{"id":9920,"date":"2015-07-08T15:30:01","date_gmt":"2015-07-08T13:30:01","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9920"},"modified":"2015-07-08T11:51:08","modified_gmt":"2015-07-08T09:51:08","slug":"si-ta-kuptoj-nese-vuaj-nga-tiroidja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/si-ta-kuptoj-nese-vuaj-nga-tiroidja\/","title":{"rendered":"Si ta kuptoj n\u00ebse vuaj nga tiroidja?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; Jam 36 vje\u00e7e, 1.60 e gjat\u00eb dhe pesoj 50 kg. Dua t\u00eb shtoj n\u00eb pesh\u00eb dhe nuk di se si t\u2019ia arrij. Mos vall\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj analizat e tiroides p\u00ebr k\u00ebt\u00eb humbje t\u00eb pesh\u00ebs? Theksoj q\u00eb kam marrje mendsh, m\u00eb ther gjoksi, kam shum\u00eb ankth dhe shpesh m\u00eb ndodh q\u00eb m\u00eb zihet fryma. \u00c7far\u00eb analizash duhet t\u00eb b\u00ebj dhe cilat jan\u00eb shenjat q\u00eb tregojn\u00eb se vuaj nga tiroidja? Jam n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes suaj. Faleminderit. <\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; E nderuar zonj\u00eb, ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pyetjen tuaj, edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje p\u00ebrgjith\u00ebsuese dhe jo e plot\u00ebsuar me detaje t\u00eb tjera nga ana juaj. Fillimisht, gjykuar mbi gjat\u00ebsin\u00eb tuaj, mosh\u00ebn dhe pesh\u00ebn ju them se ju jeni pak a shum\u00eb n\u00eb vlera normale t\u00eb pesh\u00ebs dhe nuk konsideroheni n\u00ebn pesh\u00eb. Shpjegimi bazohet mbi nj\u00eb indeks trupor q\u00eb njihet si BMI (boody mss index) dhe n\u00eb rastin tuaj kjo vler\u00eb rezulton 20. Kur BMI \u00ebsht\u00eb nga 19-25 kemi pesh\u00eb normale; kur BMI: 25-30, kemi mbipesh\u00eb; nga 30-35 kemi obezitet jo form\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe mbi 35, obezitet (s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb). Kur vlerat e BMI-s\u00eb jan\u00eb m\u00eb pak se 19, kemi n\u00ebnpesh\u00eb. Informacioni i m\u00ebsip\u00ebrm jepet p\u00ebr t\u2019i krijuar bindjen gjithsecilit q\u00eb, p\u00ebrcaktimi i nivelit t\u00eb pesh\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb perceptim, por n\u00eb fund t\u00eb fundit jan\u00eb disa parametra dhe llogari matematikore. Nisur nga shenjat klinike q\u00eb ju referoni, edhe pse jan\u00eb shenja t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb prezantuese e shum\u00eb s\u00ebmundjeve, un\u00eb kam mendimin se shumica e tyre lidhen me stresin dhe situatat neuropsikologjike jo t\u00eb mira.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jo rrall\u00ebher\u00eb s\u00ebmundjet e tiroides ngat\u00ebrrohen me ankesa dhe simptoma t\u00eb tilla. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb diferencim t\u00eb sakt\u00eb mes \u00e7rregullimeve t\u00eb ankthit dhe s\u00ebmundjeve t\u00eb tiroides, ju duhet t\u00eb konsultoheni me nj\u00eb mjek endokrinolog. Mjeku endokrinolog do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb ekzakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb analizash dhe ekzaminimesh duhet t\u00eb b\u00ebni dhe vet\u00ebm pasi t\u00eb keni p\u00ebrcaktuar drejt diagnoz\u00ebn, mund t\u00eb shikojm\u00eb n\u00ebse shqet\u00ebsimet tuaja kan\u00eb lidhje apo jo me s\u00ebmundje t\u00eb caktuara t\u00eb tiroides e gjithashtu, n\u00ebse keni nevoj\u00eb t\u00eb merrni mjekim p\u00ebr k\u00ebto s\u00ebmundje. Teorikisht, n\u00eb rastin tuaj, nuk mendoj q\u00eb pritet t\u00eb diagnostikoheni me nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb tiroides, megjithat\u00eb konsulta duhet b\u00ebr\u00eb patjet\u00ebr. Barnat p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebndoshur (shtuar n\u00eb pesh\u00eb) nuk \u00ebsht\u00eb se rekomandohen rutin\u00eb dhe, p\u00ebrpara se t\u2019i drejtoheni ndihm\u00ebs farmaceutike, ideale do t\u00eb ishte duhet t\u00eb p\u00ebrllogaritni mir\u00eb sasin\u00eb e ushqimeve n\u00eb raport me aktivitetin fizik q\u00eb kryeni. Trajtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, duhet t\u00eb ndryshoni stilin e t\u00eb jetuarit q\u00eb n\u00ebnkupton t\u00eb merrni m\u00eb shum\u00eb kalori, nj\u00eb ushqyerje e mir\u00eb, si dhe t\u00eb konsumoni m\u00eb pak alergji. N\u00ebse harxhoni shum\u00eb me aktivitet fizik, pun\u00eb, sporte etj. duhet t\u00eb limitohet koha e ushtrimit t\u00eb tyre ose t\u00eb reduktohet ngarkesa fizike. N\u00eb lidhje me n\u00ebnpyetjen se \u00e7far\u00eb analize t\u00eb tiroides duhet t\u00eb kryeni, ju rekomandoj q\u00eb t\u00eb mos e merrni k\u00ebt\u00eb hap, por t\u2019ia besoni shqet\u00ebsimet tuaja mjekut p\u00ebrkat\u00ebs. Deri n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb adresimi tjet\u00ebr t\u00eb shqet\u00ebsimeve tuaja, ju uroj sh\u00ebndet, qet\u00ebsi shpirt\u00ebrore dhe emocionale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam 36 vje\u00e7e, 1.60 e gjat\u00eb dhe pesoj 50 kg. Dua t\u00eb shtoj n\u00eb pesh\u00eb dhe nuk di se si t\u2019ia arrij. Mos vall\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj analizat e tiroides p\u00ebr k\u00ebt\u00eb humbje t\u00eb pesh\u00ebs? Theksoj q\u00eb kam marrje mendsh, m\u00eb ther gjoksi, kam shum\u00eb ankth dhe shpesh m\u00eb ndodh q\u00eb m\u00eb zihet fryma. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89,219],"tags":[],"class_list":["post-9920","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9920"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9920\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}