{"id":9867,"date":"2015-07-01T19:00:45","date_gmt":"2015-07-01T17:00:45","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9867"},"modified":"2015-07-01T13:19:48","modified_gmt":"2015-07-01T11:19:48","slug":"xhevahir-sukaj-de-biazi-te-mesoje-shqipen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/xhevahir-sukaj-de-biazi-te-mesoje-shqipen\/","title":{"rendered":"Xhevahir Sukaj: De Biazi t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb shqipen!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Xhevahiri i Shkodr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur i \u00e7muar edhe n\u00eb Iranin e larg\u00ebt. N\u00eb 4 vitet e kaluara si pjes\u00eb e kampionatit iranian, ai ka arritur t\u00eb koleksionoj\u00eb dy tituj dhe nj\u00eb kup\u00eb. Sukaj, si asnj\u00eb shqiptar m\u00eb par\u00eb, ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb duke u kthyer n\u00eb idhullin e tifozeris\u00eb iraniane. Aktualisht, ai po shijon pushimet e tij n\u00eb vendlindje, edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr emrat m\u00eb t\u00eb lakuar t\u00eb merkatos. K\u00ebta z\u00ebra nuk e shqet\u00ebsojn\u00eb, pavar\u00ebsisht se n\u00eb prapasken\u00eb di\u00e7ka po gatuhet. E ardhmja \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb, por ekskluzivisht p\u00ebr ne, ai pranon se karriera e tij me Sepehanin, ka mbaruar\u2026 <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Eraldo Harlicaj: &#8211; Sukaj, do t\u00eb na i tregoni emocionet e titullit t\u00eb marr\u00eb n\u00eb Iran?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Xhevahir Sukaj: <\/strong>&#8211; Ishte nj\u00eb titull q\u00eb realisht nuk e prisnim, pasi t\u00eb dy ekipet q\u00eb i kishim kund\u00ebrshtar\u00eb direkt\u00eb n\u00eb renditje, ishin para nesh me nga nj\u00eb pik\u00eb dhe luanin me nj\u00ebri-tjetrin. Vet\u00ebm barazimi nd\u00ebrmjet tyre mund t\u00eb na shpallte kampion dhe ashtu ndodhi. Emocionet ishin t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme pasi nj\u00eb fitore e till\u00eb, q\u00eb ishte si nj\u00eb dhurat\u00eb, t\u00eb lumturon m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb kishte Sepehani m\u00eb shum\u00eb se ekipet e tjera?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Presidenca kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb shpenzime p\u00ebr t\u00eb siguruar lojtar\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ekip kampion. N\u00eb fakt, sipas asaj q\u00eb ishte projektuar n\u00eb let\u00ebr, ne duhej t\u00eb dilnim kampion shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara dhe t\u00eb mos e prisnim nga kund\u00ebrshtar\u00ebt, por gj\u00ebrat u nd\u00ebrlikuan nga mesi i sezonit dhe lam\u00eb shum\u00eb pik\u00eb t\u00eb cilat i rekuperuam n\u00eb fund, kur fituam 6 ndeshje radhazi. Besuam deri n\u00eb fund dhe u shp\u00ebrblyem.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si ishte ky sezon p\u00ebr ju n\u00eb aspektin personal?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sezoni q\u00eb u mbyll nuk ishte i duhuri p\u00ebr mua n\u00eb aspektin personal, pasi nuk arrita ta gjeja shum\u00eb her\u00eb rrug\u00ebn e rrjet\u00ebs, por titulli i fituar t\u00eb b\u00ebn t\u2019i harrosh disi v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sipas informacioneve q\u00eb kam, ky ishte viti juaj i fundit p\u00ebr Sepehanin. A mund ta zyrtarizojm\u00eb k\u00ebte lajm?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, jeni i sakt\u00eb. Ashtu si\u00e7 e kisha paralajm\u00ebruar, ky ishte viti im i fundit me Sepehanin dhe u mbyll n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur. Kan\u00eb qen\u00eb 4 vite fantastike dhe mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua, por tanim\u00eb ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb nis nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb re. Jam akoma n\u00eb form\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsoj shum\u00eb, por edhe t\u00eb jap shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A jua kan\u00eb shprehur d\u00ebshir\u00ebn drejtuesit e klubit p\u00ebr t\u2019ju mbajtur p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb ekip?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Patjet\u00ebr, klubi ma ka shprehur d\u00ebshir\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rinovuar kontrat\u00ebn me mua. Pavar\u00ebsisht se kam kaluar nj\u00eb sezon jo shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ata kan\u00eb besim tek un\u00eb pasi i njohin aft\u00ebsite e mia.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Tanim\u00eb jeni nj\u00eb nd\u00ebr emrat m\u00eb t\u00eb lakuar t\u00eb merkatos. A keni oferta nga klube t\u00eb tjera?