{"id":9897,"date":"2015-07-06T16:30:06","date_gmt":"2015-07-06T14:30:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9897"},"modified":"2015-07-06T11:51:55","modified_gmt":"2015-07-06T09:51:55","slug":"si-me-tradhtuan-shoqet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/si-me-tradhtuan-shoqet\/","title":{"rendered":"Si m\u00eb tradhtuan shoqet\u2026"},"content":{"rendered":"<p>(<em>vijon nga numri i kaluar)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>At\u00eb pasdite dola me t\u00eb dashurin tim, R-n\u00eb. Kur k\u00ebrkoi t\u00eb m\u00eb p\u00ebrcillte s`pranova sepse nuk doja ta shihte at\u00eb q\u00eb ndodhte brenda n\u00eb sht\u00ebpi. Kur ai u largua pak, u nisa p\u00ebr n\u00eb diskon ku shkonim zakonisht me shoqet e dhom\u00ebs. Hyra n\u00eb klub, u ula dhe porosita di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kur\u2026 \u00e7`t\u00eb shihja\u2026 Dy shoqet e tjera t\u00eb dhom\u00ebs po putheshin nj\u00ebkoh\u00ebsisht me djalin q\u00eb m\u00eb b\u00ebri fotografit\u00eb. Nuk po u besoja syve. I pash\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb akoma m\u00eb dyshuese, por nuk kishte dyshime. Ishin v\u00ebrtet ato, duke u zhg\u00ebrryer n\u00eb llumin e asaj diskoteke dhe duke u puthur si prostituta. B\u00ebra sikur s`i kisha par\u00eb dhe l\u00ebviza n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr tavolin\u00eb. Fillova t\u00eb pi pa hesap dhe u deha aq shum\u00eb sa e vetmja gj\u00eb q\u00eb mbaj mend \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb djal\u00eb m\u00eb b\u00ebri shoq\u00ebri derisa nga ora 5<sup>30<\/sup> dola nga diskoja dhe u ktheva n\u00eb dhom\u00eb. Trokita para se t\u00eb hyja, pasi e mbaja mend shum\u00eb mir\u00eb se si e kisha l\u00ebn\u00eb L-n\u00eb para se t\u00eb dilja me t\u00eb dashurin. Duket se k\u00ebsaj here shoqja e dhom\u00ebs ishte vet\u00ebm, sepse as dy \u201cqeraxheshat\u201d e tjera nuk ishin kthyer. B\u00ebra nj\u00eb dush, shkova n\u00eb shkoll\u00eb dhe pasi u ktheva, ashtu e lodhur si\u00e7 isha, u shtriva t\u00eb merrja nj\u00eb sy gjum\u00eb. Kur isha n\u00eb kulmin e dremitjes, m\u00eb zgjoi zilja e celularit. Mendja fillimisht m\u00eb shkoi te prind\u00ebrit e mi, pasi kishim koh\u00eb pa folur. Mendova se mund t\u00eb ishte edhe i dashuri im, por jo\u2026 E kuptova se isha gabuar kur pash\u00eb n\u00eb ekranin e celularit emrin e \u201cfotografit\u201d. U mendova p\u00ebr pak \u00e7aste, pastaj vendosa t`i flisja. M\u00eb tha se duhet t\u00eb shkoja n\u00eb studion e tij n\u00eb or\u00ebn 20<sup>30<\/sup> q\u00eb t\u00eb b\u00ebja fotot p\u00ebr t\u00eb cilat kishim r\u00ebn\u00eb dakord nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb. Kur e pyeta se p\u00ebrse duhej t\u00eb takoheshim n\u00eb nj\u00eb or\u00eb kaq t\u00eb von\u00eb, ai tha se at\u00ebher\u00eb ishte i lir\u00eb. Kur isha n\u00eb studion e tij p\u00ebr t\u00eb realizuar fotografit\u00eb, m\u00eb dha t\u00eb vishja bikini. Kishte di\u00e7ka q\u00eb nuk shkonte\u2026 Teksa m\u00eb b\u00ebnte fotot, u afrua dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb m\u00eb puthte. Un\u00eb e largoja me forc\u00eb, por ai vazhdonte t\u00eb m\u00eb puthte me zor. Fillova t\u00eb b\u00ebrtisja e tmerruar si\u00e7 isha dhe ai filloi t\u00eb m\u00eb q\u00ebllonte. I poshtri! P\u00ebrfitoi nga un\u00eb! Kur dola nga ai