{"id":9938,"date":"2015-07-09T17:00:17","date_gmt":"2015-07-09T15:00:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9938"},"modified":"2015-07-09T12:20:43","modified_gmt":"2015-07-09T10:20:43","slug":"merakosesha-per-mbipeshen-dhe-u-bera-me-kancer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/merakosesha-per-mbipeshen-dhe-u-bera-me-kancer\/","title":{"rendered":"Merakosesha p\u00ebr mbipesh\u00ebn dhe u b\u00ebra me kancer"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb grua q\u00eb para disa koh\u00ebsh kishte problemin m\u00eb t\u00eb madh, mbipesh\u00ebn. Edhe pse jam n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb relativisht t\u00eb re, isha shum\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb, gati po kapja 100 kilogram\u00ebshin. Gjith\u00e7ka q\u00eb vishja m\u00eb dukej keq dhe nuk e dija se si t\u00eb veproja q\u00eb t\u00eb dob\u00ebsohesha. Kisha provuar dieta t\u00eb ndryshme, por asnj\u00eb rezultat.<\/p>\n<p>Nga an\u00ebt e tjera, gjith\u00e7ka shkonte mir\u00eb. Kisha nj\u00eb biznes privat dhe me t\u00eb kishim siguruar nj\u00eb jetes\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Zoti m\u00eb dha nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe nuk b\u00ebra m\u00eb, sepse merresha vet\u00eb me furnizimet e nuk mund t\u2019i p\u00ebrballoja t\u00eb gjitha. Shkoja n\u00eb Turqi e merrja mall p\u00ebr t\u00eb shitur vet\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019ua dh\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve me shumic\u00eb. K\u00ebto gj\u00ebra m\u00eb kishin penguar t\u00eb b\u00ebja t\u00eb tjer\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Burri ishte nj\u00eb burr\u00eb i urt\u00eb dhe q\u00eb nuk m\u00eb pengonte p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn time. Mundohej t\u00eb m\u00eb ndihmonte duke shitur a gj\u00ebra t\u00eb tjera, por shumic\u00ebn e pun\u00ebve e b\u00ebja un\u00eb. Megjithat\u00eb, edhe ndihma e tij kishte sjell\u00eb rezultatet q\u00eb kishim arritur.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 ju thash\u00eb m\u00eb lart, problem i vet\u00ebm ishte mbipesha. N\u00eb fakt, n\u00eb Turqi kur shkoja takoja shum\u00eb gra t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb cilat nuk e kishin problem k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Gjithmon\u00eb m\u00eb thoshin: \u201cP\u00ebrderisa nuk t\u00eb shkakton probleme, s\u2019ke pse shqet\u00ebsohesh\u201d. Nga k\u00ebto fjal\u00eb sikur m\u00eb largohej pak ajo ndjenj\u00eb q\u00eb kisha p\u00ebr sh\u00ebndoshjen.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo meqen\u00ebse jam nj\u00eb grua e fort\u00eb dhe e shkath\u00ebt, e gjeta se si do t\u00eb stabilizoja k\u00ebt\u00eb problemin tim. Shkova n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb n\u00eb Turqi edhe pse ishte shum\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe iu n\u00ebnshtrova kurave p\u00ebr t\u2019u dob\u00ebsuar. Po e p\u00ebrs\u00ebris prap\u00eb se m\u00eb kushtoi shum\u00eb kjo terapi, por m\u00eb n\u00eb fund un\u00eb kisha trupin q\u00eb d\u00ebshiroja. Mir\u00ebpo t\u00eb mbaja trupin n\u00eb fom\u00eb tashm\u00eb duhej edhe vet\u00eb t\u00eb merresha me palest\u00ebr ose me aktivitet fizik, sigurisht, edhe t\u00eb haja ushqime t\u00eb sh\u00ebndetshme. Kur shihja trupin tim kaq t\u00eb bukur dhe kaq ndryshe nga sa e kisha, do t\u00eb b\u00ebja \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhesha m\u00eb ashtu si\u00e7 qesh\u00eb. Meqen\u00ebse nuk kisha dhe shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr palest\u00ebr, ku duhet t\u00eb respektosh oraret e gj\u00ebra t\u00eb tjera, fillova vrapin. E kisha filluar vrapin edhe kur isha e sh\u00ebndosh\u00eb, por djersitesha shpejt e