{"id":9879,"date":"2015-07-02T18:30:42","date_gmt":"2015-07-02T16:30:42","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9879"},"modified":"2015-07-03T18:17:06","modified_gmt":"2015-07-03T16:17:06","slug":"me-moren-femijet-driten-e-syve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/me-moren-femijet-driten-e-syve\/","title":{"rendered":"M\u00eb mor\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt, drit\u00ebn e syve"},"content":{"rendered":"<p>Isha shum\u00eb e re, vet\u00ebm 27 vje\u00e7e, kur u ndava nga im shoq. Kisha dy f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, gjykata i ndau nga nj\u00ebri-tjetri. Vajz\u00ebn, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte vet\u00ebm dy vje\u00e7e, e mbajta un\u00eb, kurse djalin e mbajti im shoq. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, djali ishte pes\u00eb vje\u00e7. E p\u00ebrjetova divorcin si nj\u00eb fatkeq\u00ebsi dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb u p\u00ebrpoqa t\u00eb vrisja veten, por ideja se duhet t\u00eb kujdesesha p\u00ebr vajz\u00ebn m\u00eb jepte forc\u00ebn p\u00ebr t\u2019i jetuar dit\u00ebt e mia t\u00eb zeza. Pas ndarjes, un\u00eb fitova t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tim shoqi, por do t\u00eb qe e pamundur t\u00eb jetoja atje, pasi nuk mund t\u00eb rrija ende n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me njer\u00ebzit prej t\u00eb cil\u00ebve isha ndar\u00eb tashm\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, familjar\u00ebt e mi biseduan me familjar\u00ebt e ish-bashk\u00ebshortit, ne ram\u00eb dakord q\u00eb un\u00eb t\u2019u lija atyre dhom\u00ebn dhe ata, t\u00eb m\u00eb blinin nj\u00eb garsonier\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb do t\u00eb ishte prona ime dhe e vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk di t\u00eb them se cila ishte arsyeja q\u00eb m\u00eb ndau nga im shoq. Po t\u00eb kisha patur pjekurin\u00eb e tanishme, them se nuk do t\u2019u kisha kushtuar shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi z\u00ebnkave tona, q\u00eb at\u00ebhere m\u00eb dukeshin fundi i bot\u00ebs. Do t\u00eb kishte mjaftuar t\u00eb tregohesha m\u00eb tolerante e t\u00eb p\u00ebrpiqesha t\u00eb sheshoja konfliktet q\u00eb kisha me tim shoq dhe jo t\u2019i hidhja benzin\u00eb zjarrit, kur i thon\u00eb, por ja q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb nuk e kuptoja k\u00ebt\u00eb. N\u00eb familjen time isha vajz\u00eb e vetme dhe m\u00eb kishin llastuar shum\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ecja me mendimin se t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnin ashtu si thoja un\u00eb. N\u00eb familjen e tim shoqi, n\u00eb fakt, gjeta di\u00e7ka tjet\u00ebr. Ai jetonte me prind\u00ebrit e me nj\u00eb v\u00eblla m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe ata, si familje me tradita q\u00eb ishin, prisnin q\u00eb nusja e djalit t\u2019u sh\u00ebrbente, sipas zakonit. Un\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i kisha sh\u00ebrbyer kujt n\u00eb jet\u00ebn time, por edhe isha m\u00ebsuar t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbenin, k\u00ebshtu q\u00eb shum\u00eb shpejt nis\u00ebn konfliktet mes meje e vjehrr\u00ebs e pastaj, mes meje e tim shoqi. Ai p\u00ebrpiqej t\u00eb m\u00eb bindte t\u00eb sillesha si duhej, por mua m\u00eb dukej sikur donte t\u00eb vinte diktatin dhe e kund\u00ebrshtoja keqas. Pun\u00ebt arrit\u00ebn deri aty sa ai, i acaruar, nisi edhe t\u00eb vinte dor\u00eb mbi mua dhe kjo gj\u00eb shkat\u00ebrroi gjith\u00e7ka. Arrit\u00ebm t\u00eb jetonim bashk\u00eb p\u00ebr rreth gjasht\u00eb vjet, por m\u00eb shum\u00eb, ishte e pamundur. Megjith\u00ebse i dua shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi, m\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb pata f\u00ebmij\u00eb nga kjo martes\u00eb. Do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kisha qen\u00eb e vetme kur u p\u00ebrballa me divorcin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb riparoja n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb veten time e pastaj t\u00eb merresha me edukimin e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb problemet e shumta q\u00eb nj\u00eb nat\u00eb dimri nuk do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u2019i treguar, jam shum\u00eb e sigurt\u00eb kur them se dhimbjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb jet\u00eb e kam provuar kur gjykat\u00ebsja dha vendimin q\u00eb djalin ta mbante im shoq. Deri n\u00eb at\u00eb moment isha e bindur se po b\u00ebja mir\u00eb q\u00eb po ndahesha dhe e vendosur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb jet\u00eb e vetme, por isha e sigurt\u00eb q\u00eb do t\u00eb kisha me vete edhe f\u00ebmij\u00ebt e mi, pasi mendoja se vet\u00ebm n\u00ebna ka t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar me f\u00ebmij\u00ebt e saj. N\u00eb fakt, gjykata nuk mendonte si un\u00eb. Ata m\u00eb lan\u00eb vajz\u00ebn, q\u00eb ishte m\u00eb e vog\u00ebl e kishte nevoj\u00eb p\u00ebr kujdes dhe m\u00eb mor\u00ebn djalin, q\u00eb ishte drita e syve t\u00eb mi\u2026 U ndjeva si e ndar\u00eb m\u00eb dysh. N\u00eb at\u00eb moment u p\u00ebrballa v\u00ebrtet me dhimbjen dhe kuptova se deri at\u00ebhere nuk e kisha njohur. Nuk kishte gj\u00eb m\u00eb t\u00eb tmerrshme sesa t\u00eb t\u00eb merrnin f\u00ebmij\u00ebn, drit\u00ebn e syve. E \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi kishte se un\u00eb do ta merrja gjat\u00eb fundjav\u00ebs, si\u00e7 do t\u00eb merrte im shoq vajz\u00ebn? Nuk do t\u00eb kisha m\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kujdesesha p\u00ebr t\u00eb nga m\u00ebngjesi n\u00eb mbr\u00ebmje, nuk do t\u00eb ndiqja dot hapat q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb jet\u00eb, nuk do ta m\u00ebsoja dot p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb detyrat e sht\u00ebpis\u00eb kur t\u00eb hynte n\u00eb shkoll\u00eb, nuk do ta zgjoja n\u00eb m\u00ebngjes e nuk do t\u2019i thoja dot \u201cnat\u00ebn e mir\u00eb\u201d. At\u00eb dit\u00eb kam qar\u00eb jo si t\u00eb m\u00eb kishin ndar\u00eb nga djali, por nj\u00ebsoj sikur ai, larg qoft\u00eb, t\u00eb m\u00eb kishte vdekur. E kam qar\u00eb me \u201coi\u201d dhe ishte vet\u00ebm vajza e vog\u00ebl q\u00eb u tremb nga un\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb kthjelloi disi, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb kujtuar se nuk duhet t\u00eb tregohesha aq e dob\u00ebt n\u00eb syt\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Munges\u00ebn e djalit e kam menduar gjithmon\u00eb si nj\u00eb d\u00ebnim nga Zoti, p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb time n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb martesore. I kam dashur f\u00ebmij\u00ebt e mi aq sa \u00e7\u2019mund t\u00eb doj\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e saj dhe kam dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta. U desh t\u00eb kalonte shum\u00eb koh\u00eb pas divorcit q\u00eb un\u00eb t\u00eb merrja disi veten dhe t\u00eb mendoja p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb pun\u00eb e p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar disi jet\u00ebn time. Mua, q\u00eb kisha qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb grua e bukur, me nj\u00eb eleganc\u00eb q\u00eb binte n\u00eb sy dhe q\u00eb nuk p\u00ebsoi asnj\u00eb ndryshim pas lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, vuajtja m\u00eb b\u00ebri kock\u00eb e l\u00ebkur\u00eb. Nisa t\u00eb ndihesha vazhdimisht e dob\u00ebt dhe n\u00ebna ime k\u00ebmb\u00ebngulte q\u00eb t\u00eb shkoja t\u00eb vizitohesha, por un\u00eb kisha vendosur t\u00eb mos i d\u00ebgjoja m\u00eb fjal\u00ebt e saj. Kisha nisur t\u00eb ushqeja nj\u00eb lloj armiq\u00ebsie ndaj n\u00ebn\u00ebs sime q\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb thoshte se kisha un\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, kur un\u00eb isha nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar se shum\u00eb gabime