vend, vendosa t\u00eb mos shkoja m\u00eb atje. U tregova edhe vajzave gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur, por ato, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb m\u00eb dilnin krah mua, filluan ta justifikonin mikun e tyre duke th\u00ebn\u00eb se ndoshta po kalonte ndonj\u00eb moment dob\u00ebsie. M`u lut\u00ebn t\u00eb qet\u00ebsohesha, t\u00eb pija nj\u00eb cigare e cila m`u duk se ishte ndryshe nga ato t\u00eb zakonshmet, me t\u00eb cilat isha m\u00ebsuar. M\u00eb pas m\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb thithja pak pluhur, pasi ai do t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsonte. Ndon\u00ebse her\u00ebn e par\u00eb refuzova, m\u00eb pas fillova t\u00eb thithja kokain\u00eb. M`u duk sikur s`ndjeja asgj\u00eb, sikur nuk mendoja dot dhe logjika m\u00eb ishte paralizuar. K\u00ebshtu, kur ato m\u00eb sugjeruan ta takoja p\u00ebrs\u00ebri fotografin dhe t\u00eb mos e lija \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebrgjys\u00ebm, pranova.<\/p>\n<p>Erdhi edhe dita kur E. kishte dit\u00eblindjen\u2026 Shoqet e dhom\u00ebs mor\u00ebn me vete edhe dashnor\u00ebt. S\u00eb bashku me ta, filluan t\u00eb pinin, t\u00eb deheshin e t\u00eb drogoheshin. Ndjeva se duhet t\u00eb largohesha q\u00eb aty, por goca e sebepit, E-ja, nuk m\u00eb la. Vendosa t\u00eb q\u00ebndroja megjith\u00ebse s`ndihesha aspak mir\u00eb, pasi n\u00eb dit\u00eblindjen e saj kishte ftuar edhe \u201cfotografin\u201d q\u00eb mundohej t\u00eb m\u00eb afrohej. Pas rreth gjys\u00ebm ore u largova pa lajm\u00ebruar me iden\u00eb se asnj\u00ebra prej tyre nuk kuptonte m\u00eb asgj\u00eb, duke qen\u00eb se ishin b\u00ebr\u00eb tap\u00eb. Kur u ktheva n\u00eb dhom\u00eb, pash\u00eb se m\u00eb kishin ardhur disa thirrje t\u00eb humbura n\u00eb celular dhe nj\u00eb sms, ku shkruhej: \u201cS`t\u00eb paskam njohur, ti qenke nj\u00eb fem\u00ebr e ul\u00ebt q\u00eb merresh me pornografi\u201d. Ishte i dashuri im, R-ja. \u00a0E mora n\u00eb telefon p\u00ebr t`u sqaruar sepse nuk po kuptoja asgj\u00eb, por ai s`m\u00eb linte t\u00eb flisja. M\u00eb mbyllte telefonin. As kur i d\u00ebrgova sms-n\u00eb ku i k\u00ebrkoja ta takoja, nuk reagonte. Kur u tregova vajzave se \u00e7far\u00eb m\u00eb kishte ndodhur ato m\u00eb than\u00eb t\u00eb mos shqet\u00ebsohesha. Sipas tyre, ishte thjesht nj\u00eb grindje e zakonshme n\u00eb \u00e7ift. Ishte gjith\u00e7ka kalimtare, do t\u00eb kalonte. Por un\u00eb nuk mund t\u00eb hiqja dor\u00eb kaq kollaj. Shkova n\u00eb konvikt dhe atje e gjeta me shok\u00ebt. U k\u00ebrkova t\u00eb na linin vet\u00ebm dhe ata ashtu b\u00ebn\u00eb, sepse zakonisht, ishin shum\u00eb t\u00eb respektuesh\u00ebm. R-ja m\u00eb shihte gjith\u00eb p\u00ebrbuzje. E pyeta se \u00e7far\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb dhe ai m\u00eb tregoi se kur kishte shkuar me shok\u00ebt n\u00eb internet, kishin gjetur foto t\u00eb miat gjys\u00ebm nudo, n\u00eb nj\u00eb sajt. S`po u besoja vesh\u00ebve dhe i thash\u00eb se kjo s`mund t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb dhe se me siguri do t\u00eb m\u00eb kishin ngat\u00ebrruar me ndonj\u00eb tjet\u00ebr, por R-ja vazhdoi: \u201cT\u00eb thash\u00eb q\u00eb s`m\u00eb p\u00eblqente t`i b\u00ebje ato foto, por nuk m\u00eb d\u00ebgjove. Ja ku arrite tani, n\u00eb nj\u00eb faqe pornografike. Prind\u00ebrit e