nuk arrija t\u00eb vrapoja shum\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha nj\u00eb vit me pamjen time t\u00eb re. Tani rrobat q\u00eb vishja m\u00eb tregonin aq bukur sa kur isha para pasqyr\u00ebs f\u00ebrkoja syt\u00eb n\u00eb isha un\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr. Pra, gjith\u00e7ka ishte e shkuar. Vajza kur m\u00eb shihte krenohej me mua dhe m\u00eb thoshte se m\u00eb adhuronte p\u00ebr vullnetin q\u00eb kisha. Edhe burrit i vinte mir\u00eb sigurisht q\u00eb kisha ndryshuar p\u00ebr mir\u00eb. Pra, me vullnet arrihet gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo nj\u00eb nat\u00eb kur po vrapoja (vrapoja nat\u00ebn se dit\u00ebn kisha qen\u00eb e z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb e nuk m\u00eb kishte dal\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb vrapoja n\u00eb m\u00ebngjes), m\u00eb dha nj\u00eb therje n\u00eb fund t\u00eb barkut dhe k\u00ebmba e majt\u00eb nuk e mbajti pesh\u00ebn e trupit, andaj u rr\u00ebzova. Mendova se e kisha nga lodhja. U ktheva n\u00eb sht\u00ebpi dhe nuk i tregova askujt. P\u00ebr fat, kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb krah dhe nuk m\u00eb ishin grisur tutat, k\u00ebshtu q\u00eb b\u00ebra nj\u00eb dush dhe vazhdova rregullisht ritualin e dark\u00ebs. Nat\u00ebn m\u00eb zgjoi nga gjumi nj\u00eb tjet\u00ebr dhimbje barku. Edhe ajo ishte e fort\u00eb si ajo kur po b\u00ebja vrap.<\/p>\n<p>U ngrita t\u00eb shkoja n\u00eb banjo dhe kur u ktheva n\u00eb krevat, burri m\u00eb pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019ke zem\u00ebr?! Nuk je mir\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb jam mos u shqet\u00ebso! Vet\u00ebm se piva pak uj\u00eb.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb besoi dhe fjeti p\u00ebrs\u00ebri. Mua p\u00ebr pak minuta nuk m\u00eb mori gjumi, por m\u00eb pas fjeta shum\u00eb qet\u00ebsisht. Pra, m\u2019u duk si di\u00e7ka kalimtare.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen nuk pata asnj\u00eb shqet\u00ebsim, madje pata aq shum\u00eb pun\u00eb sa nuk m\u00eb shkoi mendja tek e rr\u00ebzuara dhe ngritja nat\u00ebn e kaluar. Mendova se t\u00eb gjitha grat\u00eb kan\u00eb dhimbje barku e puna vazhdoi normalisht. Pas nj\u00eb jave duhej t\u00eb shkoja p\u00ebr furnizim n\u00eb Stamboll. Ishte nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb kisha koh\u00eb q\u00eb e b\u00ebja. Pastaj tani ishte e leht\u00eb se kishim ndryshuar metodat dhe nuk ishte si n\u00eb fillim t\u00eb biznesit kur kishim shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve isha njohur me nj\u00eb familje turke dhe kur shkoja p\u00ebr furnizim, rrija atje. Ishte nj\u00eb grua q\u00eb jetonte vet\u00ebm me vajz\u00ebn e saj, sepse burri i kishte vdekur nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb para disa viteve. Kisha mbaruar pun\u00eb me furnizimin dhe kishim dal\u00eb t\u00eb dyja bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb \u00e7aj (ata e preferojn\u00eb shum\u00eb \u00e7ajin, nuk e pin\u00eb kafen, sepse mendojn\u00eb se t\u00eb shton stresin). Mua m\u00eb kapi nj\u00eb dhibje barku ashtu si dy her\u00ebt e tjera. Shoqja ime m\u00eb pa dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019ke?<\/p>\n<p>Un\u00eb e dija turqishten shum\u00eb mir\u00eb dhe ia ktheva: &#8211; Kam nj\u00eb dhimbje n\u00eb bark.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr? &#8211; m\u00eb pyeti e tmerruar.<\/p>\n<p>&#8211; Po, edhe nja dy her\u00eb t\u00eb tjera, po m\u00eb kalon shpejt dhe do jem mir\u00eb, mos u merakos.<\/p>\n<p>&#8211; Eja t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb spital. &#8211; tha menj\u00ebher\u00eb ajo.