{"id":9929,"date":"2015-07-09T12:01:14","date_gmt":"2015-07-09T10:01:14","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9929"},"modified":"2015-07-09T12:01:14","modified_gmt":"2015-07-09T10:01:14","slug":"si-i-shpetova-nga-duart-maniakut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/si-i-shpetova-nga-duart-maniakut\/","title":{"rendered":"Si i shp\u00ebtova nga duart maniakut"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si shum\u00eb vajza t\u00eb tjera, edhe un\u00eb kam historin\u00eb time, q\u00eb filloi pik\u00ebrisht n\u00eb ambientet e nj\u00eb lokali. Pavar\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vazhduar shkoll\u00ebn, asnj\u00ebher\u00eb nuk ia arrita k\u00ebtij q\u00ebllimi sepse kisha nj\u00eb familje t\u00eb varf\u00ebr dhe plot probleme. Un\u00eb jam vajza e madhe e nj\u00eb familjeje prej kat\u00ebr personash. T\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb mami v\u00ebllai dhe motra. Duke qen\u00eb se mami kishte ngelur e ve prej vitesh, kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn time q\u00eb t\u00eb mbanim familjen. Q\u00eb e vog\u00ebl jam m\u00ebsuar me pun\u00ebn, sepse dhe kur ishte gjall\u00eb babi, ai her\u00eb punonte, her\u00eb s\u2019punonte. Ishte njeri shum\u00eb i mir\u00eb, por me karakter shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe jo shum\u00eb i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb dhe mami p\u00ebrpiqeshim t\u00eb fitonim t\u00eb ardhura duke shitur banane, paketa cigaresh dhe ndonj\u00ebher\u00eb, duke punuar si pastruese, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos mbeteshim pa ngr\u00ebn\u00eb. Un\u00eb mbarova 8-vje\u00e7aren dhe nuk isha e zonja as t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn e mesme. As babain nuk e kisha m\u00eb, sepse vdiq nga nj\u00eb atak n\u00eb zem\u00ebr. P\u00ebr dy vjet punova duke shitur gj\u00ebra t\u00eb ndryshme n\u00eb rrug\u00eb bashk\u00eb me mamin. Pastaj, nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb i njohuri i mamit m\u00eb mori si banakiere n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs. Tashm\u00eb, isha vet\u00ebm 17 vje\u00e7e, mosh\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do kisha dashur ta shijoja ashtu si moshataret e mia. Shikoja shoqet q\u00eb shkonin n\u00eb shkoll\u00eb e arg\u00ebtoheshin dhe syt\u00eb m\u00eb mbusheshin me lot. Gjithsesi, tashm\u00eb e kisha fjetur mendjen q\u00eb ky ishte fati im dhe kaq, nuk shpresoja p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb. N\u00eb lokal shkoja n\u00eb 6 t\u00eb m\u00ebngjesit dhe kthehesha von\u00eb, sepse p\u00ebrve\u00e7se si banakiere, punoja edhe si pastruese, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb lek m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Kishte edhe klient\u00eb q\u00eb m\u00eb ngacmonin, por s\u2019ua vija veshin. M\u00ebngjes p\u00ebr m\u00ebngjes, aty pinte kafen edhe nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm, q\u00eb quhej Klevis. Ia m\u00ebsova emrin, sepse d\u00ebgjoja ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb mikun e tij q\u00eb e th\u00ebrrisnin n\u00eb em\u00ebr. E kisha v\u00ebn\u00eb re q\u00eb m\u00eb shikonte dhe m\u00eb buz\u00ebqeshte sa her\u00eb i \u00e7oja kafe. Dukej v\u00ebrtet djal\u00eb shum\u00eb i shtruar dhe di\u00e7 kishte filluar t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente tek ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb po pastroja banakun, kur Klevisi u ngrit nga tavolina dhe m\u2019u afrua. M\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe filloi t\u00eb m\u00eb jepte muhabet, duke u prezantuar si fillim. Pastaj, po m\u00eb thoshte:<\/p>\n<p>\u2013 