{"id":9917,"date":"2015-07-08T13:30:03","date_gmt":"2015-07-08T11:30:03","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9917"},"modified":"2015-07-10T00:57:13","modified_gmt":"2015-07-09T22:57:13","slug":"marina-kurti-shqiptarja-qe-fitoi-cmimin-e-kuzhinieres-ne-greqi-jeta-ime-nga-miss-elbasani-ne-nene-e-kater-femijeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/marina-kurti-shqiptarja-qe-fitoi-cmimin-e-kuzhinieres-ne-greqi-jeta-ime-nga-miss-elbasani-ne-nene-e-kater-femijeve\/","title":{"rendered":"Marina Kurti, shqiptarja q\u00eb fitoi \u00e7mimin e kuzhinieres n\u00eb Greqi Jeta ime nga Miss Elbasani, n\u00eb n\u00ebn\u00eb e kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Ishin t\u00eb shumt\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Greqi q\u00eb prisnin me kuriozitet dhe tifozll\u00ebk fundin e emisionit \u201cKati psinete\u201d (\u201cDi\u00e7ka po piqet\u201d) jav\u00ebn e kaluar, sepse nj\u00ebra nga konkurrentet q\u00eb ngjalli simpatin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve ishte shqiptare. Dhe n\u00eb fund, ishte ajo q\u00eb fitoi! Pik\u00ebrisht me fituesen, Marin\u00ebn nga Elbasani, ne u takuam k\u00ebto dit\u00eb\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Artan Kristo<\/strong><strong>: &#8211; Urime p\u00ebr vendin e par\u00eb, Marina. Kam ardhur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d. Nuk besoj se do t\u00eb na kund\u00ebrshtosh&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Marina Kurti<\/strong><strong>:<\/strong> &#8211; \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ajo fjal\u00eb?! \u201cIntervist\u00ebn\u201d e kam ndjekur vazhdimisht, edhe kur isha n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe tani n\u00eb Athin\u00eb. Nuk l\u00eb asnj\u00eb num\u00ebr pa e bler\u00eb&#8230; M\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb, ndaj intervist\u00ebn e jap me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; At\u00ebher\u00eb, t\u00eb hyjm\u00eb \u201cdrejt e n\u00eb thela\u201d. Na thuaj dy fjal\u00eb p\u00ebr emisionin, sepse lexuesit n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e njohin&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Emisioni quhet \u201cKati psinete\u201d, q\u00eb n\u00eb shqip do t\u00eb thot\u00eb \u201cDi\u00e7ka po piqet\u201d. Ai jepet p\u00ebrdit\u00eb nga ora 20.00-21.00 n\u00eb kanalin Alfa, nj\u00eb nga kanalet m\u00eb t\u00eb ndjekura n\u00eb Greqi. \u00c7do jav\u00eb zgjidhen pes\u00eb konkurrent\u00eb t\u00eb panjohur q\u00eb gatuajn\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin nga nj\u00eb vakt n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre. N\u00eb fund t\u00eb \u00e7do vakti secili jep not\u00ebn p\u00ebr gatimin e tjetrit. Notat jan\u00eb t\u00eb fshehta deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit, t\u00eb premten, kur shpallet fituesi&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si t\u00eb zgjodh\u00ebn ty p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konkurs?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb e kisha shum\u00eb qejf k\u00ebt\u00eb emision. E shikoja sa her\u00eb kisha mund\u00ebsi dhe thoja: \u201cAh, sikur t\u00eb merrja pjes\u00eb!&#8230;\u201d, por ngurroja. Nj\u00eb dit\u00eb nuk e mbajta veten, telefonova dhe lash\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e mia p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb emision&#8230; Pas ca dit\u00ebsh, nj\u00eb pasdreke, m\u00eb telefonuan. N\u00eb at\u00eb moment un\u00eb po dremisja e m\u2019u duk se isha n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kur m\u00eb than\u00eb se do t\u00eb vinin n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen erdhi nj\u00eb gazetar i Alf\u00ebs dhe m\u00eb intervistoi. Pas nj\u00eb muaji, m\u00eb telefonuan prap\u00eb e m\u00eb than\u00eb se isha aprovuar&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pse t\u00eb zgjodh\u00ebn ty, si mendon?