{"id":9851,"date":"2015-06-30T16:00:22","date_gmt":"2015-06-30T14:00:22","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9851"},"modified":"2015-07-06T14:43:41","modified_gmt":"2015-07-06T12:43:41","slug":"nxorem-jashte-nga-shtepia-vellain-me-gjithe-nuse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/nxorem-jashte-nga-shtepia-vellain-me-gjithe-nuse\/","title":{"rendered":"Nxor\u00ebm jasht\u00eb nga sht\u00ebpia v\u00ebllain me gjith\u00eb nuse"},"content":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazetes \u201cIntervista\u201d! Po e shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr sepse edhe sot pas pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitesh ndihem fajtore p\u00ebr \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb dhe mamaja ime, kund\u00ebr nuses s\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Kam lindur dhe jam rritur n\u00eb Tiran\u00eb. Babai im ka punuar gjith\u00eb jet\u00ebn inxhinier dhe mamaja ime ka qen\u00eb ekonomiste. Babi dhe mami im jan\u00eb njohur kur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe edhe pse kan\u00eb qen\u00eb babai nga veriu e mamaja nga jugu, jan\u00eb martuar bashk\u00eb dhe kan\u00eb jetuar n\u00eb Tiran\u00eb fal\u00eb profesionalizmit t\u00eb babait. Edhe ne t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt kemi qen\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas shkencave. V\u00ebllai im, m\u00eb i madh se un\u00eb, ndoqi rrug\u00ebn e babait, nd\u00ebrsa un\u00eb vazhdova p\u00ebr Arkitektur\u00eb, nj\u00eb shmangie e vog\u00ebl e pasionit t\u00eb babait. Im v\u00eblla e mbaroi shkoll\u00ebn shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe fal\u00eb edhe njohjeve t\u00eb babait filloi pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb ministri. Kishte rrog\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por ishte natyr\u00eb e t\u00ebrhequr me vajzat dhe t\u00eb gjith\u00eb i thoshim \u201ct\u00eb ta gjejm\u00eb ne nusen se ti s\u2019po e qullos gj\u00ebkundi\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte tridhjet\u00eb vje\u00e7. N\u00eb fakt, nuk ishte ashtu, ai priste vet\u00ebm vajz\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Mamaja ime, edhe pse nuk i njihte traditat e veriut dhe as ka jetuar n\u00eb veri pas martes\u00ebs me babain, ka patur marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb af\u00ebrmit e babait, por m\u00eb shum\u00eb donte hall\u00ebn time. Halla kishte shtat\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe jetonte n\u00eb fshat, por ne gjithmon\u00eb kemi shkuar p\u00ebr pushime te halla dhe prind\u00ebrit e mi gjithmon\u00eb e kan\u00eb ndihmuar duke qen\u00eb se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ne ishim m\u00eb mir\u00eb se ata. Nj\u00ebra nga vajzat e hall\u00ebs u martua n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Mirdit\u00ebs dhe ajo m\u00eb bashk\u00ebshortin e saj u vendos\u00ebn n\u00eb Sanxhak t\u00eb qytetit t\u00eb La\u00e7it.<\/p>\n<p>Po tregoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kush\u00ebrir\u00eb sepse k\u00ebtu na filloi gjith\u00eb keqkuptimi mua dhe mamas\u00eb sime. Duke qen\u00eb se La\u00e7i ishte af\u00ebr dhe kush\u00ebrira jon\u00eb kishte p\u00ebr burr\u00eb nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, ne shkonim vazhdimisht te kush\u00ebrira jon\u00eb. Edhe bashk\u00ebshorti i saj na dukej sikur t\u00eb ishte i af\u00ebrmi yn\u00eb, kaq shum\u00eb na respektonte. Ata kishin tri vajza t\u00eb vogla. M\u00eb e madhja ishte dhjet\u00eb vje\u00e7e, e dyta ishte shtat\u00eb dhe e treta, dy vje\u00e7e.