh\u00ebm q\u00eb na e b\u00ebn fundjav\u00ebn t\u00eb k\u00ebndshme duke lexuar gazet\u00ebn. Me respekt, nga Xhelozja e Nardit. Edhe 100 vjet te tjera, Elvan Elvin. Me 11 qershor 2009 ne shtepin tone ishte nje gezim i madh, lind\u00ebn 2 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[105],"tags":[],"class_list":["post-9939","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-urime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9939\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}