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mendoj se u p\u00eblqeu sht\u00ebpia dhe pan\u00eb tek un\u00eb interesimin p\u00ebr gatimin, si dhe faktin q\u00eb un\u00eb kam qejf t\u00eb njoh njer\u00ebz t\u00eb rinj, t\u00eb pres e p\u00ebrcjell njer\u00ebz n\u00eb sht\u00ebpi. Se, ata i shikonin shum\u00eb edhe k\u00ebto&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pra, nuk duhet vet\u00ebm talenti n\u00eb gatim\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Them se jo. Mendoj se ata zgjidhnin njer\u00ebz interesant\u00eb dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti, u the q\u00eb je shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Patjet\u00ebr, q\u00eb n\u00eb fillim kur u prezantova dhe reaguan me shum\u00eb dashamir\u00ebsi, madje m\u00eb than\u00eb &#8220;bravo\u201d q\u00eb nuk e fsheha k\u00ebt\u00eb, si\u00e7 u kishte ndodhur n\u00eb disa raste t\u00eb tjera&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po gjat\u00eb emisionit, kishe emocione?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shum\u00eb. Isha shum\u00eb e stresuar dhe n\u00eb ankth, por pastaj m\u00eb kaloi\u2026 Dhe, nuk ishte e leht\u00eb. Ishe si n\u00eb nj\u00eb provim, vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs, t\u00eb gatuaje, por edhe t\u00eb mir\u00ebprisje e t\u00eb mbaje me muhabet mysafir\u00ebt, dometh\u00ebn\u00eb, konkurrent\u00ebt e tjer\u00eb. Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb darka ime ishte n\u00eb dit\u00ebn e fundit, kur shpallej fituesi&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb u b\u00ebre, gjell\u00eb shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Duhej t\u00eb p\u00ebrgatisja tri pjata. E para, edhe pse me p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs meksikan\u00eb, mund t\u00eb quhet shqiptare sepse ishte fryt i fantazis\u00eb sime, q\u00eb jam shqiptare. Mora tortija dhe i mbusha me proshuta e djathra t\u00eb ndrysh\u00ebm, domate, sallat\u00eb jeshile, t\u00eb kuqe e majonez\u00eb. N\u00eb fund i lidha me nj\u00eb fije preshi dhe i servira me patate t\u00eb skuqura. Pjata e dyt\u00eb ishte nga ato q\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri: rosto vi\u00e7i me karota dhe er\u00ebza t\u00eb ndryshme, gatuar me salc\u00eb t\u00eb kuqe, q\u00eb e shoq\u00ebrova me pilaf. N\u00eb fund, si \u00ebmb\u00eblsir\u00eb, u b\u00ebra trile\u00e7e&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila u p\u00eblqeu m\u00eb shum\u00eb atyre?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mendoj se u p\u00eblqyen t\u00eb trija pjatat e mia. K\u00ebt\u00eb e tregoi edhe votimi&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pse zgjodhe pik\u00ebrisht k\u00ebto tre gatime?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn? Nuk kisha shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb mendjen e gjetur nj\u00eb menu interesante, sepse e lash\u00eb p\u00ebr n\u00eb momentin e fundit e-mailin q\u00eb duhej t\u2019u d\u00ebrgoja producent\u00ebve t\u00eb Alf\u00ebs me menun\u00eb, p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit dhe m\u00ebnyr\u00ebn e gatimit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pse t\u2019i k\u00ebrkuan k\u00ebto?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Thjesht p\u00ebr arsye programacioni, q\u00eb t\u00eb kontrollonin t\u00eb mos b\u00ebnim gatime t\u00eb nj\u00ebjta, q\u00eb t\u00eb kishte larmi n\u00eb emision\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti e ke pasion gatimin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb gatuaj dhe, me sa m\u00eb thon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, b\u00ebj gatime t\u00eb mira\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si ke m\u00ebsuar t\u00eb gatuash kaq mir\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E kam tradit\u00eb nga mamaja dhe nga mamaja e mamas\u00eb. T\u00eb dyja shquhen p\u00ebr gatim. Ne kemi qen\u00eb, si\u00e7 i themi, der\u00eb e madhe dhe kemi pritur e p\u00ebrcjell\u00eb gjithmon\u00eb njer\u00ebz n\u00eb sht\u00ebpi. Rrall\u00eb ndodhte q\u00eb nuk kishim njeri p\u00ebr drek\u00eb, ose dark\u00eb&#8230; Edhe tani, k\u00ebtu n\u00eb Athin\u00eb, shpesh k\u00ebshtu ndodh&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili gatim \u00ebsht\u00eb specialiteti yt?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mos qesh kur ta them, t\u00eb lutem! Fasulet i qaj&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ke ndonj\u00eb sekret q\u00eb do t\u2019ua thuash lexuesve?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E ve\u00e7anta \u00ebsht\u00eb se u hedh edhe salc\u00eb, edhe piper t\u00eb kuq. Gjithashtu, u hedh shum\u00eb qep\u00eb dhe \u201cnd\u00ebrtimin\u201d e tyre e b\u00ebj ngadal\u00eb-ngadal\u00eb duke shtuar me radh\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit. Dhe&#8230; i b\u00ebj me shum\u00eb dashuri!