Shiko, Ermira, un\u00eb punoj n\u00eb nj\u00eb agjenci top-modelesh. Nuk dua t\u00eb m\u00eb keqkuptosh, por po t\u00eb them se jam n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb disa top-modeleve t\u00eb reja p\u00ebr nj\u00eb studio mode. Un\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebzhgoj dhe duke qen\u00eb se je shum\u00eb e hijshme dhe ke fizik t\u00eb bukur, mendoj se je e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb modele. \u00cbsht\u00eb gjynah t\u00eb punosh k\u00ebtu si kamariere dhe pastruese, kur fare mir\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhesh nj\u00eb topmodele e d\u00ebgjuar, bile mund t\u00eb dal\u00ebsh edhe jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Un\u00eb mbeta e habitur dhe nuk dija \u00e7far\u00eb t\u2019i thoja. U mendova dhe menj\u00ebher\u00eb m\u00eb vajti mendja te shkolla, un\u00eb kisha vet\u00ebm 8-vje\u00e7aren.<\/p>\n<p>\u2013 Klevis, po un\u00eb kam vet\u00ebm 8 vje\u00e7aren dhe ndoshta nuk m\u00eb pranojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb agjenci&#8230; \u2013 i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebhere, ky \u00ebsht\u00eb shanci yt, Ermira, duke vazhduar p\u00ebr modele, ne do t\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb edhe t\u00eb vazhdosh shkoll\u00ebn, nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Mendohu dhe m\u00eb kthe p\u00ebrgjigje sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb mbr\u00ebmjen dhe nat\u00ebn m\u00eb ngeli mendja te propozimi i Klevisit. M\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb kjo ide dhe m\u00eb dukej se ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoja nga varf\u00ebria dhe nga k\u00ebto pun\u00eb t\u00eb r\u00ebndomta. I tregova edhe mamit dhe asaj iu duk ide e mir\u00eb, por menj\u00ebher\u00eb i ra nj\u00eb hije e keqe n\u00eb fytyr\u00eb, sepse mendonte se do t\u2019i ikte nj\u00eb krah pune n\u00eb familje.<\/p>\n<p>\u2013 Mami, mos u m\u00ebrzit! Klevisi m\u00eb tha se do t\u00eb paguhesha si modele.<\/p>\n<p>Kjo e g\u00ebzoi jasht\u00eb mase mamin. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, un\u00eb fillova t\u2019i kushtoja m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi paraqitjes dhe dilja her\u00eb pas here para pasqyr\u00ebs. \u00c7udit\u00ebrisht, v\u00ebrtet m\u2019u duk vetja e bukur dhe thosha me vete: \u201cSa keq q\u00eb s\u2019e kam par\u00eb te vetja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d. Duke q\u00ebn\u00eb se jeta ime kishte qen\u00eb vet\u00ebm vuajtje, b\u00ebja nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb s\u2019i kisha dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi paraqitjes time. T\u00eb nes\u00ebrmen u takova me Klevisin dhe ai m\u00eb \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb studio ku mendohej t\u00eb ishte agjencia e modeleve. Aty ishin dy gra dhe nj\u00eb burr\u00eb i moshuar i cili m\u2019u duk shum\u00eb antipatik, q\u00eb n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>\u2013 O, ja edhe bukuroshja e vog\u00ebl! \u2013 m\u2019u drejtua plaku. Ai m\u00eb puthi dor\u00ebn dhe me shikonte sikur donte t\u00eb m\u00eb p\u00ebrpinte. Klevisi, paksa i nevrikosur nga sjellja e t\u00eb moshuarit, m\u00eb prezantoi me t\u00eb dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb pronari i agjencis\u00eb.<\/p>\n<p>Pronari i agjencis\u00eb, q\u00eb e kishte emrin Fatmir, m\u2019u duk fytyr\u00eb shum\u00eb e njohur, m\u00eb dukej sikur e kisha par\u00eb diku m\u00eb par\u00eb. Klevisi pastaj mori rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ikur nga agjencia. Un\u00eb i shkova mbrapa dhe e pyeta:<\/p>\n<p>&#8211; Po ti, nuk punon k\u00ebtu?