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam pasur oferta nga ekipe t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat nuk do t\u2019i b\u00ebj zyrtare, pasi akoma nuk ka asgj\u00eb konkrete, por mund t\u00eb them se kam pasur oferta edhe nga ekipe t\u00eb tjera t\u00eb Iranit, nga Shqip\u00ebria dhe jo vet\u00ebm, por gjith\u00e7ka ia l\u00ebm\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A mund t\u00eb kemi nj\u00eb rikthim t\u00eb Sukajt n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk e mendoj si nj\u00eb opsion t\u00eb mir\u00eb rikthimin, tani q\u00eb jam 27 vje\u00e7, pasi kam akoma p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur pasi kampionati shqiptar \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb nivel dhe nuk i dihet\u2026 Por, primare p\u00ebr mua mbetet t\u00eb luajturit jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po nj\u00eb bashkim i mundsh\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr kupat e Europ\u00ebs me ekipet shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb opsion i till\u00eb ekziston dhe m\u00eb intrigon, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn. Un\u00eb mund t\u00eb luaj n\u00eb kupat e Europ\u00ebs me ndonj\u00eb ekip shqiptar, por nuk mund t\u00eb them asgj\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebsaj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb prapasken\u00eb, kartat po luhen, gjithsesi\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb komentoj vet\u00ebm at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb fush\u00eb. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pas kat\u00ebr vitesh n\u00eb Iran, \u00e7far\u00eb ka ndryshuar p\u00ebr Xhevahirin n\u00eb aspektin profesional dhe at\u00eb personal?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr kat\u00ebr vite me radh\u00eb q\u00eb isha pjes\u00eb e ekipit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Iranit dhe nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb Azi, jam rritur shum\u00eb n\u00eb aspektin profesional, pasi edhe me mosh\u00ebn kam fituar nj\u00eb pjekuri m\u00eb t\u00eb madhe dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Besoj se kam fituar shum\u00eb nga Sepehani dhe un\u00eb jam nj\u00eb natyr\u00eb q\u00eb, kudo shkoj, mundohem t\u00eb marr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Nd\u00ebrsa n\u00eb aspektin personal mund t\u00eb them se m\u00eb kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb gj\u00ebra, pasi me familjen time m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrshtatem me jetes\u00ebn atje.<\/p>\n<p><strong>&#8211; T\u00eb flasim pak p\u00ebr Komb\u00ebtaren&#8230; Do t\u00eb luhet me Franc\u00ebn nj\u00eb miq\u00ebsore luksi. Si e keni shikuar ecurin\u00eb e tyre n\u00eb k\u00ebto eliminatore?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Normalisht q\u00eb e kam ndjekur dhe jam shum\u00eb i lumtur si shqiptar q\u00eb Komb\u00ebtarja ka b\u00ebr\u00eb kaq mir\u00eb. Shpresoj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr ata djem, pasi jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb talentuar dhe kan\u00eb arritur di\u00e7ka t\u00eb madhe. Besoj fort se do t\u00eb kualifikohemi e n\u00ebse drejt\u00ebsia do t\u00eb vihej n\u00eb vend p\u00ebr ndeshjen me Serbin\u00eb, mendoj se do t\u00eb arrinim t\u00eb pakt\u00ebn vendin e tret\u00eb. Me Franc\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsore luksi dhe nj\u00eb vitrin\u00eb mjaft e mir\u00eb p\u00ebr futbollist\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Besoni se do t\u00eb ktheheni nj\u00eb dit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; D\u00ebshira \u00ebsht\u00eb e madhe pasi kam mund\u00ebsi. Mosha, por edhe aft\u00ebsia ma premton di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, pavar\u00ebsisht konkurrenc\u00ebs s\u00eb madhe n\u00eb repartin e sulmit. Un\u00eb besoj se do t\u00eb rikthehem duke punuar fort dhe duke b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr ekipin me t\u00eb cilin do t\u00eb luaj, prandaj edhe kjo l\u00ebvizje e imja nga nj\u00eb kampionat i larg\u00ebt dhe i panjohur si Irani, nuk b\u00ebhet pa q\u00ebllim, pavar\u00ebsisht se asnj\u00ebher\u00eb nuk i dihet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb q\u00eb mund t\u2019i jepni De Biazit&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; De Biazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strateg i shk\u00eblqyer dhe k\u00ebt\u00eb e tregon rezultati n\u00eb pun\u00ebn e tij. Un\u00eb do t\u00eb thoja t\u00eb q\u00ebndronin m\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb pasi kan\u00eb b\u00ebre vet\u00ebm gjysm\u00ebn e rrug\u00ebs dhe nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb personale p\u00ebr t\u00eb, meq\u00eb tani u b\u00eb edhe shtetas shqiptar: T\u00eb m\u00ebsoj\u00eb shqipen! (Qesh)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Sukaj dhe Irani<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ne n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e njohim shum\u00eb Iranin&#8230; A mund t\u00eb na e p\u00ebrshkruash jetes\u00ebn