<\/p>\n<p>Un\u00eb, pasi mbarova studimet, fillova pun\u00eb menj\u00ebher\u00eb dhe fal\u00eb miq\u00ebsive t\u00eb babait, fitova nj\u00eb trajnim dy javor jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb vitin 1994 ishte ngjarje e madhe dhe fat t\u00eb kishe mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb l\u00ebvizje jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Atje bleva dhurata p\u00ebr t\u00eb trija vajzat e vogla sipas porosis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb mamas\u00eb sime dhe sapo u ktheva, shkuam p\u00ebr drek\u00eb t\u00eb vajza e hall\u00ebs q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt, prid\u00ebrit e mi, un\u00eb e v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Kur shkuam, gjet\u00ebm atje nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb n\u00eb fillim mendova se ishte komshie, por vet\u00ebm pas pak minutash, d\u00ebgjova vajzat ta th\u00ebrrisnin hall\u00eb. E kuptova q\u00eb ishte kush\u00ebrira e dh\u00ebndrrit ton\u00eb, sepse ai nuk kishte mot\u00ebr. Vajza e vog\u00ebl, ajo dy vje\u00e7arja i rrinte varur n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb dhe lozte me hall\u00ebn e saj, aq sa edhe un\u00eb e pata zili. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e sinqert\u00eb, halla e vajzave t\u00eb vogla mori vajzat dhe m\u00eb shum\u00eb ndenji nga kuzhina dhe dhoma e gjumit duke lozur sesa n\u00eb tavolin\u00eb me ne. Fol\u00ebm shum\u00eb pak me t\u00eb, por me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb dukej q\u00eb ishte vajz\u00eb m\u00eb brum\u00eb. Sapo kishte mbaruar shkoll\u00ebn e mesme me nota shum\u00eb t\u00eb mira dhe u habita kur m\u00eb tha q\u00eb nuk do ta vazhdonte shkoll\u00ebn e lart\u00eb. Nga burri i vajz\u00ebs s\u00eb hall\u00ebs m\u00ebsuam se ajo e kishte t\u00eb atin t\u00eb paralizuar dhe n\u00eb familje punonte vet\u00ebm mamaja e saj, q\u00eb nuk e p\u00ebrballonte shkoll\u00ebn e saj. P\u00ebr mua e prind\u00ebrit e mi me kaq mbaroi interesimi p\u00ebr t\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vajza e hall\u00ebs na e theksoi se ishte vajz\u00eb shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, jo thjesht kishte dal\u00eb me nota shum\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>E kund\u00ebrta kishte ndodhur me v\u00ebllain tim. Nga mbasditja, pasi pim\u00eb edhe kafe, ne dol\u00ebm q\u00eb t\u00eb ktheheshim p\u00ebr Tiran\u00eb, por ai u ndal e foli me burrin e vajz\u00ebs s\u00eb hall\u00ebs di\u00e7ka prapa. Ne nuk ia vum\u00eb veshin se \u00e7\u2019po thoshin. Muhabete burrash, ata ishin pothuajse moshatar\u00eb. N\u00eb fakt, vet\u00ebm pas dy jav\u00ebsh e mor\u00ebm vesh \u00e7\u2019kishin biseduar.<\/p>\n<p>V\u00ebllai im kishte l\u00ebn\u00eb takim me kush\u00ebrir\u00ebn bukuroshe q\u00eb ne pam\u00eb t\u00eb vajza e hall\u00ebs. Ata ishin takuar p\u00ebr tet\u00eb dit\u00eb rresht n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb Sanxhak, sipas orarit dhe vendit q\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb v\u00ebllai e kush\u00ebriri. Vendimi i k\u00ebtyre takimeve ishte se v\u00ebllai im megjith\u00ebse kishte dymb\u00ebdhjet\u00eb vite diferenc\u00eb me at\u00eb vajz\u00eb dhe ajo nuk kishte mbaruar fakultet, kishte vendosur t\u00eb martohej me t\u00eb. Tamam pas dy jav\u00ebsh, kur mamaja po thoshte q\u00eb t\u00eb ftonim vajz\u00ebn e hall\u00ebs me f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb vinin me ne n\u00eb plazh p\u00ebr pushimet e ver\u00ebs, ai na tha vendimin e tij.