<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb emision ty t\u00eb th\u00ebrrisnin \u201cManula\u201d, dometh\u00ebn\u00eb, \u201cMamushi\u201d\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ngaq\u00eb kam kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kaq e re dhe ke kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb? Ke lindur binjak\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, kan\u00eb lindur ve\u00e7 e ve\u00e7. Vajza e madhe \u00ebsht\u00eb 8 vje\u00e7e, djali 5, vajza e tret\u00eb 3 vje\u00e7e dhe e kat\u00ebrta, 10 muajshe&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt i keni planifikuar?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb lindur me d\u00ebshir\u00eb e t\u00eb planifikuar. Madje, n\u00ebse do t\u00eb mundeshim, do b\u00ebnim edhe nj\u00eb tjet\u00ebr, por t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb lindur me prerje cezariane dhe, sipas shkenc\u00ebs, nj\u00eb grua mund t\u00eb lind\u00eb deri n\u00eb tre f\u00ebmij\u00eb me operacion. Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb kat\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kush e pati i pari k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ti apo bashk\u00ebshorti?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb dy kemi q\u00eblluar k\u00ebshtu. Q\u00ebkur ishim t\u00eb dashuruar, edhe un\u00eb, edhe im shoq Armandi, b\u00ebnim plane q\u00eb t\u00eb kishim dy vajza dhe dy djem. Mir\u00ebpo nuk na dol\u00ebn se k\u00ebto jan\u00eb pun\u00ebt e Zotit. Na dol\u00ebn tre vajza dhe nj\u00eb djal\u00eb. Dhe me kaq e mbyll\u00ebm, edhe pse nuk e realizuam tamam planin&#8230; (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pse e kishit t\u00eb dy k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ndofta sepse t\u00eb dy ishim t\u00eb d\u00ebshiruar p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb mot\u00ebr. Te familja e tim shoqi jan\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebr. Edhe un\u00eb kam dy v\u00ebllez\u00ebr. Edhe mua, edhe tim shoqi na ka munguar nj\u00eb mot\u00ebr, ndaj desh\u00ebm t\u00eb kishim t\u00eb pakt\u00ebn dy vajza&#8230; Por desh\u00ebm edhe dy \u00e7una&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Besoj se me f\u00ebmij\u00ebt, ti ke vuajtur m\u00eb shum\u00eb sesa Armandi, apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Dihet se kur vjen fjala p\u00ebr t\u00eb lindur e rritur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebna mundohet m\u00eb shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb ajo q\u00eb e mban n\u00ebnt\u00eb muaj n\u00eb bark, q\u00eb e lind, q\u00eb merret m\u00eb shum\u00eb e q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn. \u00cbsht\u00eb n\u00ebna q\u00eb rri m\u00eb shum\u00eb pa gjum\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; T\u00eb ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb, n\u00eb momente lodhjeje apo m\u00ebrzitjeje t\u00eb thuash: \u201cObobo \u00e7\u2018kam b\u00ebr\u00eb!\u201d, apo q\u00eb pas f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb apo t\u00eb tret\u00eb t\u00eb kesh th\u00ebn\u00eb \u201cStop, nuk mundem m\u00eb!\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, kur diskutonim p\u00ebr t\u00eb patur f\u00ebmij\u00ebn e kat\u00ebrt, kemi b\u00ebr\u00eb pak luft\u00eb, sepse nuk e doja kaq shpejt. Un\u00eb e linda at\u00eb kur isha 28 vje\u00e7e. Mendojeni vet\u00eb, jam martuar 20 vje\u00e7e dhe 28 vje\u00e7e jam me kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pra, nuk doje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, por burri nguli shum\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe\u2026 ja, doli. E b\u00ebm\u00eb edhe t\u00eb kat\u00ebrtin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dhe n\u00eb tet\u00eb vjet martes\u00eb, ti ke kaluar tre vjet me shtatzani&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; (Qesh) Nuk e kisha b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari, por k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet&#8230; Mbaj mend se kur isha shtatz\u00ebn\u00eb me vajz\u00ebn e tret\u00eb, m\u00eb mbeti mendja te ca fustane t\u00eb bukura ku ishin b\u00ebr\u00eb edhe ulje \u00e7mimi dhe ia thash\u00eb Armandit. \u201c\u00c7\u2019i do, m\u00eb tha ai me t\u00eb qeshur, ti tani je shtatz\u00ebn\u00eb, edhe vitin tjet\u00ebr kur vishen k\u00ebto fustane, prap\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb do t\u00eb jesh\u201d&#8230; E di q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb duket vetja sikur gjith\u00eb jet\u00ebn kam qen\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb?! (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa f\u00ebmij\u00eb do t\u00eb kishe b\u00ebr\u00eb sikur t\u00eb mos lindje me operacion?