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb spital p\u00ebr nj\u00eb dhimbje barku? \u00c7\u2019m\u00eb b\u00ebre t\u00eb qesh tani. Po t\u00eb gjitha grave iu ndodh kjo.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli dhe nuk ia prisha. I kishte mbetur merak se burrin e saj nuk e kishte \u00e7uar n\u00eb spital kur kishte dh\u00ebn\u00eb shenjat e para dhe besonte se po ta kishte \u00e7uar n\u00eb spital q\u00ebkur kishte ndonj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb leht\u00eb, tani do t\u00eb ishte gjall\u00eb. Shkuam n\u00eb spital dhe menj\u00ebher\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb eko. M\u00eb kujtohet fytyra e mjekut turk kur po m\u00eb b\u00ebnte ekon. Ai mori nj\u00eb pamje t\u00eb dhimbsur kur m\u00eb pyeti se sa vje\u00e7e isha.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb doktor? &#8211; e pyeta. Ju thash\u00eb dhe m\u00eb lart se turqishten e dija mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb tha se ekon do ta shihte doktori tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb kishte vizituar n\u00eb fillim. Aty dyshova se di\u00e7ka jo e mir\u00eb po ndodhte. Nejse, pas shum\u00eb analizash dhe ekosh v\u00ebrtetuan se kisha nj\u00eb mas\u00eb tumorale n\u00eb bark. Duhej t\u00eb operohesha sa m\u00eb shpejt t\u00eb ishte e mundur. Ishte nj\u00eb kthes\u00eb e papitur n\u00eb jet\u00ebn time dhe t\u00eb familjes sime. Nuk ma merrte mendja se p\u00ebr tre-kat\u00ebr dhimbje do t\u00eb futesha n\u00eb operacion. Nuk diskutohet se nuk e vija n\u00eb dyshim aft\u00ebsin\u00eb e doktor\u00ebve turq, por besoja se mund t\u00eb kishin gabuar. Un\u00eb isha n\u00eb gjendje sh\u00ebndet\u00ebsore shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 atyre rasteve t\u00eb dhimbjeve t\u00eb barkut q\u00eb nuk kishin zgjatur shum\u00eb.<\/p>\n<p>Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre mendimeve t\u00eb mia, operacioni duhej b\u00ebr\u00eb se s\u2019b\u00ebn. Erdhi burri dhe vajza, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb q\u00ebndruar af\u00ebr. E \u00e7uditshme! Kisha shkuar si zakonisht p\u00ebr furnizim dhe tani isha para operacionit. Kjo s\u00ebmundje k\u00ebt\u00eb ka: Rri e fsheht\u00eb e t\u00eb jep p\u00ebrshtypjen se je e fort\u00eb e nuk ka asgj\u00eb q\u00eb t\u00eb mund e nd\u00ebrkoh\u00eb punon n\u00eb heshtjen e saj derisa nxjerr kok\u00ebn me nj\u00eb dhimbje e ti merr vesh se nga brenda je kalbur.<\/p>\n<p>Pra, nisi p\u00ebr mua nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cluft\u00eb\u201d. Tani, jo m\u00eb kund\u00ebr sh\u00ebndetit t\u00eb tep\u00ebrt apo p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb ardhura t\u00eb mira p\u00ebr familjen time, por kund\u00ebr nj\u00eb s\u00ebmundjeje vdekjeprur\u00ebse. Vajza ishte shum\u00eb e m\u00ebrzitur. Kur m\u00eb pa n\u00eb spital, ia plasi t\u00eb qarit e me kok\u00ebn n\u00eb gjoksin tim m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Nuk mundem ta besoj mami. Ndoshta gabojn\u00eb mjek\u00ebt. Nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb jesh s\u00ebmur\u00eb. Ti dukesh kaq mir\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; Mos u m\u00ebrzit, bija ime. \u00c7do gj\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb operacion dhe gjit\u00e7ka kthehet si m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, operacioni doli me sukses. Pas operacionit, kur dola nga spitali, q\u00ebndrova p\u00ebr disa koh\u00eb te sht\u00ebpia e mikes sime dhe ajo m\u00eb sh\u00ebrbeu aq shum\u00eb sa e mora veten shpejt, k\u00ebshtu q\u00eb u nisa p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Kishte kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj nga koha kur duhej t\u00eb kthehesha n\u00eb dyqanin tim dhe pash\u00eb se shum\u00eb gj\u00ebra nuk ishin ashtu si\u00e7 