<\/p>\n<p>&#8211; Kam takuar dhe kam folur gjer\u00eb e gjat\u00eb me kush\u00ebrir\u00ebn e V. Q\u00eb takuam n\u00eb Sanxhak. Ajo vajz\u00eb m\u00eb p\u00eblqeu sapo e pash\u00eb dhe m\u00eb duket edhe e zgjuar, k\u00ebshtu q\u00eb mendoj se k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb do t\u00eb shkojm\u00eb te sht\u00ebpia e saj dhe do t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb dor\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Po ajo s\u2019ka mbaruar asnj\u00eb shkoll\u00eb, more djal\u00eb, &#8211; u hodh ime m\u00eb e para.<\/p>\n<p>&#8211; E di, ajo ka mbaruar shkoll\u00ebn e mesme shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb duke qen\u00eb e martuar. S\u2019shoh asnj\u00eb gj\u00eb s\u2019shkon k\u00ebtu, &#8211; tha v\u00ebllai.<\/p>\n<p>&#8211; Uuuu, si tha Jovan Bregu, do vazhdosh me \u201ctullat\u201d edhe pes\u00eb vite, sa t\u00eb mbaroj\u00eb ajo shkoll\u00ebn? More djal\u00eb, ti je i rritur tashm\u00eb, s\u2019t\u00eb lejohen k\u00ebto gabime. Pastaj, nga ai qytet fantazm\u00eb ta sjell\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb? E kupton q\u00eb \u00ebsht\u00eb katundare? \u2013 tha mamaja me nj\u00eb mllef e neveri nd\u00ebrkoh\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Edhe ti e babai keni qen\u00eb nga qytete fantazm\u00eb, por keni jetuar p\u00ebr mrekulli n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe ajo do t\u00eb jetoj\u00eb me mua n\u00eb Tiran\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse t\u00eb p\u00eblqen ty apo jo. T\u00eb diel\u00ebn do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj dhe t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e mbrapa ajo do vij\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb me ne, &#8211; tha v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Pas pak, ai i tha babait t\u00eb dilnin p\u00ebr kafe q\u00eb t\u2019i thoshte atij ekzakt\u00ebsisht \u00e7far\u00eb kishte vendosur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk la vend p\u00ebr asnj\u00eb lloj diskutimi. Kur ata u kthyen nga kafja pas tre or\u00ebsh, babai<\/p>\n<p>dukej goxha i qet\u00eb. Ime m\u00eb mendoi se i kishte ndryshuar mendjen dhe po priste baban\u00eb t\u00eb na thoshte se \u00e7far\u00eb kishin biseduar.<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb, q\u00eb ta merrni vesh dhe ju t\u00eb dyja, &#8211; tha babai, &#8211; t\u00eb diel\u00ebn do t\u00eb shkojm\u00eb te sht\u00ebpia e prind\u00ebrve t\u00eb L. Kan\u00eb vendosur q\u00eb do t\u00eb martohen pa ceremoni dasme sepse i ati i saj \u00ebsht\u00eb i paralizuar dhe ata nuk kan\u00eb mund\u00ebsi, por t\u00eb h\u00ebn\u00ebn at\u00eb do ta sjell\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb i v\u00ebllai dhe do t\u00eb martohen n\u00eb gjendjen civile, kurse vajza do t\u00eb vij\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. K\u00ebt\u00eb nj\u00eb muaj koh\u00eb q\u00eb i mbetet, do t\u00eb lexoj\u00eb q\u00eb t\u00eb konkurroj\u00eb p\u00ebr n\u00eb fakultet dhe pas konkursit, t\u00eb shkojn\u00eb plazh apo diku p\u00ebr muaj mjalti. Problemi i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia jon\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl (sepse ne jetonim n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi 1+ 1. Sht\u00ebpin\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb kishim bler\u00eb dy pallate m\u00eb larg, q\u00eb ishte po 1+1 e kishim dh\u00ebn\u00eb me qira).