tu duhet ta din\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mua m`u mbush\u00ebn syt\u00eb me lot dhe ashtu, duke qar\u00eb, dola nga dhoma e instiktivisht shkova n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr interneti. Aty i pash\u00eb me syt\u00eb e mi fotografit\u00eb. Ishte e v\u00ebrtet\u00eb\u2026 isha b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb faqeje pornografike. M`u duke sikur bota m\u2019u shemb n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb. Shkova n\u00eb studion e M-s\u00eb, por kur trokita n\u00eb der\u00eb, nuk m`u p\u00ebrgjigj askush. Teksa prisja te shkall\u00ebt, kaloi nj\u00eb grua dhe m\u00eb tha se ajo dhom\u00eb ishte momentalisht bosh, nuk jetonte m\u00eb askush aty. At\u00ebhere provova t`i telefonoja M-s\u00eb, por edhe telefonin e kishte t\u00eb mbyllur. Shkova n\u00eb dhom\u00eb dhe pyeta vajzat se ku mund ta gjeja fotografin, por ato b\u00ebnin sikur s`dinin asgj\u00eb. U tregova p\u00ebr at\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur dhe kur ato s`reaguan fare e kuptova se kishin qen\u00eb ato q\u00eb m\u00eb ngrit\u00ebn kurth, duke e ditur pik\u00ebn time t\u00eb dob\u00ebt: \u00cbndrr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb modele. I akuzova se m\u00eb kishin futur n\u00eb grack\u00eb, por ato u mbrojt\u00ebn duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se kisha pranuar t\u00eb pozoja me d\u00ebshir\u00ebn time. M\u00eb von\u00eb, m\u00ebsova se m\u00eb kishin hedhur drog\u00eb n\u00eb ushqim q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb njohjes son\u00eb. U gjenda papritur e vetmuar dhe e trishtuar. M`u duk se kishte ardhur fundi. Iu hapa nj\u00eb shoqes sime t\u00eb klas\u00ebs, e vetmja q\u00eb arrinte t\u00eb m\u00eb kuptobte si duhej, por me t\u00eb cil\u00ebn ishim ftohur p\u00ebr ca koh\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb budallall\u00ebqeve t\u00eb mia. Ajo m\u00eb ndihmoi t\u00eb akuzoja M-n\u00eb dhe t\u00eb mbyllja adres\u00ebn ku gjendeshin fotot. M\u00eb mori n\u00eb dhom\u00ebn e saj dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb jeta ime ndryshoi. E falenderoj \u00e7do dit\u00eb N-n\u00eb. Tani, fal\u00eb saj, kam nisur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re. Edhe me m\u00ebsimet shkoj m\u00eb mir\u00eb. Kur kujtoj ato koh\u00eb ndihem keq, por tani q\u00eb po i rr\u00ebfej k\u00ebto histori p\u00ebr gazet\u00ebn tuaj, gjej rastin t`u them t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb mos i z\u00ebn\u00eb shum\u00eb bes\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Vet\u00ebm familja t\u00eb do! Tani jetoj me prind\u00ebrit dhe v\u00ebllain n\u00eb Tiran\u00eb dhe her\u00eb pas here takohem me mikesh\u00ebn time t\u00eb vetme, N-n\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(vijon nga numri i kaluar) &nbsp; At\u00eb pasdite dola me t\u00eb dashurin tim, R-n\u00eb. Kur k\u00ebrkoi t\u00eb m\u00eb p\u00ebrcillte s`pranova sepse nuk doja ta shihte at\u00eb q\u00eb ndodhte brenda n\u00eb sht\u00ebpi. Kur ai u largua pak, u nisa p\u00ebr n\u00eb diskon ku shkonim zakonisht me shoqet e dhom\u00ebs. Hyra n\u00eb klub, u ula dhe porosita [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-9897","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9897\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}