<\/p>\n<p>\u2013 Po, &#8211; m\u00eb tha &#8211; edhe un\u00eb punoj, por vij m\u00eb rrall\u00eb. Un\u00eb jam agjent marketingu dhe dal n\u00eb terren q\u00eb t\u00eb gjej modele. Tani, ti do t\u00eb punosh me Fatmirin dhe k\u00ebto dy grat\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e di pse, por teksa Klevisi po fliste, kuptova q\u00eb ai nuk po m\u00eb thoshte tamam t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. E shikoja shum\u00eb t\u00eb trishtuar dhe jo ashtu t\u00eb qeshur, si m\u00eb par\u00eb, n\u00eb lokal. Fatmiri m\u00eb mori p\u00ebrdore dhe po m\u00eb shpjegonte pun\u00ebn. Ai ma b\u00ebri gjith\u00e7ka fush\u00eb me lule. Si fillim, m\u00eb tha se duhet t\u00eb b\u00ebja menj\u00ebher\u00eb pasaport\u00ebn sepse do t\u00eb shkonim n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Evrop\u00eb, pasi atje do t\u00eb b\u00ebnim provat e para p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur si modele. Ai m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte dhe m\u00eb puthte n\u00eb faqe duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb shm\u00eb komplimente mbi fizikun. Kjo gj\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqeu aspak, por s\u2019ia vura veshin si fillim. Nejse, iku dita e par\u00eb.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e dyt\u00eb duhej t\u00eb shkoja s\u00ebrish dhe shkova. N\u00eb agjenci kishte dhe dy vajza t\u00eb tjera, por edhe pse nuk ua kisha fare haberin agjencive t\u00eb modeleve, nuk m\u00eb dukej aspak si nj\u00eb shkoll\u00eb modelesh, si\u00e7 pretendonin ata q\u00eb mund t\u00eb ishte. Ajo q\u00eb m\u00eb habiti m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb se Klevisin nuk e pash\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb rresht. Pyesja Fatmirin e grat\u00eb aty, por nuk m\u00eb p\u00ebrgjigjeshin sakt\u00eb. Bile, shkova dhe te lokali ku vinte ai p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe, pyeta p\u00ebr t\u00eb dhe m\u00eb than\u00eb q\u00eb nuk kishte ardhur fare at\u00eb jav\u00eb. E ndjeja q\u00eb di\u00e7ka nuk po shkonte mir\u00eb dhe fillova t\u00eb kisha frik\u00eb. M\u00eb iku i gjith\u00eb entuziazmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb re q\u00eb kisha filluar. Nj\u00eb nga dit\u00ebt e pun\u00ebs n\u00eb agjenci, teksa un\u00eb bashk\u00eb me dy vajzat e tjera po b\u00ebnim prova n\u00eb ecje dhe provonim rrobat e reja, pata nj\u00eb debat t\u00eb ashp\u00ebr me Fatmirin, pronarin. Ai m\u00eb dha nj\u00eb veshje shum\u00eb provokuese dhe m\u00eb tha t\u00eb zhvishesha n\u00eb sy t\u00eb tij, vet\u00ebm me t\u00eb brendshme. Nuk pranova dhe ai ma shkopsiti k\u00ebmish\u00ebn me zor, duke m\u2019u drejtuar:<\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse ti vazhdon k\u00ebshtu, s\u2019ke p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb modele dhe do ngelesh pabukse gjith\u00eb jet\u00ebn! Modelet duhet t\u00eb zhvishen, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb parada me rroba banjoje&#8230;<\/p>\n<p>\u2013 Un\u00eb nuk jam prostitut\u00eb, zoti Fatmir! Nuk zhvishem para jush dhe mos b\u00ebni si maniak! \u2013 i thash\u00eb.