t\u00eb miat m\u00eb kishin \u00e7uar n\u00eb at\u00eb disfat\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb fillova pun\u00eb kur vajza mbushi kat\u00ebr vje\u00e7. Deri n\u00eb at\u00eb moment jetova me parat\u00eb q\u00eb m\u00eb sillte ish-bashk\u00ebshorti dhe babai im, q\u00eb kishte nj\u00eb biznes shum\u00eb fitimprur\u00ebs. Prind\u00ebrit m\u2019u lut\u00ebn t\u00eb shkoja t\u00eb jetoja me ta, por un\u00eb nuk pranova. Nuk doja t\u00eb jetoja m\u00eb n\u00ebn hijen e tyre. Doja t\u00eb isha e zonja e vetes dhe p\u00ebrpiqesha ta mbaja vajz\u00ebn time shum\u00eb larg mamas\u00eb. Nuk doja q\u00eb ajo t\u00eb merrte at\u00eb edukat\u00eb shkat\u00ebrruese me t\u00eb cil\u00ebn isha ushqyer un\u00eb, q\u00eb n\u00eb vog\u00ebli. Nuk them se e pata t\u00eb leht\u00eb n\u00eb pun\u00eb, pasi nuk kisha punuar kurr\u00eb dhe ideja se do t\u00eb kisha njer\u00ebz mbi kok\u00eb qe si nj\u00eb traum\u00eb tjet\u00ebr, por m\u00ebsova t\u00eb ulja kok\u00ebn e t\u00eb punoja, si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Babai m\u00eb thoshte vazhdimisht se puna q\u00eb b\u00ebja \u201cnuk ishte n\u00eb rangun tim\u201d, madje edhe u zem\u00ebrua kur pa se nuk po i bindesha, por un\u00eb vazhdova me timen. Shum\u00eb shpejt, u b\u00ebra njeri tjet\u00ebr. K\u00ebt\u00eb e vuri re edhe im shoq, q\u00eb vinte her\u00eb pas here p\u00ebr t\u00eb m\u00eb sjell\u00eb djalin e p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vajz\u00ebn. Nj\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa priste q\u00eb vajza t\u00eb dilte nga dhoma e saj, ai m\u00eb tha se \u201csido q\u00eb kishin shkuar gj\u00ebrat mes nesh, ai m\u00eb kishte dashur shum\u00eb\u201d. M\u00eb erdhi p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb. Ai ishte martuar s\u00ebrish, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb nuk kisha asnj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar martes\u00ebn time, megjith\u00ebse do t\u00eb kisha dashur shum\u00eb ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, vazhdoj t\u00eb jetoj me vajz\u00ebn time, q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb adoleshente dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse e shk\u00eblqyer. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb natyr\u00eb e pavarur dhe q\u00eb e ka njohur vuajtjen n\u00eb jet\u00eb. Kjo do ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb\u2026 E dua po aq sa edhe djalin tim, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur dhe m\u00eb shum\u00eb rri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time sesa n\u00eb t\u00eb tij\u00ebn. U kam folur t\u00eb dyve p\u00ebr rinin\u00eb time, p\u00ebr gabimet e shumta q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb kur isha ende dhe ata\u2026 m\u00eb kan\u00eb falur. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsim i madh p\u00ebr mua. Kur shoh se ata m\u00eb rrethojn\u00eb me dashuri dhe jan\u00eb aq t\u00eb mbar\u00eb, e them me plot goj\u00ebn se jeta ime m\u00eb ka vlejtur p\u00ebr di\u00e7ka dhe\u2026 jam e lumtur!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Isha shum\u00eb e re, vet\u00ebm 27 vje\u00e7e, kur u ndava nga im shoq. Kisha dy f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, gjykata i ndau nga nj\u00ebri-tjetri. Vajz\u00ebn, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte vet\u00ebm dy vje\u00e7e, e mbajta un\u00eb, kurse djalin e mbajti im shoq. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, djali ishte pes\u00eb vje\u00e7. E p\u00ebrjetova divorcin si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-9879","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9879","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9879"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9879\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9879"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9879"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9879"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}