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; (Qesh) Nuk dua t\u00eb mendoj k\u00ebt\u00eb se kushedi sa do kishte shkuar numri\u2026 F\u00ebmija \u00ebsht\u00eb g\u00ebzim, \u00ebsht\u00eb lumturi. Nuk e ke iden\u00eb sa t\u00eb lumtur ndjehemi kur na vijn\u00eb rrotull n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si ia del mban\u00eb me kat\u00ebr kalamaj?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shto edhe qenin, pes\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Keni edhe qen n\u00eb sht\u00ebpi? Po qeni, \u00e7\u2019t\u2019u desh?!<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ah, qeni&#8230; Kishim dy f\u00ebmij\u00eb at\u00ebhere kur im shoq m\u00eb hodhi larg e larg iden\u00eb q\u00eb t\u00eb adoptonim nj\u00eb qen&#8230; N\u00eb at\u00eb moment kujtova se e kishte fjal\u00ebn p\u00ebr ndonj\u00eb qenush t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb do m\u00eb \u00e7lodhte edhe mua e do k\u00ebnaqte edhe f\u00ebmij\u00ebt dhe, pa e pyetur gjat\u00eb dhe me shum\u00eb besim i thash\u00eb &#8220;po&#8221;. Por, \u00e7\u2018t\u00eb shoh?! Nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur m\u00eb sjell n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb qen sa un\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb&#8230; U shtanga, ngriva kur e pash\u00eb. Aty kuptova q\u00eb Armandi e kishte fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb adoptuar nj\u00eb doberman. Dhe, derisa u b\u00ebm\u00eb shoqe me qenushen, rrija mbyllur n\u00eb dhom\u00eb e th\u00ebrrisja nga aty: \u201cO un\u00eb, o ajo n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi!\u201d&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; V\u00ebrtet, si ua del mban\u00eb f\u00ebmij\u00ebve e pun\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shto edhe pun\u00ebn time, se un\u00eb punoj si parukiere&#8230; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, e vetme nuk e di si do t\u2019ia dilja mban\u00eb, pasi k\u00ebta t\u00eb mit\u00eb jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb energjik\u00eb e n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujdesje, por fal\u00eb mamas\u00eb sime q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb kushtuar 100 p\u00ebr qind dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebna e t\u00eb gjith\u00ebve, ia dal mban\u00eb q\u00eb, edhe t\u00eb rris f\u00ebmij\u00ebt, edhe t\u00eb punoj\u2026 Nuk gjej fjal\u00eb p\u00ebr ta fal\u00ebnderuar maman\u00eb dhe nuk do t\u00eb mjaftonte koha p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Pa ndihm\u00ebn e saj, nuk do t\u00eb mund t\u2019i realizoja \u00ebndrrat e mia, do t\u00eb isha nj\u00eb sht\u00ebpiake e d\u00ebshp\u00ebruar&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po bashk\u00ebshorti, t\u00eb ndihmon?\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Edhe pse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb, sepse ka nj\u00eb biznes t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb e menaxhon vet\u00eb, m\u00eb ndihmon sa her\u00eb q\u00eb mundet&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb nuk jan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e zakont\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr mosh\u00ebn t\u00ebnde. \u00c7\u2019thon\u00eb njer\u00ebzit kur ju shikojn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Njer\u00ebzit n\u00eb fillim nuk e besojn\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mit\u00eb. Pastaj, m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzojn\u00eb e m\u00eb thon\u00eb \u201cbravo p\u00ebr kurajon\u201d, sepse k\u00ebtu grat\u00eb lindjet i fillojn\u00eb shum\u00eb von\u00eb, ngaq\u00eb fejohen e martohen pas mosh\u00ebs 30 vje\u00e7e e nuk kan\u00eb koh\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb apo dy f\u00ebmij\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Duke u p\u00ebrgatitur p\u00ebr intervist\u00ebn po shfletoja Facebookun t\u00ebnd dhe vura se shk\u00ebmben me burrin mesazhe dashurie pothuajse gjith\u00eb dit\u00ebn. Kaq shum\u00eb duheni?