<\/p>\n<p>Fatmiri u t\u00ebrbua fare nga fjal\u00ebt e mia dhe u b\u00eb gati t\u00eb m\u00eb q\u00ebllonte, por nj\u00eb z\u00eb nga mbrapa e ndaloi ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ishte Klevisi, i cili dukej i shp\u00ebrfytyruar. Ai e kapi Fatmirin nga fyti dhe e t\u00ebrhoqi n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb tjet\u00ebr. Mua, bashk\u00eb me vajzat e tjera, na zuri frika, por nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb u ndjeva shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se dit\u00ebt e tjera. Fakti q\u00eb pash\u00eb Klevisin, m\u00eb g\u00ebzoi jasht\u00eb mase. T\u00eb vetmet fjal\u00eb q\u00eb arrita t\u00eb d\u00ebgjoja nga Klevisi, ishin:<\/p>\n<p>&#8211; Ti je mashtrues! Do t\u00eb p\u00ebrfundosh shum\u00eb keq me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb! M\u00eb ke p\u00ebrzier edhe mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes t\u00eb f\u00eblliqur&#8230; Tani e kam kuptuar se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi yt. Mund t\u00eb b\u00ebsh \u00e7\u2019t\u00eb duash me t\u00eb tjerat, por Ermir\u00ebn nuk do ta l\u00eb n\u00eb duart e tua t\u00eb ndyra.<\/p>\n<p>Ai erdhi, m\u00eb tha t\u00eb b\u00ebhesha gati dhe t\u00eb dilja. Pa e zgjatur shum\u00eb, dola pas tij. M\u00eb kishte kapur p\u00ebrdore dhe po ma shtr\u00ebngonte aq shum\u00eb sa filloi t\u00eb m\u00eb dhimbte, por p\u00ebr mua kjo dhimbje s\u2019ishte asgj\u00eb. Ndihesha e \u00e7liruar. Ai m\u00eb dukej si princi i kalt\u00ebr q\u00eb kishte ardhur t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtonte nga nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh. Pas disa minutash heshtjeje, me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, iu drejtova:<\/p>\n<p>\u2013 Klevis, t\u00eb lutem, ma l\u00ebsho dor\u00ebn, se po m\u00eb dhemb.<\/p>\n<p>Ai ndaloi, m\u00eb pa n\u00eb sy dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi fort, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb vazhdimisht:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb fal, Ermira. M\u00eb fal n\u00ebse mundesh. P\u00ebr pak desha b\u00ebra krim me ty, p\u00ebr pak desh t\u00eb shita. Do t\u00eb ulemi t\u00eb pim\u00eb nj\u00eb kafe?<\/p>\n<p>Pa hezituar fare, pranova t\u00eb ulesha me t\u00eb. Isha shum\u00eb n\u00eb ankth derisa t\u00eb m\u00ebsoja \u00e7far\u00eb donte t\u00eb thoshte Klevisi me ato fjal\u00eb. Pse ishte kaq i tmerruar? \u00c7far\u00eb kishte ndodhur? U ul\u00ebm n\u00eb lokalin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt q\u00eb gjet\u00ebm. Fillimisht, ai nuk po fliste fare. E shikoja q\u00eb ishte shum\u00eb n\u00eb siklet dhe dukej q\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e madhe po e mundonte.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb lutem, Klevis, m\u00eb thuaj, \u00e7far\u00eb ka ndodhur? Kush \u00ebsht\u00eb Fatmiri? \u00c7far\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte me mua? &#8211; M\u00eb erdh\u00ebn shum\u00eb pyetje nj\u00ebher\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u2013 Ndjehem shum\u00eb n\u00eb siklet p\u00ebrball\u00eb teje Ermira dhe nuk di nga t\u2019ia nis, por gjithsesi, do t\u00eb t\u00eb them nj\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb. E di q\u00eb do t\u00eb m\u00ebrzitesh, por dua t\u00eb jem i sinqert\u00eb me ty. Un\u00eb kisha vet\u00ebm nj\u00eb muaj pun\u00eb n\u00eb at\u00eb agjenci si agjent marketingu, por sinqerisht, edhe un\u00eb jam g\u00ebnjyer si puna jote, sado q\u00eb dyshoja pak. Fatmiri m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se kishte par\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur te lokali ku punoje ti; e kishte fjal\u00ebn p\u00ebr ty. M\u00eb tha: \u201cDua ta ndihmoj sepse \u00ebsht\u00eb e varf\u00ebr. Pastaj, \u00ebsht\u00eb e bukur. Pse t\u00eb mos e b\u00ebj modele?