duhej. Burri ishte munduar dhe ia kishte arritur n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb biznesi t\u00eb mos falimentonte, por ne punonim gjithmon\u00eb bashk\u00eb dhe kjo kishte pak ndryshim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, tani ndjehesha mir\u00eb dhe do mundohesha t\u00eb b\u00ebja \u00e7do gj\u00eb ashtu si\u00e7 ishte m\u00eb par\u00eb. Tani m\u00eb duhej t\u00eb mos sforcohesha aq shum\u00eb sa m\u00eb par\u00eb, por duhej t\u00eb punoja sepse kisha l\u00ebn\u00eb gjith\u00eb djers\u00ebn time n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes. Mir\u00ebpo tani nuk kisha edhe aq shum\u00eb fuqi. Kur punoja gjat\u00eb, duhej t\u00eb ulesha t\u00eb pushoja se mbulohesha nga djers\u00ebt. Nj\u00eb dit\u00eb burri m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Duhet t\u00eb marrim nj\u00eb pun\u00ebtor q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00ebn kryesore t\u00eb pun\u00ebs. K\u00ebshtu do t\u00eb s\u00ebmuresh p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk kam besim tek asnjeri. Jam m\u00ebsuar t\u00eb punoj e t\u00eb mos i p\u00ebrziej njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb biznes.<\/p>\n<p>&#8211; Kam biseduar edhe me vajz\u00ebn e ajo \u00ebsht\u00eb dakord t\u00eb vij\u00eb t\u00eb punoj\u00eb pasditeve pas m\u00ebsimit.<\/p>\n<p>&#8211; Dhe t\u00eb l\u00ebr\u00eb m\u00ebsimet pas dore? Jo, un\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk e b\u00ebj edhe po ta di se vdes k\u00ebtu n\u00eb dyqan!<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, pra do t\u00eb marrim nj\u00eb pun\u00ebtor dhe kjo \u00ebsht\u00eb e vendosur nga un\u00eb. Nuk t\u00eb l\u00eb un\u00eb ty t\u00eb sforcohesh, sikur ta di se do falimenojm\u00eb e t\u00eb mbesim pa buk\u00ebn e goj\u00ebs!<\/p>\n<p>K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb tijat q\u00eb buronin nga shpirti nuk kisha si t\u2019i kund\u00ebrshtoja. Ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Nuk mund t\u00eb isha kurr\u00eb ajo q\u00eb kisha qen\u00eb m\u00eb par\u00eb. Edhe pse tani kemi marr\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, biznesi ec\u00ebn mir\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb kujdesem p\u00ebr veten dhe ndjek t\u00eb gjitha k\u00ebshillat e mjek\u00ebve. Tani p\u00ebr furnizim shkoj bashk\u00eb me burrin n\u00eb Turqi. Sa her\u00eb shikoj grat\u00eb e sh\u00ebndosha turke m\u00eb kujtohen kur m\u00eb thonin se sh\u00ebndeti i tep\u00ebrt nuk \u00ebsht\u00eb problem. Eh, sikur ta dija k\u00ebt\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur isha sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb e merakoesha p\u00ebr pesh\u00ebn! Dikur shpenzoja para p\u00ebr t\u2019u dob\u00ebsuar n\u00eb kilinikat turke, tani i shpenzoj p\u00ebr analiza e ila\u00e7e. Megjithat\u00eb, t\u00eb gjitha analizat m\u00eb kan\u00eb dal\u00eb mir\u00eb e t\u00eb pakt\u00ebn 5 vjet jam e sigurt. N\u00ebse nuk p\u00ebrs\u00ebritet pas pes\u00eb vjet\u00ebve, ia hodha&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb grua q\u00eb para disa koh\u00ebsh kishte problemin m\u00eb t\u00eb madh, mbipesh\u00ebn. Edhe pse jam n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb relativisht t\u00eb re, isha shum\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb, gati po kapja 100 kilogram\u00ebshin. Gjith\u00e7ka q\u00eb vishja m\u00eb dukej keq dhe nuk e dija se si t\u00eb veproja q\u00eb t\u00eb dob\u00ebsohesha. Kisha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-9938","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9938","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9938"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9938\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}