<\/p>\n<p>Mamaja ime filloi t\u00eb qante pa mundur t\u00eb thoshte asnj\u00eb fjal\u00eb, kurse un\u00eb u mbusha me nj\u00eb mllef kund\u00ebr asaj vajze q\u00eb do t\u00eb hynte kaq papritur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Me shum\u00eb debate e kund\u00ebrshtime t\u00eb mamas\u00eb u b\u00ebm\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb diel\u00ebn, dit\u00eb e cila m\u2019u duk se erdhi m\u00eb shpejt se\u00e7 mund t\u00eb vinte n\u00eb kushte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Arrit\u00ebm n\u00eb qytetin e vog\u00ebl, ku na priste burri i vajz\u00ebs s\u00eb hall\u00ebs. Im at\u00eb i foli dhe e p\u00ebrqafoi si gjithmon\u00eb, kurse ime m\u00eb e un\u00eb i kishim varur turinjt\u00eb sikur t\u00eb na e kishte ai fajin. Im v\u00eblla i tha menj\u00ebher\u00eb q\u00eb na kishte z\u00ebn\u00eb makina nga rruga e larg\u00ebt se nuk kishim asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e nuses son\u00eb ishte e vog\u00ebl, por shum\u00eb e bukur. Megjith\u00ebse nuk isha dakord p\u00ebr martes\u00ebn e menj\u00ebhershme t\u00eb v\u00ebllait tim, kur e pash\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb L., u binda q\u00eb ajo ishte jo vet\u00ebm e bukur. I ati, megjith\u00ebse i s\u00ebmur\u00eb dhe nuk l\u00ebvizte fare, ishte burr\u00eb i ditur e i lexuar dhe shum\u00eb i pash\u00ebm. E \u00ebma e saj, nj\u00eb grua e vog\u00ebl me trup, por shum\u00eb e k\u00ebndshme. Ia kaluam shum\u00eb mir\u00eb. Familja e saj ishin parap\u00ebrgatitur si nga L., ashtu edhe nga kush\u00ebriri i tyre.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse ju jeni dakord, ne mund ta marrim vajz\u00ebn qysh sot me vete dhe nes\u00ebr vjen djali juaj p\u00ebr ceremonin\u00eb e celebrimit n\u00eb bashki. Q\u00eb t\u00eb jem i sinqert\u00eb, m\u00eb p\u00eblqen zgjedhja e tim biri, &#8211; tha im at\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po L. nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gati t\u00eb niset, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gati t\u2019ju pres\u00eb, &#8211; tha burri i vajz\u00ebs s\u00eb hall\u00ebs dhe e vendos\u00ebm thjesht q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen rreth or\u00ebs dhjet\u00eb do takoheshin af\u00ebr Stacionit t\u00eb Trenit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, t\u00eb nes\u00ebrmen ajo erdhi me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, u martua me tim v\u00eblla dhe, kur babai, v\u00ebllai e nusja erdh\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi, dreka jon\u00eb ishte si drek\u00eb t\u00eb dyzetash. Edhe sot kur e kujtoj m\u00eb vjen turp. Im v\u00eblla e kaloi me nj\u00eb fjali.<\/p>\n<p>&#8211; Sonte do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe do kthehemi nes\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb ju vazhdoni planet tuaja&#8230;<\/p>\n<p>Ata ik\u00ebn n\u00eb Durr\u00ebs, nat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb martes\u00ebs s\u00eb tyre dhe u kthyen t\u00eb nes\u00ebrmen, im v\u00eblla p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb e nusja p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar. Ajo kishte vendosur t\u00eb konkurronte n\u00eb Inxhinieri, Arkitektur\u00eb e Mjek\u00ebsi dhe p\u00ebr habin\u00eb ton\u00eb, i fitoi t\u00eb tre konkurset. N\u00eb inxhinieri ishte e para n\u00eb list\u00eb p\u00ebr nga pik\u00ebt, tek arkitektura e dyta dhe te fakulteti i mjek\u00ebsis\u00eb, emri i saj ishte i gjashti. Ajo zgjodhi Arkitektur\u00ebn. Por, p\u00ebr time m\u00eb ajo ishte s\u00ebrish delja e zez\u00eb. Ishte njeriu m\u00eb i pafjal\u00eb q\u00eb kisha par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. B\u00ebnte pun\u00ebt q\u00eb i thoshte mamaja, lexonte gjith\u00eb koh\u00ebn tjet\u00ebr, shum\u00eb rrall\u00eb dhe me shum\u00eb turp ulej pran\u00eb