\u201d. Edhe mua m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb se ajo ishte nj\u00eb agjenci modelesh, por s\u2019ka shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb e kam kuptuar se Fatmiri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrues q\u00eb v\u00ebrtet merr vajza si modele, por ato asnj\u00ebher\u00eb s\u2019jan\u00eb kthyer kur kan\u00eb ikur jasht\u00eb shtetit. Kam p\u00ebrshtypjen se ato vajza p\u00ebrfundojn\u00eb shum\u00eb keq. T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim kishte edhe me ty. Nuk m\u00eb dukej aspak serioze zyra ku punoja dhe ata njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb aty. Nj\u00eb dit\u00eb, rast\u00ebsisht, di\u00e7ka m\u00eb shtyu t\u00eb k\u00ebrkoja informacion p\u00ebr agjencit\u00eb e v\u00ebrteta. Ka dhe t\u00eb tjera agjenci, por ato jan\u00eb krejt ndryshe nga agjencia e Fatmirit. Aty kuptova qe ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon me k\u00ebt\u00eb agjenci dhe me vet\u00eb Fatmirin. Pastaj, ajo k\u00ebmb\u00ebngulja e tij q\u00eb un\u00eb t\u00eb afrohesha me ty, m\u00eb rrihte si \u00e7ekan pas koke. Ai ishte i fiksuar pas teje, t\u00eb ruante \u00e7do dit\u00eb kur shkoje n\u00eb pun\u00eb, por nuk donte t\u00eb shfaqej vet\u00eb, ndaj m\u00eb p\u00ebrdori mua si karrem p\u00ebr t\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr ty. O Zot, sa i verb\u00ebr dhe budalla paskam qen\u00eb! &#8211; Klevisi fliste dhe dridhej i t\u00ebri.<\/p>\n<p>Sa u trishtova nga ajo q\u00eb d\u00ebgjova, po aq edhe u g\u00ebzova q\u00eb kisha shp\u00ebtuar nga ai maniak. Ishte Klevisi q\u00eb m\u00eb \u00e7oi drejt asaj pseudoagjencie, por ishte po ai q\u00eb m\u00eb shp\u00ebtoi. Vazhdimisht, m\u00eb thoshte \u201cm\u00eb fal\u201d. E nd\u00ebrpreva duke e p\u00ebrqafuar fort. Drejt Klevisit m\u00eb shtynin ndjenja shum\u00eb t\u00eb forta. Ai u habit nga ky p\u00ebrqafim i imi.<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit Klevis.<\/p>\n<p>\u2013 Ermira, dua t\u00eb m\u00eb tregosh gjith\u00e7ka p\u00ebr veten dhe familjen t\u00ebnde.<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7far\u00eb t\u00eb t\u00eb them? Q\u00eb vij nga nj\u00eb familje shum\u00eb e vuajtur, q\u00eb kam pasur plot \u00ebndrra si t\u00eb gjitha vajzat e tjera, por q\u00eb nuk i realizova dot kurr\u00eb? As shkoll\u00eb nuk kam. Nuk e di nga t\u2019ia filloj, Klevis, sepse jan\u00eb shum\u00eb dhimbje nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Thjesht, ndihem shum\u00eb pa fat n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 E ke gabim, Ermira, ti je shum\u00eb me fat, sepse shp\u00ebtove nga kurthi i nj\u00eb njeriu shum\u00eb t\u00eb keq. Pastaj, un\u00eb jam k\u00ebtu dhe, n\u00ebse ti m\u00eb lejon, do t\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj af\u00ebr dhe do t\u00eb t\u00eb ndihmoj p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb fal\u00ebnderoj p\u00ebr mb\u00ebshtetjen t\u00ebnde, por e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb t\u00eb besoj, pas k\u00ebsaj q\u00eb p\u00ebrjetova. Nuk dua t\u00eb m\u00eb keqkuptosh, Klevis, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, ishe ti q\u00eb m\u00eb shp\u00ebtove, por ti mbetesh p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb njeri i panjohur p\u00ebr mua. Shum\u00eb njer\u00ebz p\u00ebrfitojn\u00eb, sidomos nga vajza si un\u00eb, q\u00eb jan\u00eb pa p\u00ebrkrahje dhe vijn\u00eb nga familje t\u00eb varfra. S\u2019e di, Klevis, nuk e di, por kam frik\u00eb nga gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Klevisi u zgjat, m\u00eb mori pran\u00eb, m\u00eb p\u00ebrqafoi dhe m\u2019u drejtua:<\/p>\n<p>&#8211; Nuk dua t\u00eb kesh m\u00eb frik\u00eb, sidomos nga un\u00eb, t\u00eb lutem, Klevisa. Un\u00eb nuk po t\u00eb ofroj as pun\u00eb, as para, thjesht po t\u00eb ofroj miq\u00ebsin\u00eb time t\u00eb m\u00eb njoh\u00ebsh, k\u00ebshillat e mia, mb\u00ebshtetjen time si mik, thjesht mik&#8230; N\u00ebse ti d\u00ebshiron, dua t\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj pran\u00eb. Koha do ta tregoj\u00eb se kush jam dhe do t\u00eb kesh besim tek un\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Do flasim Klevis, do flasim. Tani dua vet\u00ebm t\u00eb shkoj n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb qet\u00ebsohem.