atje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, edhe un\u00eb, kur ika n\u00eb fillim, isha shum\u00eb skeptik pasi nuk e njihja vendin. E mendoja si nj\u00eb vend t\u00eb eg\u00ebr dhe isha i mbushur me paragjykime. Me kalimin e viteve fillova t\u00eb ambientohesha dhe t\u00eb m\u00ebsohesha, madje t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente jetesa atje. Un\u00eb dhe familja ime b\u00ebnim nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe u p\u00ebrshtat\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb apo m\u00eb pak se Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb flas vet\u00ebm n\u00eb aspektin futbollistik pasi n\u00eb jet\u00ebn time private, Shqip\u00ebrin\u00eb nuk e nd\u00ebrroj me asnj\u00eb vend tjet\u00ebr. Un\u00eb t\u00eb gjith\u00eb familjen e kam n\u00eb Shqip\u00ebri dhe gjaku m\u00eb th\u00ebrret. N\u00eb ndeshje ishin nj\u00eb popull mjaft futbolldash\u00ebs dhe i mbushnin stadiumet n\u00eb \u00e7do ndeshje. Qyteti ku jetoja un\u00eb ishte pak a shum\u00eb si nj\u00eb Shkod\u00ebr tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ishte e v\u00ebshtir\u00eb gjuha?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam pasur probleme me gjuh\u00ebn pasi nuk e njihja dhe ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. M\u00eb kan\u00eb ndodhur shum\u00eb keqkuptime n\u00eb fillim\u2026 m\u00eb thonin t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka e b\u00ebja di\u00e7ka tjet\u00ebr ose, kur ikja t\u00eb blija, flisja m\u00eb shum\u00eb me shenja. (Qesh) Tani e kuptoj mir\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr ta folur, m\u00eb pak.<\/p>\n<p><strong>&#8211; E njohin ata Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Pothuajse fare. Vet\u00ebm ambienti sportdash\u00ebs, shok\u00ebt e ekipit dhe tifoz\u00ebt, m\u00eb shum\u00eb prej ne lojtar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb luajt\u00ebm aty.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po megjithat\u00eb, kjo nuk ju pengoi t\u2019u m\u00ebsonit shqiponj\u00ebn dykrenare\u2026 Kur them k\u00ebt\u00eb, u referohem fotove me titull dhe jo vet\u00ebm&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb u flisja shum\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr simbolin ton\u00eb komb\u00ebtar, e p\u00ebrdorja kur b\u00ebja gola n\u00eb Iran dhe m\u00eb pas ua m\u00ebsova t\u00eb gjith\u00ebve edhe kuptimin. \u00cbsht\u00eb bukur t\u00eb shikosh aq shum\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb b\u00ebjn\u00eb shqiponj\u00ebn, apo jo? (Buz\u00ebqesh) T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb qenurit futbollist, jam munduar t\u00eb jem edhe si nj\u00eb ambasador p\u00ebr vendin ton\u00eb. U flisja drejtuesve p\u00ebr talentet shqiptare dhe p\u00ebr kampionatin ton\u00eb, si nj\u00eb treg mjaft t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u2019ju mungoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga Irani?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb akoma nuk kam vendosur p\u00ebr t\u00eb ardhmen, k\u00ebshtu q\u00eb nuk i dihet, por do t\u00eb m\u00eb mungoj\u00eb gjith\u00e7ka. Isha m\u00ebsuar tashm\u00eb me at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese dhe do t\u00eb m\u00eb mungoj\u00eb. Ishte e bukur periudha e janarit, kur flisja me shok\u00ebt apo familjar\u00ebt dhe u thoja q\u00eb isha n\u00eb plazh, nd\u00ebrsa ata ishin t\u00eb mbuluar me jorgan. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ushqimi i preferuar iranian?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kishin nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ushqime, nuk kam vuajtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb. (Buz\u00ebqesh) Ishte nj\u00eb ushqim i quajtur samanu, si nj\u00eb lloj pa\u00e7eje e thart\u00eb, me kumbulla t\u00eb thata.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A u tregua dor\u00ebl\u00ebshuar Irani me Sukajn?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mjaftuesh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbajtur kat\u00ebr vjet. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhevahiri i Shkodr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur i \u00e7muar edhe n\u00eb Iranin e larg\u00ebt. N\u00eb 4 vitet e kaluara si pjes\u00eb e kampionatit iranian, ai ka arritur t\u00eb koleksionoj\u00eb dy tituj dhe nj\u00eb kup\u00eb. Sukaj, si asnj\u00eb shqiptar m\u00eb par\u00eb, ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb duke u kthyer n\u00eb idhullin e tifozeris\u00eb iraniane. Aktualisht, ai po shijon pushimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[],"class_list":["post-9867","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9867","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9867"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9867\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9867"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}