v\u00ebllait t\u00eb shihte ndonj\u00eb film n\u00eb dark\u00eb. Por kjo nuk na mjaftoi mua e mamas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb po atij viti, kolegia e zyr\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait martohej dhe ishin t\u00eb ftuar t\u00eb dy. E dija q\u00eb do t\u00eb shkonte n\u00eb dasm\u00eb dhe nuk e pyeta asnj\u00eb dit\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb vishte as asnj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. V\u00ebllai m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb ta \u00e7oja te parukierja ime dhe i thash\u00eb q\u00eb ajo ishte e z\u00ebn\u00eb dhe nuk kishte orar t\u00eb lir\u00eb. Nusj, me shum\u00eb qet\u00ebsi tha se do t\u00eb rregullohej vet\u00eb. E pash\u00eb q\u00eb u skuq, por e mbajti veten e nuk foli. Im v\u00eblla e kuptoi q\u00eb nuk doja dhe kaq. T\u00eb shtun\u00ebn, kur do t\u00eb niseshin p\u00ebr n\u00eb dasm\u00eb, dola n\u00eb korridor ta shihja me iden\u00eb p\u00ebr t\u2019u tallur me t\u00eb, por mbeta pa mendje kur e pash\u00eb. Kishte veshur nj\u00eb fustan t\u00eb ngusht\u00eb, pasi ajo ishte shum\u00eb elegante, n\u00eb bel kishte ca lulka me gjith\u00eb ngjyrat ku mbizot\u00ebronte ngjyra gurkali, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr ishte i bardh\u00eb. Kishte v\u00ebn\u00eb vath\u00eb t\u00eb veck\u00ebl fare gurkali, k\u00ebpuc\u00ebt n\u00eb po at\u00eb ngjyr\u00eb dhe flok\u00ebt lidhur g\u00ebrshet, model q\u00eb s\u2019e kisha par\u00eb askund. Ishte absolutisht e bukur. Im v\u00eblla e p\u00ebrqafoi dhe i puthi kok\u00ebn menj\u00ebher\u00eb kur e pa. N\u00eb dasm\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes sepse t\u00eb gjith\u00eb donin ta njihnin dhe ve\u00e7 k\u00ebsaj, dukej shum\u00eb bukur dhe im v\u00eblla tha q\u00eb k\u00ebrcente si balerin\u00eb. Edhe ai vet\u00eb kishte shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk i dinte p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ajo dasm\u00eb, inati ndaj saj m\u2019u rrit m\u00eb shum\u00eb. Ne flinim t\u00eb tre n\u00eb kuzhin\u00eb, ajo n\u00eb aneks e un\u00eb e im v\u00eblla n\u00ebp\u00ebr divane si m\u00eb p\u00ebrpara. M\u00eb von\u00eb m\u00ebsova nga ime m\u00eb q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00eb shoqe se v\u00ebllai shkonte shpesh me t\u00eb shoqen n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb periferi. E kuptoj, ata nuk kishin nj\u00eb dhom\u00eb gjumi&#8230;<\/p>\n<p>Ajo filloi fakultetin, lexonte shum\u00eb, kurse mbasditeve dilnin me v\u00ebllain. N\u00eb fakt n\u00eb sht\u00ebpi nuk ndihej fare e s\u2019e kuptoj pse ne e mor\u00ebm aq inat. Un\u00eb e ime m\u00eb \u00e7\u2019nuk b\u00ebnim q\u00eb t\u2019ia nxinim sa m\u00eb shum\u00eb dit\u00ebt nuses. Ishte fillim dhjetori kur mamaja tha gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Si nuk e shtyp makina n\u00eb rrug\u00eb budallaqen, po xhan\u00ebm, nuk bie rrufeja n\u00eb hale!<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb thua moj, je edhe n\u00ebn\u00eb vet\u00eb?! Si mund t\u2019i urosh vdekjen nj\u00eb tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7areje? \u2013 tha babai dhe mendova se do plaste grushti kur d\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb krejt pa jet\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit p\u00ebr urimin. Do ta kem parasysh q\u00eb t\u00eb kem m\u00eb shum\u00eb kujdes kur kaloj rrug\u00ebn. S\u2019ka problem&#8230; &#8211; iu kthye nusja babait. Im v\u00eblla e mori e dol\u00ebn p\u00ebr kafe. Kur u kthyen, e pash\u00eb q\u00eb ajo kishte qar\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Qiraxhinjt\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb tjet\u00ebr kan\u00eb dal\u00eb sot nga sht\u00ebpia, &#8211; tha im v\u00eblla, &#8211; dhe ne do t\u00eb shp\u00ebrngulemi atje qysh nes\u00ebr. Edhe sonte, b\u00ebni si t\u00eb b\u00ebni dhe na duroni.