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; (Qesh) Po, duhemi shum\u00eb e ngaq\u00eb nuk shihemi gjith\u00eb dit\u00ebn nuk rrim\u00eb dot pa ia shprehur dashurin\u00eb nj\u00ebri-tjetrit me mesazhe&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Edhe pas kaq vitesh martes\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, dashuria jon\u00eb vazhdon edhe pas tet\u00eb vjet\u00ebsh, ashtu si dit\u00ebn e par\u00eb dhe shpresoj t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nuk je dakord me at\u00eb shprehjen q\u00eb \u201cDashura zgjat tre vjet\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, aspak, un\u00eb besoj te dashuria e p\u00ebrjetshme\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nuk je dakord as me at\u00eb q\u00eb thot\u00eb se \u201cpasi lind f\u00ebmij\u00eb dashuria kalon te f\u00ebmij\u00ebt\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, as me k\u00ebt\u00eb. Neve na \u00ebsht\u00eb shtuar dashuria pas lindjes s\u00eb \u00e7do f\u00ebmije. Tani duhemi m\u00eb shum\u00eb se at\u00ebher\u00eb kur u njoh\u00ebm&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211;\u00a0 Ishte dashuri me shikimin e par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ishte nj\u00eb dashuri e rrufeshme. Gjith\u00e7ka ndodhi shum\u00eb shpejt. Un\u00eb at\u00ebher\u00eb sapo isha shpallur Miss Elbasani dhe mora pjes\u00eb edhe n\u00eb Miss Albania, kur fitoi Agnesa Vuthaj. Brenda 6 muajsh, u njoha me burrin q\u00eb kishte ardhur me pushime n\u00eb Shqip\u00ebri, u fejova, u martova dhe erdha n\u00eb Athin\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Tani q\u00eb fitove n\u00eb k\u00ebt\u00eb emision, t\u00eb ka shkuar nd\u00ebrmend t\u00eb nd\u00ebrrosh zanat, t\u00eb punosh kuzhiniere?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, nuk e shikoj kuzhin\u00ebn si profesion, por si hobi. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb jem kuzhiniere e familjes. Nuk i nd\u00ebrroj me asgj\u00eb g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt e parukieres&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si t\u00eb ka lindur ky pasion p\u00ebr parukerin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ndofta sepse q\u00ebkur kam qen\u00eb e vog\u00ebl kam par\u00eb g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb n\u00eb duart e babait. Ai ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr rrobaqep\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Elbasanit dhe tani dallohet edhe k\u00ebtu n\u00eb Athin\u00eb si rrobaqep\u00ebs. Prej tij m\u00eb ka lindur pasioni p\u00ebr g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebn, jo p\u00ebr t\u00eb rregulluar veshjet, por flok\u00ebt e njer\u00ebzve&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dhe, s\u00eb fundi, do t\u00eb t\u00eb pyes se \u00e7\u2018do t\u00eb b\u00ebsh me lek\u00ebt q\u00eb fitove nga emisioni?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00c7mimi ishte 1500 euro, por ne dol\u00ebm dy fitues me pik\u00eb t\u00eb barabarta dhe \u00e7mimi do t\u00eb ndahet p\u00ebrgjys\u00ebm. Me ato para do t\u00eb shkojm\u00eb me pushime n\u00eb Rodos&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ishin t\u00eb shumt\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Greqi q\u00eb prisnin me kuriozitet dhe tifozll\u00ebk fundin e emisionit \u201cKati psinete\u201d (\u201cDi\u00e7ka po piqet\u201d) jav\u00ebn e kaluar, sepse nj\u00ebra nga konkurrentet q\u00eb ngjalli simpatin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve ishte shqiptare. Dhe n\u00eb fund, ishte ajo q\u00eb fitoi! Pik\u00ebrisht me fituesen, Marin\u00ebn nga Elbasani, ne u takuam k\u00ebto dit\u00eb\u2026 \u00a0 Artan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-9917","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9917","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9917"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9917\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9917"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9917"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9917"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}