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb Ermira, ky \u00ebsht\u00eb numri im. N\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb e ndjen q\u00eb do t\u00eb m\u00eb takosh dhe t\u00eb flas\u00ebsh me mua, un\u00eb do jem aty p\u00ebr ty. E di q\u00eb t\u00eb duket e \u00e7uditshme, por ashtu padashur dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashpjegueshme, shoh te ti at\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet po k\u00ebrkoj. Edhe pse koha e njohjes ton\u00eb ishte shum\u00eb e shkurt\u00ebr, t\u00eb kam menduar vazhdimisht k\u00ebto koh\u00eb dhe m\u00eb je b\u00ebr\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Un\u00eb do t\u00eb pres&#8230;<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb u ndam\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrqafim t\u00eb ngroht\u00eb miq\u00ebsor. Shkova n\u00eb sht\u00ebpi dhe nuk pushoja s\u00eb qari n\u00eb krah\u00ebt e mamas\u00eb time. Kaluan tre jav\u00eb dhe mendja m\u00eb rrinte vazhdimisht te Klevisi. \u201cA thua \u00ebsht\u00eb duke m\u00eb menduar? Thua t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet ashtu si\u00e7 m\u00eb tha?\u201d. E ndjeja q\u00eb ai djal\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete. Nuk po duroja dot m\u00eb dhe e mora n\u00eb telefon. N\u00eb fillim nuk fola, por ai, pa folur un\u00eb, m\u2019u drejtua:<\/p>\n<p>&#8211; Ermira ti je, m\u00eb thuaj q\u00eb je ti?<\/p>\n<p>U habita shum\u00eb, por gjithsesi, pohova.<\/p>\n<p>\u2013 Si je? Kam pritur t\u00eb m\u00eb telefonosh&#8230; \u2013 m\u00eb tha.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb thuaj, Klevis, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj un\u00eb? &#8211; As vet\u00eb s\u2019e di se pse e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb pyetje dhe \u00e7far\u00eb po i k\u00ebrkoja atij.<\/p>\n<p>\u2013 Ermira, dua q\u00eb ti t\u00eb fillosh shkoll\u00ebn, k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebsh. Do t\u00eb ecim bashk\u00eb avash-avash dhe besoj se do t\u2019ia dal\u00ebsh mban\u00eb. K\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebsh si fillim. Mos harro, un\u00eb jam me ty&#8230;<\/p>\n<p>Muajt e vitet rrodh\u00ebn dhe un\u00eb sot jam akoma me Klevisin. Ndihem krenare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb person q\u00eb e kam n\u00eb krah. Vazhdova shkoll\u00ebn, sot jam e diplomuar dhe me nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb i p\u00ebrshtatet profesionit tim. Jam e lumtur edhe p\u00ebr mamin tim, q\u00eb g\u00ebzohet teksa m\u00eb sheh q\u00eb nuk jam vet\u00ebm dhe kam arritur k\u00ebtu ku jam.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Si shum\u00eb vajza t\u00eb tjera, edhe un\u00eb kam historin\u00eb time, q\u00eb filloi pik\u00ebrisht n\u00eb ambientet e nj\u00eb lokali. Pavar\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vazhduar shkoll\u00ebn, asnj\u00ebher\u00eb nuk ia arrita k\u00ebtij q\u00ebllimi sepse kisha nj\u00eb familje t\u00eb varf\u00ebr dhe plot probleme. Un\u00eb jam vajza e madhe e nj\u00eb familjeje prej kat\u00ebr personash. T\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb mami [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-9929","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9929"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9929\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}