<\/p>\n<p>Kaq mjaftoi dhe as \u201cnat\u00ebn e mir\u00eb\u201d dhe as \u201cmir\u00ebm\u00ebngjes\u201d nuk arrit\u00ebm t\u2019i thonim nj\u00ebri-tjetrit nga situata e drek\u00ebs. T\u00eb nes\u00ebrmen ata mor\u00ebn rrobat dhe shkuan n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Im v\u00eblla kishte rrog\u00eb t\u00eb mir\u00eb, miq\u00ebsi gjithandej dhe kishte patur mund\u00ebsi t\u00eb linte para m\u00ebnjan\u00eb. Ata kishin bler\u00eb gj\u00ebrat kryesore t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe pas tri jav\u00ebsh q\u00eb kishin hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e re, kur erdhi Viti i Ri, na ftuan p\u00ebr fest\u00eb. E si mund t\u00eb shkonim ne? Babai k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb s\u2019kishte kuptim t\u00eb mos shkonim dhe n\u00eb fakt, kishte t\u00eb drejt\u00eb. M\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb mobilimi e \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishin bler\u00eb. Gatimin nusja e kishte b\u00ebr\u00eb perfekt. Mund t\u00eb them me plot goj\u00ebn q\u00eb ishte festa m\u00eb e bukur q\u00eb kam kaluar sepse nusja, ose e kishte kaluar inatin me ne, ose arrinte t\u00eb p\u00ebrmbahej shum\u00eb mir\u00eb, s\u2019e kuptova. Qesh\u00ebm e u k\u00ebnaq\u00ebm, biseduam pothuasje gjith\u00eb nat\u00ebn dhe vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebngjes u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, se sigurisht, nuk kishin rroba fjetjeje rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>Nusja q\u00eb aq shum\u00eb e urryem n\u00eb fillim un\u00eb e mamaja ime, mbaroi fakultetin me not\u00ebn mesatare tet\u00eb. Ishte nd\u00ebr studentet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pedagog\u00ebt e mbanin mend si vajza m\u00eb serioze dhe e zgjuar.<\/p>\n<p>Pas shkoll\u00ebs, filloi pun\u00eb e na lumturoi edhe me f\u00ebmij\u00eb. Ime m\u00eb rriti nipin t\u00eb parin e pastaj edhe dy mbesat dhe vazhdon t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb falje nuses p\u00ebr muajt e par\u00eb t\u00eb saj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Kur u martova un\u00eb, ajo p\u00ebrballoi t\u00eb gjitha pun\u00ebt e dasm\u00ebs dhe jo vet\u00ebm nuk u ankua, por gjith\u00e7ka e b\u00ebri perfekt. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kishte gusto. Dhe gustoja nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendin prej nga vjen apo me shkollim, por me d\u00ebshir\u00ebn. Si p\u00ebrfundim, e dua nusen e v\u00ebllait si motr\u00ebn time q\u00eb s\u2019e pata kurr\u00eb.<\/p>\n<p>H.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazetes \u201cIntervista\u201d! Po e shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr sepse edhe sot pas pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitesh ndihem fajtore p\u00ebr \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb dhe mamaja ime, kund\u00ebr nuses s\u00eb v\u00ebllait. Kam lindur dhe jam rritur n\u00eb Tiran\u00eb. Babai im ka punuar gjith\u00eb jet\u00ebn inxhinier dhe mamaja ime ka qen\u00eb ekonomiste. Babi dhe mami im [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-9851","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9851"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9851\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}